Sipas një njoftimi të ministrisë së mirëqenies sociale qeveria do të japë mesatarisht 650 lek në muaj për familje si kompensim për rritjen e çmimit të energjisë.
Ministria njoftojë te enjten që fatura e kompensimit të familjeve në nevojë pas rritjes së pritshëm të çmimit të energjisë elektrike nuk do ti kalojë 15 milion dollarë në vit, dhe nga ky fond do të përfitojnë 203,928 familje.
Me një përllogaritje të thjeshtë rrjedh që çdo familje në nevojë do marrë si kompensim rreth 70 dollarë në vit, ose afërsisht 650 lek në muaj.
Nga skema e kompensimit do të përfitojnë familjet në ndihmë ekonomike, kryefamiljarë në pensione pleqërie e invaliditeti, familje që kanë në përbërje PAK, të verbrit, para dhe tetraplegjikët, dhe punonjësit buxhetorë me page nën 35 mijë lek në muaj.
Sipas ministrisë janë 203.928 të cilat do të përfitojnë kompensim për energjinë elektrike, të cilat po të shumëzohen për nga 4-5 anëtarë, shifra shkon ‘në rreth 1 milion qytetarë që do të marrin rimbursimin e energjisë.’
“Në qoftë se abuzimi me energjinë elektrike shkon në 150 milion dollarë [në vit], fatura e kompensimit për shtresat në nevojë është më pak se 15 milion dollarë,” tha ministria.
“Kursejmë 150 milion dollarë dhe nga këto para, paguajmë 1/10 për rimbursimin deri në qindarkën e fundit të të gjitha shtresave në nevojë,” shtoi ajo.
Në një takim me pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara të mërkurën kryeministri Edi Rama shpjegoj që ky kompensim do vinte në formën e rritjes së pensioneve apo ndihmës sociale.
“Nuk do të subvencionojnë, apo rimbursojmë, apo të bëjmë të njëjtën gjë që është bërë më përpara, duke në fakt i lënë duar thatë dhe me xhepa bosh, ata për të cilët medemek është përcaktuar masa e subvencionit apo rimbursimit, sepse mekanizmat kanë qenë të komplikuar dhe të pamundur,” Rama tha.
“ Ne do të rrisim pensionet për pensionistët kryefamiljarë…do të rrisim ndihmën ekonomike dhe pagën tuaj që ju merrni në mbështetje si persona të aftësisë së kufizuar, në mënyrë që askush të mos ketë asnjë problem për ta paguar energjinë elektrike,” shtoi ai.
nderkohe, te tille si Ristani nuk paguajne energjine, blejne lokale, qe me gjase nuk i deklarojne ne ILDKP. Kur nderkohe ne 2011-13 Ristani deklaronte kredi mbi 150 000 $. P.sh ka paguar taksa per qerane? per blerjen? Ku i ka gjetur parate? http://gazetadita.al/arben-ristani-vjedhes-i-energjise-elektrike/