Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor !

Shtyhet vizita e kryeministrit Edi Rama në Serbi

BIRNNgaBIRN
16:53 | 19/10/2014
Në Artikull kryesor !, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Shtyhet vizita e kryeministrit Edi Rama në Serbi

Kryeministri, Edi Rama dhe sekretari i pergjithshem i FSHF, Ilir Shulku, gjate ceremonise se inagurimit te stadiumit, Elbasan Arena, ne qytetin e Elbasanit. | Foto nga : Franc Zhurda/LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e shtypit e këshillit të ministrave ka njoftuar se vizita e kryeministrit Edi Rama në Serbi është shtyrë për në 10 nëntor pas incidenteve të dhunshme në ndeshjen kualifikuese të EURO 2016 midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Kryeministri, Edi Rama dhe sekretari i pergjithshem i FSHF, Ilir Shulku, gjate ceremonise se inagurimit te stadiumit, Elbasan Arena, ne qytetin e Elbasanit. | Foto nga : Franc Zhurda/LSA
Kryeministri, Edi Rama dhe sekretari i pergjithshem i FSHF, Ilir Shulku, gjate ceremonise se inagurimit te stadiumit, Elbasan Arena, ne qytetin e Elbasanit. | Foto nga : Franc Zhurda/LSA

Vendimi për shtyrjen e vizitës që ishte planifikuar për më shumë se një vit u morr pas një bisedë telefonike të Ramës me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasditen e së dielës.

“Mes dy kryeministrave mbeten mosmarrëveshje të qarta lidhur me gjithë sa ndodhi, por ata ranë dakord që nuk duhet dhe nuk do ta humbin mundësinë për t’u takuar e për të punuar së bashku në funksion të stabilitetit rajonal, si edhe për të çelur një faqe të re në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve,” thotë njoftimi.

“Prandaj, ata u morën vesh që të vazhdojnë dialogun e rëndësishëm që kanë nisur, si edhe për të siguruar që procesi i filluar në Berlin në 28 gusht, të shkojë përpara përmes punës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të tyre, rajonit dhe Europës si e tërë,” ai shtoi.

Të dy kryeministrat ranë dakord që takimi i planifikuar midis tyre të mbahet në Beograd më 10 nëntor.

Skenat kaotike në ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre, krijuan një prolog të pakëndshëm për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd.

Pasi një dron fluturoi mbi stadium duke mbajtur një hartë të Shqipërisë së Madhe, përleshjet filluan në fushë dhe disa prej lojtarëve shqiptarë u sulmuan nga tifozët serbë që zbritën në fushë.

Ndeshja e parë e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë u ndërpre në minutën e 41. Rezultati qe barazim zero me zero në këtë kohë.

UEFA tha se komisioni i saj i disiplinës do të vendosë më 23 tetor nëse do të duhet të ndëshkojë skuadrat.

Asnjë kryeministër shqiptar nuk e ka vizituan Beogradin që nga viti 1946, pak pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë qenë tradicionalisht të varfra. Kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane më 1912, Serbia – e cila kërkonte akses direkt në detin Adriatik – luftoi që të sigurohej që Shqipëria të kishte sa më pak territor që të qe e mundur.

Me mbështetjen e Rusisë, ajo mori të gjithë ish provincën osmane të Kosovës, të cilën shqiptarët e deshën për ta përfshirë në vendin e tyre të ri, për shkak se shumica e popullsisë qe shqiptare.

Fati i Kosovës ka qenë burim i mosmarrëveshjeve të thella mes dy kombeve që nga ajo kohë. Edhe sot, shumë serbë mbeten thellësisht të trishtuar për humbjen e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Tjetri
Rumania çohet në gjykatë për pellgun e mbetjeve toksike

Rumania çohet në gjykatë për pellgun e mbetjeve toksike

Më të lexuarat

Shtyhet vizita e kryeministrit Edi Rama në Serbi

Shtyhet vizita e kryeministrit Edi Rama në Serbi

16:53 | 19/10/2014
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Qeveria e shet falë tokën në bregdet për hotelet e ‘oligarkëve’

14:44 | 10/08/2022
Manipulimet moderne të historisë dhe vazhdimësia e tyre ende sot: dy raste nga Durrësi

Manipulimet moderne të historisë dhe vazhdimësia e tyre ende sot: dy raste nga Durrësi

19:43 | 11/08/2022
KPA pranon provat e Fatri Islamajt dhe mbyll hetimin gjyqësor

KPA u nda në tre qëndrime për gjyqtarin Fatri Islamaj

17:21 | 13/08/2022

Qeveria fshehu për dy vjet zgjatjen e afatit për rrugën e Arbrit

18:43 | 11/08/2022
Konkluzionet e KPK për profesionalizmin e Elona Alvorës ankimohen në Kolegj

Konkluzionet e KPK për profesionalizmin e Elona Alvorës ankimohen në Kolegj

14:51 | 10/08/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.