AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Disidenti kroat kishte frikë se mos rrëmbehej nga spiunët Jugosllavë

Sven MilekicngaSven Milekic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stjepan Djurekovic. Foto: Youtube

Gjyqi i Zdravko Mustac dhe Josip Perkovic, ish shefa të spiunazhit jugosllav të akuzuar për vrasjen e një emigranti kroat, dëgjoi se viktima në mënyrë të përsëritur i tha të dashurës gjermane se ai po jetonte me frikë.

Stjepan Djurekovic. Foto: Youtube
Stjepan Djurekovic. Foto: Youtube

Herta Strossberger, ish e dashura e Stjepan Djurekovic, disidentit që u vra në Gjermani më 1983, dëshmoi në gjyqin për vrasje në Mynih të martën se ai i pati thënë asaj se qe i shqetësuar se mund të rrëmbehej nga policia sekrete e Jugosllavisë UDBA.

“Djurekovic kishte shumë frikë se do të rrëmbehej dhe dërgohej në Jugosllavi,” tha Strossberger, e cila e takoi Djurekovic kur ky i fundit po punonte për agjencinë kroate të energjisë INA.

Ajo tha se ai i kërkoi asaj të kontaktonte policinë nëse ai humbiste për 24 orë dhe një ditë para vrasjes, ai i tha asaj sërish: “Kam frikë.”

Strossberger tha se ajo dëgjoi për herë të fundit nga Djurekovic në ditën që ai u vra, kur ata planifikuan të takoheshin në mesditë për një piknik. Ajo e priti për gjysmë ore dhe pastaj mori në telefon shtëpinë e saj për të parë nëse ai kishte telefonuar.

Ajo zbuloi ditën tjetër nga media se ai qe vrarë, tha ajo.

Akuza thotë se Mustac, i cili qe kreu i UDBA në atë kohë, i dha urdhër Perkovic të organizojë vrasjen. Perkovic zgjidhi problemet logjistike dhe zgjodhi vendin ku Djurekovic duhej të vritej – një garazh në të cilin ai shtypte materiale propagandistike anti-Jugosllave.

Mustac dhe Perkovic kanë deklaruar veten të pafajshëm për çfarëdolloj lidhjeje me vrasjen.

Strossberger tha se pasi Djurekovic u vra, ajo nuk u shqetësua se mund të kthehej gjithashtu në objektiv për shkak se ai i pati thënë asaj se “UDBA nuk do t’i bëjë kurrë keq një gjermani në mënyrë që të ruante marrëdhënie të mira politike mes Jugosllavisë dhe Gjermanisë”.

Ajo tha se Djurekovic i tregoi asaj gjithçka mbi jetën e saj si  një disidente.

“Ai më tha mua se po shkruante një libër; se ai qe menaxher nafte, që njihte [Presidentin e Jugosllavisë Josip Broz] Tito… Ai tha se iu desh të arratisej nga Jugosllavia për shkak se ai qe një kundërshtar i regjimit dhe se ata [disidentët] kishin frikë se mund të arrestoheshin,” tha ajo.

Ajo tha se Djurekovic i pati thënë asaj se libri i tij qe për korrupsionin në kompanitë shtetërore dhe se ai po e shkruante atë në mënyrë që t’i tregonte punëtorëve se si jetonin elitat politike dhe ekonomike në Jugosllavi.

Djurekovic qe i pasur, tha ajo; ai bleu një makinë të re për 30 mijë marka gjermane dhe po shpenzonte 25 mijë marka për publikimin e librit të tij në gjermanisht.

“Unë e pyeta atë se si i kishte gjetur kaq shumë para dhe ai u përgjigj se ai pati shitur një copë tokë që e pati trashëgimi në vendin e tij,” tha Strossberger.

Etiketa: AkuzaGjermaniGjyqiJugosllaviLIBLibriMediaParaPoliciaPunëPunëtorPunëtorëSpiunëTitoviktimavrasje
Tjetri
Politikani Sami Lushtaku i Kosovës akuzohet për vrasje gjatë luftës

Politikani Sami Lushtaku i Kosovës akuzohet për vrasje gjatë luftës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.