AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Fakulteti i Gjeologji-Minierave “kthehet” në Gjykatë të Lartë; studentët në protestë

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Studentët dhe pedagogët protestojnë kundër vendimit të Qeverisë, që i nxjerr ata jashtë godinës së Fakultetit me 60 vjet histori.

Protesta e studentëve më 6 nëntor 2014. Foto: Facebook
Protesta e studentëve më 6 nëntor 2014. Foto: Facebook

Historia 60-vjeçare e fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave në Tiranë rrezikon të zhbëhet, pas vendimit të Këshillit të Ministrave për t’ia kaluar godinën Gjykatës së Lartë. Vendimi i marrë në mbledhjen e 5 Nëntorit nga qeveria shqiptare është pritur me protesta nga studentët dhe pedagogët e Fakultetit, të cilët ankohen se janë gjendur përballë një fakti të kryer.

Sipas vendimit të qeverisë, godina e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, me të gjitha hapësirat e saj kalon nga administrimi i Ministrisë së Arsimit dhe i Universitetit Politeknik në atë të Ministrisë së Drejtësisë. “Objekti do të përdoret në funksion të qëllimit dhe veprimtarisë së Gjykatës së Lartë”,-thotë VKM-ja.

Por studentët dhe pedagogët kundërshtojnë të zhvendosen dhe i kërkojnë qeverisë të ndryshojë vendimin. “Mënyra se si është marrë ky vendim është alarmante. Nuk jemi konsultuar dhe as vënë në dijeni më parë se duhet të zhvendosemi”,-i tha BIRN-it pedagogu i Gjeologjisë Inxhinierike, Redi Muçi. Ai pohon se stafi pedagogjik dhe studentët e këtij fakulteti janë informuar nga media se duhet të lëshojnë godinën, pa u konsultuar më parë nga drejtuesit e fakultetit apo përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë.

Mëngjesin e së enjtes, studentët dhe pedagogët kanë ndërprerë mësimin dhe kanë nisur një protestë kundër vendimit të qeverisë. Fillimisht, ata kanë protestuar para Fakultetit të tyre dhe më pas kanë shkuar tek Korpusi, ku u janë bashkuar të tjerë studentë dhe pedagogë.

Pedagogët thonë se kërkojnë prej vitesh ambiente shtesë për të realizuar në kushte normale mësimin, por gjithë sa po marrin në këmbim është zhvendosja e detyruar. “Nuk na është thënë ende se ku do të na çojnë. Zv.ministri i Arsimit, Arbi Mazniku erdhi në takim me dekanin dhe rektorin dhe premtoi se nuk do të na nxjerrin jashtë, pa u gjendur një ambient tjetër për ne. Por ne kërkojmë që të na lënë në punën tonë”,-shton pedagogu Muçi.

Fakulteti i Gjeologji Minierave ka një histori 60-vjeçare të lidhur me godinën me arkitekturë të veçantë, të shtrirë në zemër të Parkut të Tiranës. Por Këshilli i Ministrave ka vendosur tashmë që në këtë godinë të zhvendoset Gjykata e Lartë. Nuk dihet ende se çdo të bëhet me ambientet aktuale ku kryen funksionet kjo gjykatë.

Por studentët dhe pedagogët thonë se nuk do të heqin dorë, derisa ky vendim të anulohet. Ata kanë paralajmëruar një protestë të dytë mëngjesin e së premtes me sloganin: Fakultet dhe industri, jo gjykata pa drejtësi”.

Etiketa: BIRNFacebookGjykataGjykatëGjykatësKëshillit të MinistraveMediaParaProtestaPunëQeveriaQeveria shqiptareshqiptarestudentTiranëVendimVendimiVKM
Tjetri
Maqedonia mendohet nëse do ndajë burgjet për pedofilët

Maqedonia mendohet nëse do ndajë burgjet për pedofilët

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.