AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Korrupsioni

BE njofton hetim për dyshimet për ryshfet në misionin e Kosovës

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
12 years më parë
në Artikull kryesor Korrupsioni, Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Brukselit Federica Mogherini tha se ajo do të dërgojë një ekspert ligjor të pavarur për të parë akuzat për korrupsion në misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX.

Federica Mogherini.
Federica Mogherini.

Mogherini tha në një konferencë për shtyp në Bruksel të martën se një ekspert i pavarur do të hetojë akuzat se një gjykatës i EULEX mori ryshfet për të mbyllur një akuzë ndaj njerëzve të akuzuar për krime të rënda.

“Mora vendimin sot për të emëruar një ekspert ligjor, një ekspert të pavarur ligjor, për të parë dhe rishikuar zbatimin e mandatit të misionit. Natyrisht me një fokus të veçantë në trajtimin e akuzave,” tha shefja e politikës së jashtme të BE-së.

Akuzat dolën në publik javën e kaluar kur një prokurore e EULEX, Maria Bamieh, akuzoi një ish gjykatës të misionit, Francesco Florit, se ka marrë 300 mijë euro ryshfet për të shpallur të pafajshëm një person të akuzuar për vrasje dhe për kërkimin e një ryshfeti tjetër në një çështje korrupsioni kundër një zyrtari të qeverisë së Kosovës.

Florit mohoi prerazi akuzat.

Bamieh, e cila është pezulluar, akuzoi se EULEX në fillim refuzoi të hetojë dyshimet e saj mbi Florit dhe në vend të hetimit e shënjestroi atë si person që ka nxjerrë dokumente konfidenciale në publik.

Elmar Brok, kryetar i komitetit të Parlamentit Europian për çështjet e jashtme, i kërkoi BE-së të martën të hetojë në tërësi akuzat për t’u siguruar që EULEX të mbetet një institucion i besueshëm.

“Roli i misionit në Kosovë është të luftojë korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë dhe ai duhet të japë vetë shembullin i pari. Ne duhet të tregojmë pa hezitim se askush nuk është mbi ligjin dhe se lufta kundër korrupsionit është prioriteti ynë kryesor, si në Kosovë ashtu edhe brenda institucioneve tona,” tha Brok, sipas raportimit të Ëall Street Journal.

Bamieh akuzoi gjithashtu kreun e prokurorisë speciale të EULEX, Jonathan Ratel, se ka penguar një nga hetimet e saj në lidhje me deputetin Azem Syla të Kosovës, një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike.

Syla dhe nëntë të tjerë qenë akuzuar se kanë përfituar ilegalisht tokë me vlerë qindramilionë euro.

Deputeti ka thënë se akuzat janë false.

“Besueshmëria e akuzave të tilla është shpesh e pabazë dhe tendencioze,” i tha Syla gazetës së përditshme koha Ditore të Prishtinës të mërkurën.

Syla shtoi se ai ka bërë publike pasurinë e tij personale dhe familjare te autoritetet përkatëse.

Ratel i tha BIRN javën e kaluar se nuk ka ndër mend t’i përgjigjet akuzave të Bamieh.

EULEX merret me rastet e krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të luftës të cilat konsiderohen si tepër të rëndësishme apo tepër të ndjeshme që të trajtohen nga drejtësia e Kosovës.

Etiketa: BEBIRNBrukselDrejtësiaEULEXEuroGjykatëGjykatësHetimHetimetKorrupsionKorrupsioniKosovëKrimekryetarLuftaPartisë DemokratikeProkuroreryshfetSHvrasje
Tjetri
Gjiknuri: HEC-et, 39 milionë euro gropë financiare në buxhet

Gjiknuri: HEC-et, 39 milionë euro gropë financiare në buxhet

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.