AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

11 pika mbi vendimin e UEFA -s

XhabyningaXhabyni
12 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
5
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i UEFA, Michel Platini, fotografuar më 29 gusht 2014 në Monako. (AP Photo/Claude Paris)

Përtej padrejtësisë së kryer nga UEFA ndaj shqiptarëve, është koha të shohim edhe defektet që lehtësuan në një farë mënyre kryerjen e kësaj padrejtësie

  1. Presidenti i UEFA, Michel Platini, fotografuar më 29 gusht 2014 në Monako. (AP Photo/Claude Paris)
    Presidenti i UEFA, Michel Platini, fotografuar më 29 gusht 2014 në Monako. (AP Photo/Claude Paris)

    Në këndvështrimin tim personal, vendimi i UEFA-s ishte tërësisht i padrejtë për atë që ndodhi ditën e ndeshjes Serbi vs Shqipëri. Akoma më saktësisht, vendimi i saj qe një vendim tërësisht politik (jo në funksion të drejtësisë të asaj që ndodhi aty brenda) e që për rrjedhojë mund të sjellë një valë më të madhe nacionalizmi dhe urrejtje mes Shqiptarëve dhe Serbëve. Por, për hir të së vërtetës edhe Federata jonë (jo vetëm ajo) ka pjesën e saj të përgjegjësisë në vendimin që mori UEFA.

  2. Gjatë një ndeshje futbolli autoriteti suprem në fushë është gjygjtari dhe delegati i UEFA-s apo FIFA-s. Pikërisht këto funksionarë janë syri, dora dhe veshi i UEFA-s në një ndeshje, natyrisht që ka dhe forma të tjera për të vërtetuar kërkesat e njërës apo tjetrës palë. Kështu, gjygjtari ka një protokoll të cilin e plotëson dhe në fund ia jep dy kapitenëve për ta firmosur, më pas një kopje të secilit protokoll ia jep skuadrave.
  3. Gjithashtu edhe delegati ka një relacion të tijin, i cili shërben si një sy apo vesh i UEFA-s apo FIFA-s, edhe ky ka mundësinë që të shkruajë dhe të plotësojë një relacion të tijin. Tërësisht të pavarur nga ajo që plotësohet nga gjygjtarët.
  4. Me sa duket kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Cana, ka firmosur relacionin e gjygjtarit që flet për diçka tjetër nga ajo që kanë pretenduar deri më tani lojtarët e kombëtares. Kështu, nëse gjygjtari (sipas lojtarëve tonë) ka pyetur Canën “A mund ta luani ndeshjen?” e ky i fundit i ka thënë që “Nuk mundet ta luajnë ndeshjen”, ai nuk e ka shprehur këtë në protokollin e ndeshjes. Mirëpo, kapiteni i ekipit ka firmosur tek ky relacion pa e kundërshtuar këtë të fundit.
  5. Sipas asaj që morëm vesh vetëm disa ditë përpara dorëzimit të dosjes, gjygjtari këtë bisedë verbale me lojtarët tonë nuk e ka hedhur në relacion. Kjo me pak fjalë do të thotë që ajo bisedë nuk ka asnjë vlerë përderisa kapiteni jonë ka firmosur relacionin e gjygjtari që flet se “Ekipi i Shqipërisë NUK u kthye në fushë”. Natyrisht që ka shumë pika për t’u diskutuar, ndoshta UEFA merr një masë ndëshkimore për arbitrin që nuk u fut asnjëherë në fushë për të shënuar rifillimin e ndeshjes e kështu me radhë, por këto nuk i shërbejnë edhe aq kauzës së kombëtares.
  6. Nga ana tjetër, asnjë nga delegatët e FSHF, asnjë nga lojtarët e kombëtares apo stafi teknik nuk iu ankua qoftë edhe një herë personave përgjegjës (pra gjygjtar, delegat etj.) për korret raciste. Përse duhet ta bënin? Arsye është e thjeshtë, sepse delegati dhe gjygjtari nëse një lojtar raporton diçka duhet medoemos ta raportojë këtë të fundit tek relacioni i tij.
  7. E nëse këto të fundit nuk e paraqesin në relacionin e tyre, ekipit përkatës i lind e drejta për të replikuar e për të bashkangjitur me një material shtesë gjithçka sa ka ndodhur dhe gjygjtari apo delegati nuk e kanë shënuar.
  8. E gjitha kjo, juridikisht ka një vlerë të madhe. Duke qenë se UEFA e nisi hetimin pikërisht pas asaj që ka pasur në realcionet e gjygjtarëve, ku fare qartë asnjë nga ato nuk kishin shënuar asnjë fjalë për racizmin, po kështu nuk kishim asnjë çështje të shtuar nga pala jonë për racizmin…me pak fjalë ia kishim lënë “burokracisë” dhe “dashamirësisë” së një anglezi të gjithën këtë.
  9. E në këtë mes, UEFA, gjykoi ashtu siç ia kishte ajo ënda, pa pasur fakte të kopsitura dhe radhitura mirë nga ana e palës sonë. Ndërkohë që ajo serbe natyrisht që shpresonte të fitonte këtë gjygj, jo sepse mendonte se kishte të drejtë…por sepse i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë këtë.
  10. Kjo që ndodhi, duhet të na mësojë së pari që çështje të tilla nuk duhen trajtuar me një eksitim nacionalist. Po kështu impresionuese qe mënyra se si Kryetari i Federatës doli në mediat e vendit duke i rënë gjoksit me dorë (me këtë rast fitoi edhe disa tituj si qytetar nderi) e duke pohuar se do t’ia dilte….por që me sa duket e la gomari në baltë.
  11. E së fundi, një mesazh për të gjithë ato politikanë që morën hov nga një pëlhurë që askush nuk e di kush e lëshoi e kush e bëri por që të gjithë u endën ta quanin simbol kombëtar, kur në fakt qe një hartë që nuk kishte të bënte as me Shqipëri Etnike (që nuk është simbol kombëtar) e as me ndonjë gjë të ngjashëm me simbolet kombëtare.
Etiketa: FIFAFSHFMASNacionalizmiSerbiSHshqipShqipëriUEFAVendimVendimi
Tjetri
Studentët ngrihen në protestë kundër tarifave në arsimin e lartë

Studentët ngrihen në protestë kundër tarifave në arsimin e lartë

Komente 5

  1. futjajashte says:
    12 years më parë

    Ja ke fut kot plako, bile me vonese. 1oo
    Shqiptaret shkuan aty per futboll dhe pa pat mendjen per protokoll .

  2. Maksim Daiu says:
    12 years më parë

    Oooo me ne fund filluam te arsyetojme me mendje te kthjellet,shpresoj qe te gjithe te lexojne kete artikull dhe mos ndikohen nga ndjenja euforike

  3. Ardi Tr says:
    12 years më parë

    Delegati i UEFA-s i ka propozuar ekipit tone qe te zbrazet stadiumi dhe te rifilloje ndeshja gje qe eshte refuzuar nga ana jone.Me pas ka ardhur nje propozim i dyte nga i deleguari, qe ndeshja te zhvillohej te nesermen pa spektatore, e cila serish eshte refuzuar nga pala jone.Tani ta mbajne ne sume se beteje juridike nuk fitojne me, madje rrezik mos e merr Serbia 3-shin fare sepse edhe ata po apelojne.Duka e dinte me kohe qe vendimi i UEFAs nuk do ishte i favorshem per Shqiperine per arsyet qe permenda me siper por si dobic qe eshte zgjodhi gjuhen e arrogances dhe retorikes politike te ushqyerjes se deleve me genjeshtra dhe pallavra nacionaliste.Gjithe historine e vet rolin e viktimes ka luajtur ky popull, tamam kjo qasje qe u intereson dhe atyre qe pasurohen me gjakun e ketyre turmave qe as vete nuk e dine cfare festojne.

    • gezim says:
      12 years më parë

      sa eshte e vertete sa me siper mbi propozimet qe thua ne fillim, ku bazohesh?

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.