AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kriza detyroi shqiptarët të konsumojnë më pak

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto ka vijuar të rritet, konsumi i shqiptarëve për frymë pësoi rënie mes viteve 2008 dhe 2012, sugjerojnë statistikat.

image (1)Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë është rritur vazhdimisht. Gjatë dekadës nga viti 2002 deri më 2012, është rritur me 57 për qind në terma reale. Por PBB është një gjë dhe konsumi i popullatës është një gjë tjetër. Sipas Anketës së Matjes së Nivelit të Jetesës të kryer nga Instituti i Statistikave, mes viteve 2002 dhe 2012, konsumi për frymë i popullatës është rritur me vetëm 15 për qind. Por gjatë periudhës së krizës, pra gjatë viteve 2008 dhe 2012, Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 10.8 për qind ndërsa konsumi i popullatës për frymë jo vetëm që është rritur, por ka rënë me 8.1 për qind. Të dhënat janë në lekë konstante të vitit 2002.

Vrojtimi i Standardeve të Nivelit të Jetesës kryhet një herë në disa vjet në Shqipëri nga Instituti i Statistikave. Rreth 5 mijë familjeve të shpërndara në të gjithë Shqipërinë u kërkohet të plotësojnë një libër me shpenzimet e tyre ditore për një periudhë të gjatë me synimin për të krijuar një panoramë të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptar si dhe për të matur pabarazinë.

Rënia e konsumit gjatë viteve të krizës 2008-2012 i ka detyruar shqiptarët jo vetëm që të konsumojnë më pak, por edhe t’i kufizojnë shpenzimet në konsum ushqimor ndërsa konsumi joushqimor ka pësuar rënie edhe më të madhe.

Prodhimi i Brendshëm Bruto mat vlerën e shtuar të realizuar në një ekonomi pa marrë parasysh nëse kjo vlerë e shtuar përbëhet nga fitime kapitale apo përbëhet nga rroga e përfitime për konsum. Përgjatë të gjithë dekadës së fundit, PBB ka pësuar rritje të fuqishme, por konsumi i popullsisë ka pësuar rritje shumë më të vogël ndërsa për vitet e krizës ekonomike dhe financiare botërore, konsumi ka pësuar rënie të konsiderueshme.

Rënien më të madhe të konsumit e ka shënuar kryeqyteti, Tiranë, ndërsa zonat malore, shfaqin vijimin e rritjes së konsumit për frymë. Ndonëse ngjan si kontradiktë, vijimi i rritjes së konsumit në zonat malore mund të jetë pasojë e bazës shumë të vogël ekonomike të këtyre zonave, bazë që duket se nuk është prekur nga kriza financiare që ka goditur pjesën tjetër të vendit.

Ndërsa zyrtarisht Shqipëria nuk ka pësuar krizë për shkak se ekonomia e saj nuk përjetoi për asnjë vit rënie, konsumi në fakt rezulton se ka pësuar krizë, madje një krizë të rëndë.

Etiketa: ekonomiEkonomiaInstituti i StatistikaveKonsumiKrizaLIBMatPBBSHshqipShqipëriShqipëriaStatistikat
Tjetri
OJQ-të e Maqedonisë kundërshtojnë ndryshimet mbi lejen e lindjes

OJQ-të e Maqedonisë kundërshtojnë ndryshimet mbi lejen e lindjes

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.