AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Zogaj, fshati i peshkatarëve që shpreson të ringjallet

Simo GacesangaSimo Gacesa
12 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fshati Zogaj | Foto nga : Bledi Hoti

Dikur një qendër e turizmit natyror mbi bregun shkëmbor të liqenit të Shkodrës, Zogaj është sot një fshat i harruar peshkatarësh që pret investime për rehabilitimin e natyrës

Fshati Zogaj | Foto nga : Bledi Hoti
Fshati Zogaj | Foto nga : Bledi Hoti

Fshati i Zogajt, një fshat peshkatarësh rrëzë malit të Taraboshit në kufi me Malin e Zi, qe një qendër turistike elitare që nga shekulli i Nëntëmbëdhjetë. Zona qe veçanërisht tërheqëse për natyrën e qetë dhe të bukur me shumë zogj. Vendësit besojnë se zona ka veti kurative. Fatmiri, një shkodran bashkudhëtar me ne, thotë me krenari se në të shkuarën, një mjek i thoshte pacientëve: mos hajdeni te unë për sëmundje pulmonare, shkoni në Zogaj!

Brigjet e liqenit të Shkodrës në këtë pikë bëhen shkëmbore dhe të thepisura, uji është i thellë dhe i pastër, gjë që e bën Zogajn një vend të përshtatshëm për plazh. Natyra përreth është përplot me pata të buta, peshq të llojeve të ndryshme dhe shpendë të egër, produkte që janë bërë prej kohësh simbole gastronomike të zonës.

Në vitet 1930 mbreti Ahmet Zogu ndërtoi një vilë rezidenciale të stërmadhe për veten dhe familjen e tij ndërsa gjatë kohës së Komunizmit, fshati qe një zonë e ndaluar ku njerëzit kontrolloheshin imtësisht kur e vizitonin. Vila u kthye në një kamp pushimi dhe iu shtuan disa kioska por në përgjithësi, fshati u zhduk nga harta e vendeve turistike të Shqipërisë. Mbi të vetmen urë të Bunës në kohën e Komunizmit një postbllok policie kontrollonte kërcënueshëm letërnjoftimet e kalimtarëve nën dyshimin se mos mes tyre gjendej ndonjë që synonte të kapërcente ilegalisht kufirin.

Në Shqipërinë komuniste kapërcimi i kufirit konsiderohej tradhti ndaj atdheut e dënueshme me shumë vite burg. Shumë shpesh, ata që e tentonin arratisjen përfundonin të vrarë.

Pavarësisht kësaj, Zogaj dhe Shiroka, përkatësisht 10 dhe 6 kilometra larg Shkodrës, qenë brenda distancës së rrugës për përdoruesit e biçikletave dhe rrjedhimisht, shumë shkodranë shkonin atje për plazh njëditor apo për një drekë.

Pas viteve ’90, kontrolli i rreptë i kufirit u hoq, ish kampi i punëtorëve u braktis dhe u rrënua ndërsa pjesa e vilës së ish mbretit iu rikthye trashëgimtarit të tij, Princit Leka nën pronësi. Të dy fshatrat, Shiroka dhe Zogaj u populluan nga njerëz të varfër që zbritën nga zonat e thella malore. Ndërtimet pa leje të dy dekadave të fundit e kanë dëmtuar panoramën, por fshati vijon të ruajë një numër ndërtesash prej guri me shkallë të gjera.

Një mol i vogël mbi liqen shërben edhe si shëtitore dhe si trampolinë.

Ndërtimet e reja ndërkohë kanë patur tendencën të pushtojnë bregun e liqenit. Një pjesë e ndërtimeve pa leje përbëjnë rrezik jo vetëm për mjedisin por edhe për vetë banorët, të cilët duket se nuk e kanë marrë parasysh ndryshimin e nivelit të liqenit të Shkodrës dhe shumë shpesh përmbyten.

Pushuesit janë të paktë dhe çmimet janë shumë më të lira se sa në zona të tjera turistike.

Shërbimet janë të dobëta. Një rrugë e ngushtë njëkalimëshe duket se ka mbetur me të njëjtin standard siç ka qenë kur u ndërtua për herë të parë në vitet ’30.

Kola, banor i kësaj zone, thotë se po të kërkosh shtëpi pushimi mund t’i gjesh. “Për 15 ditë mund të paguani 200 mijë lekë (të vjetra)”, thotë Kola, i cili është i vetëpunësuar si peshkatar. “Këtë sezon gushti janë të pakët në numër. Por ka njerëz që vijnë nga Durrësi, Tirana”, thotë 45 vjeçari Kola ndërsa pin rëndë duhan me të dredhur. Pastaj shprehet i pakënaqur për mungesën e investimeve publike në infrastrukturë. “Zogaj asht lanë në harresë”, thotë ai.

Bashkia e Shkodrës thotë ndërkohë se ka filluar zbatimin e një projekti që synon të zgjerojë rrugën ekzistuese dhe pajisjen e saj me trotuare për këmbësorët dhe biçikletat. Por punimet në terren duket se po ecin ngadalë. Një projekt tjetër synon të rehabilitojë tre plazhe, por nuk është tenderuar ende.

Ndërkohë, ana shqiptare e Liqenit të Shkodrës krijon një kontrast të dukshëm me anën malazeze, ku e gjithë zona është rezervat natyror, ndërtimet pa leje nuk ekzistojnë dhe ku nxitet turizmi i natyrës, veçanërisht vrojtimi i zogjve.

Zyrtarisht Liqeni i Shkodrës është zonë e mbrojtur edhe në Shqipëri, por në praktikë, kjo nuk duket. Disa projekte të financuara nga ndërkombëtarët kanë synuar të zgjidhin një pjesë të problemeve, përfshirë ndërtimin e impianteve të përpunimit për ujërat e zeza për dy fshatrat. Nevila Bushati një studiuese dhe profesore e Universitetit të Shkodrës, vëren se pyllëzimi gradual i bregut të liqenit si dhe ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza mund të përmirësojë ndjeshëm ekosistemin e liqenit të Shkodrës.

Por ndërkohë, deri sa investimet të vijnë dhe zona të rehabilitohet, Zogaj do të vijojë të mbetet një fshat i varfër peshkatarësh në një cep të Shqipërisë.

Etiketa: Ahmet ZoguBanorëBashkiaBurgduhanHotiIMTinvestimekampKontrolliKrijonKufiliraMjekpaktplazhPunëPunëtorPunëtorërezervat natyrorrrezikSHShpresONshqipShqipërishqiptareTiranaTurizmiUjërat e zezazogj
Tjetri
Serbia i shtron tapetin e kuq Putinit

Serbia i shtron tapetin e kuq Putinit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.