AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

UEFA bombardohet me peticione nga shqiptarët

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një numër i madh peticionesh, njëri prej të cilëve ka marrë dhjetëramijëra firma, i kërkon UEFA-s të hetojë dhe dënojë thirrjet antishqiptare dhe dhunën e tifozëve serbë gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Peticioni ne Change.org
Peticioni ne Change.org

Shqiptarët nuk duken shumë të lumtur me mënyrën se si Bashkimi i Federatave Europiane të Futbollit, UEFA, po trajton incidentet gjatë ndeshjes Serbi  – Shqipëri të luajtur më 14 tetor në Beograd dhe që u ndërpre në minutën e 41 pas një sherri masiv në fushë.

UEFA njoftoi një ditë pas ndeshjes se do të hetojë Federatën e Futbollit të Serbisë për hedhjen e fishekzjarrëve dhe raketave, shqetësime nga turma, pushtim fushe nga tifozët, organizim të dobët dhe përdorim të dritave lazer, të dënueshme nga neni 16, pikat 2c dhe c, 2h, 2a dhe 2d.

Por disa peticione të krijuara në internet nga shqiptarët duket se e konsiderojnë këtë hetim të njëanshëm dhe të dëmshëm për skuadrën shqiptare, duke shprehur zemërim nga ajo që e konsiderojnë, si numër i vogël akuzash ndaj federatës serbe si dhe ndaj asaj që e konsiderojnë si mbyllje sysh nga UEFA ndaj gjuhës së urrejtjes së treguar nga tifozët serbë gjatë ndeshjes.

Për të shprehur zemërimin e tyre shqiptarët i kanë shënjestruar zyrtarët e UEFA-s me disa peticione në internet. Peticioni i parë u hap në avaz.org mbrëmjen e 15 tetorit dhe mori 120 mijë firma deri në mesditën e 17 tetorit. Autori i peticionit kërkon nga UEFA të hetojë Serbinë për racizëm dhe dhunë bazuar në nenet 13 dhe 15 të Rregulloreve të Disiplinës. “Vrit, ther, deri sa Šiptari të mos ekzistojë” të kënduara nga tifozët serbë gjatë ndeshjes përbëjnë dhunim të neneve 14 dhe 15 të rregulloreve dhe si të tilla, duhet të hetohen dhe, nëse gjenden të vërteta, të dënohen, shkruhet në peticion.

Një peticion tjetër i hapur në change.org elaboron shumë më gjerësisht këtë temë.

“Në dritën e Nenit 14, propaganda racore dhe gjuha e urrejtjes në Stadiumin Partizani të Beogradit ngarkon me përgjegjësi palën organizatore,” thuhet në këtë peticion.

“Përgjatë 42 minutave që vijoi ndeshja, prova të shumta audiovizuale konfirmojnë praninë e: a) korreve të rënda dhe banesave të shumta që artikulojnë gjuhë urrejtjeje dhe slogane racore, (të tilla si “Vrit, vrit shqiptarët”, “Kosova është Serbi”, “Vrit në mënyrë që ata të mos ekzistojnë” “Vrit shqiptarët, në mënyrë që kroatët të  mos kenë më vëllezër”, etj.), përfshirë këngë të ndihmuara nga orkestër apo korre të llojit ultranacionalist,” vijon më tej peticioni.

Pyetur nga BIRN përmes emailit mbi peticionet, zyra e UEFA-s tha se nuk mund të komentojë mbi to për shkak se investigimi i tyre është duke u kryer.

UEFA është vënë nën kritika nga një pjesë e medias sportive në shumë vende të botës. Marissa Payne, blogere në Washington Post, argumentoi se UEFA është përgjegjëse për incidentin, pasi ajo më herët ka ndryshuar hedhjen e shortit për fazën parakualifikuese së paku në një rast, për të shmangur ndeshjet me potencial për dhunë politike mes Spanjës dhe Gjibralltarit, por nuk mori të njëjtën masë për të shmangur një përplasje të tillë mes Serbisë dhe Shqipërisë. Marco Gargini i Toscana News në Itali,  argumenton se kreu i UEFA-s Michel Platini duhet të japë dorëheqjen dhe se hetimi i UEFA-s është dukshëm i njëanshëm. “Lidhja e asaj që ndodhi vetëm me dronin me banderolë jo vetëm që është absolutisht e gabuar, por mbi të gjitha është sinonim i disinformacionit,” komentoi Gargini.

UEFA pritet të marrë vendimin e saj mbi fatin e ndeshjes dhe do të përcaktojë përgjegjësitë për secilën nga palët e përfshira në incident në datën 23. Ndërkohë, shqiptarët duket se janë të vendosur të rrisin sulmin me peticione mbi UEFA-n. “Sapo i bëra tag Blatterit në Twitter,” komentoi një shqiptar në Facebook ndërsa postonte peticionin e radhës.

Etiketa: BeogradBIRNDhunëFacebookGjuha e urrejtjesHetimItaliKosovaMASPartizanipeticionPeticioniPropagandapushtimSerbiSHshqipShqipërishqiptareTwitterUEFA
Tjetri
OSHEE akuzohet se manipuloi tenderët e energjisë

OSHEE akuzohet se manipuloi tenderët e energjisë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.