AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

EULEX akuzohet se toleroi korrupsionin

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Korrupsioni, Korrupsioni, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një parrullë kundër EULEX në Prishtinë. Foto: Jelena Prtoric/Flickr

Një prokurore e BE-së që akuzoi një gjykatës për marrje ryshfeti për të liruar të dyshuarit tha për BIRN se ajo foli sepse misioni i BE për sundimin e ligjit në Kosovë dështoi në hetimin e pretendimeve të saj për korrupsion.

Prokurorja speciale e pezulluar e misionit të BE për sundimin e ligjit (EULEX), Maria Bamieh tha të mërkurën se organizata gjyqësore evropiane toleroi marrjen e ryshfetit ngaqë dështoi në hetimin e akuzave të saj dhe e pezulloi atë nga puna në vend të kësaj.

“Ata po shpërndajnë mesazhin se nuk janë serioz rreth korrupsionit, sepse nëse do të ishin, do të përballeshin me të në EULEX,” tha Bamieh për BIRN.

“Në Kosovë, ne mbështetemi te personat që i denoncojnë rastet nga brenda (të njohur si bilbilfryrës) për t’u marrë me korrupsionin dhe nëse ata fillojnë t’i ndëshkojnë këta persona (bilbilfryrësit) që tregojnë, po thonë se është OK t’i ndëshkosh njerëzit që i çjerrin maskën korrupsionit,” tha ajo.

Bamieh këtë javë akuzoi kolegun e saj të EULEX, gjykatësin italian Francesco Florit, se ka marrë ryshfet prej 300.000 euro për të liruar një burrë nga Kosova të akuzuar për vrasje.

Por Florit, i cili tani punon si një gjykatës në Udine në Itali, tha për BIRN në një intervistë se EULEX e hetoi atë dhe nuk gjeti prova se ai ishte i korruptuar.

“Unë nuk kam marrë kurrë dhe nuk më është ofruar kurrë, asnjë ryshfet nga askush,” tha Florit.

Ai tha se ishte i gatshëm të shkonte në Kosovë dhe t’i përgjigjej çdo pyetje rreth akuzave.

“Ju them, se janë të gjitha gënjeshtra. Nuk ka asgjë në të vërtetë në të,” tha ai.

Bamieh gjithashtu e akuzoi EULEX për dështim të vazhdueshëm për të adresuar dyshimet e saj rreth Florit.

“Për dy vite, unë u përpoqa t’i bind ata të bëjnë diçka rreth asaj që kisha zbuluar. Kishte mjaftueshëm dyshime për të hapur një hetim, por nuk e bënë kurrë,” tha ajo.

Florit tha megjithatë se një ‘hetim administrativ’ u bë nga EULEX por përfundoi kur nuk pati prova se ai mori ryshfet.

“U kontaktova nga EULEX dhe erdha në Prishtinë për një intervistë. Në atë kohë ishte hetim i brendshëm,” tha ai.

BE tha gjithashtu se kishte hetuar pretendimet.

“Që nga 2013, EULEX dhe autoritetet e Kosovës kanë kryer një hetim të përbashkët për këto akuza. Puna e kujdesshme dhe e vazhdueshme që është në një linjë m përpjekjet e EULEX është kryer, në luftën kundër korrupsion dhe pandëshkueshmërisë,” tha një deklaratë nga BE në Bruksel.

Akuzat për marrje ryshfeti u bënë publike në dokumente të botuara nga gazeta e KosovësKoha Ditore këtë javë.

Por Bamien e mohoi t’ia ketë dhënë dokumentet gazetës dhe tha se ajo vendosi të fliste publikisht vetëm sepse EULEX e pezulloi nga detyra.

“Ata më pezulluan për akuza se i dhashë shtypit dokumente, gjë që nuk e kam bërë. Unë kurrë nuk i dhashë dokumente Kohës Ditore. Pezullimi shkatërroi imazhin tim në Kosovë, ndaj duhet të shfaqesha në publik,” tha ajo.

Ajo gjithashtu akuzoi EULEX se e ka kërcënuar me arrest për shkelje të legjislacionit të sekretit meqenëse ka bërë publike dokumente sekrete.

Ajo tha se kërcënimet i ishin bërë nëpërmjet një emaili të brendshëm që iu dërgua të gjithë stafit të EULEX ku thuhej: “Zbulimi i çdo dokumenti të SPRK [Zyrës së Prokurorisë Speciale në Kosovë] do të konsiderohet dhunim i procedurave të sekretit, që është një shkelje në Kosovë dhe ky person do të zhvishet nga imuniteti dhe do të arrestohet.”

“Kjo më drejtohej mua,” tha Bamieh. “E vetmja mënyrë sesi mund të mbrohesha është të dilja publikisht.”

EULEX ka refuzuar të komentojë për akuzat e saj direkte, por ka thënë se ajo u pezullua sipas një hetimi që zbuloi se nxori dokumente.

“Bilbilfryrja nuk do të thotë që ti mund të japësh dokumente konfidenciale te media, veçanërisht kur një proces është marrë tashmë përsipër nga organizata,” tha EULEX në një deklaratë të botuar nga agjencia e lajmeve AFP.

Bamieh tha këtë javë se ajo zbuloi nga leximi i bisedave telefonike se gjykatësi italian Florit shkoi në Shqipëri për të marrë 300.000 euro ryshfet për të liruar tri të dyshuar për një çështje vrasjeje të cilën ajo po e hetonte. Megjithatë, vetëm njëri prej tyre u lirua.

Flurim Hasani, vëlla i një prej të dyshuarve, tha për BIRN se ai kishte dhënë një intervistë te EULEX më 25 qershor të vitit të shkuar, ku pranonte se paratë i ishin dorëzuar Florit në Durrës në Shqipëri në mënyrë që të lirohej Besnik Hasani, Shpend Qerimi dhe Nusret Cena.

“Ne menduam se 300.000 eurot do të mjaftonin për të liruar të tri burrat por në vend të kësaj avokati na tha se paratë ishin të mjaftueshme vetëm për të liruar njërin, ndaj vetëm Nusret Cena u lirua dhe vëllai im është ende në burg për një vrasje që ai nuk e ka kryer,” tha Hasani.

Bamiah ka akuzuar gjithashtu Florit se është përpjekur të marrë ryshfet në një tjetër çështje që ajo po hetonte, kundër sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Totaj, i cili ishte nën hetim për korrupsion në lidhje me tenderët e ilaçeve.

Florit megjithatë akuzoi Bamieh se ajo e akuzoi atë sepse ajo ishte e pakënaqur me mënyrën sesi EULEX e trajtoi atë.

“Sipas mendimit tim, kjo ishte hakmarrja e saj. Sepse ajo kishte probleme në zyrën e saj dhe në fund u pezullua,” tha ai.

EULEX merret me çështje të krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të luftës që konsiderohen shumë të rëndësishme ose të ndjeshme për t’u përballuar nga gjyqësori i Kosovës.

Etiketa: AkuzaArrestBEBIRNBrukselBurgDurrësEULEXEurogazetaGjykatëGjykatësGjyqHetimImunitetiItaliKorrupsionKosovaKosovëMediaProkurorePunaryshfetSHshqipShqipëritendervrasje
Tjetri
EULEX: Po i hetojmë pretendimet për korrupsion të brendshëm

EULEX: Po i hetojmë pretendimet për korrupsion të brendshëm

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.