AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Çfarë pa Goran Miletic atë ditë në stadium…

Kristi PinderingaKristi Pinderi
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Intervista, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Goran Miletic

Intervistë me aktivistin serb për të drejtat e njeriut për nivelin e urrejtjes ndaj shqiptarëve në shoqërinë serbe si dhe për përgjegjësinë e medias dhe të shoqërisë civile

Goran Miletic
Goran Miletic

Njerëzit në të dyja anët duket se shikojnë gjëra të ndryshme nga një ngjarje e vetme: Cfarë ndodhi në stadiumin e Beogradit? Këtë pyetje i bën “Historia Ime” aktivistit serb për të drejtat e njeriut dhe Drejtor i Programeve për Ballkanin Perëndimor pranë Civil Rights Defenders, Goran Miletic.

 

HI: Njerëzit në të dyja anët duket se shikojnë gjëra të ndryshme nga një ngjarje e vetme: Cfarë ndodhi sipas jush në stadiumin e Beogradit?

G.M.: Mendoj se është një incident tipik ballkanas me interpretime të shumta nga secila palë. Aq sa mund të shikoj, është e vështirë që të dyja palët të pranojnë disa fakte. Së pari, kishte thirrje nga huliganët serbë “vritini, vritini shqiptarët” (ata përdorin në fakt fjalën “shiptar” që është absolutisht e papranueshme në gjuhën serbe). Thirrje të tjera të ngjashme u përdorën nga të njëjtët huliganë. Pas kësaj, droni me hartën e “Shqipërisë së Madhe” u shfaq në ajër, futbollistët serbë u përpoqën ta largojnë dhe pas kësaj huliganë serbë hynë në fushë, e ndjekur kjo nga përplasja mes disa lojtarëve në të dyja anët e fushës. Kur lojtarët shqiptarë nisën të largohen nga fusha ata nuk u mbrojtën sicc duhet nga oficerët e policisë. Nga ana tjetër duhet të kuptojmë se harta e Shqipërisë së Madhe është gjithashtu ofensive për disa njerëz.

HI: Asnjëra prej qeverive nuk ka kërkuar ndjesë për asgjë. Secila beson se nuk ka arsye për të kërkuar ndjesë. Pati edhe pikëpyetje nëse do realizohej ose jo një vizitë e parashikuar e Ramës në Beograd. Në c’drejtim po shkojnë sipas jush marrëdhëniet mes dy vendeve?

G.M: Vizita do të ndodhë dhe të dy kryeministrat do të bëjnë më të mirën e tyre për shkak të BE-së. Megjithatë të dy kryeministrat duhet të dënojnë fort cdo akt intolerance, nacionalizmi dhe cdo akt të ngjashëm. Deri tani nuk e kam dëgjuar dicka të tillë. Cdo gjuhë urrejtje nga të dyja palët duhet dënuar pa asnjë dyshim.

45 përqind nuk janë të kënaqur po t’i kenë shqiptarët fqinj, 50 përqind e serbëve nuk do të donin të kishin shefa të tyre shqiptarët, ndërsa 70 përqind e serbëve nuk do donin që të martoheshin me shqiptarë. Kjo është dicka shumë serioze

GORAN-MILETIC2222HI: Serbët, a i urrejnë vërtet shqiptarët?

G.M.: Distanca etnike kundrejt shqiptarëve në shoqërinë serbe është ende shumë e lartë dhe qeveria nuk po bën thuajse asgjë për ta ulur këtë. Sipas kërkimeve të bëra tre vjet më parë, rreth 40 përqind e qytetarëve serbë nuk janë të lumtur po të kenë shqiptarë si qytetarë të Serbisë, 45 përqind nuk janë të kënaqur po t’i kenë shqiptarët fqinj, 50 përqind e serbëve nuk do të donin të kishin shefa të tyre shqiptarët, ndërsa 70 përqind e serbëve nuk do donin që të martoheshin me shqiptarë. Kjo është dicka shumë serioze dhe shoqëria civile po përpiqet shumë ta luftojë këtë mungesë tolerance. Këto rezultate janë pasoja të diktaturës së Milloshevicit dhe propagandës së fortë gjatë këtyre 25 vjetëve.

HI: Ka një përqindje të madhe të njerëzve qoftë në Serbi qoftë në Shqipëri që nuk janë Ok me këtë atmosferë urrejtje, por duket se ata nuk janë as të dukshëm as të zëshëm. Cila mund të jetë një mënyrë për t’u dhënë atyre zë? A mund të ndodhë që të jenë shumica në fakt?

G.M: Duhet të gjejmë patjetër hapësirë për këto zëra. Për fat të keq minoranca agresive me qëllime të këqija është gjithmonë më e zëshme se pjesa tjetër e popullsisë. Celësi për përmirësime është ndoshta te media dhe te shoqëria civile. Ne duhet të shpjegojmë dhe të jemi këmbëngulës të, kurse media duhet të mbulojë pikërisht këto zëra dhe jo gjuhën e urrejtjes. Por nuk jam shumë i sigurt nëse media në Ballkan e kupton sic duhet përgjegjësinë që kanë në lidhje me këtë apo cështje të tjera të të drejtave të njeriut.

Burimi: Historia Ime

Etiketa: BallkanBEBeogradCELCivil Rights DefendersFushaGjuhë urrejtjeMediaNacionalizmipasojaQeveriaSerbiSHshqipShqipërivizita
Tjetri
Në 2015 të gjithë televizionet me pagesë

Nacionalizmi mbyt pa sportivitet zërat e moderuar në median shqiptare

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.