AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Politikanët serbë nuk e marrin seriozisht Sheshelin

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetësit e Sheshelit në aeroportin e Beogradit. Foto: BETA

Politikanët në qeverisje në Serbi e shohin si më pak të rëndësishëm nga ç’duket kthimin e bujshëm nga Gjykata e Hagës të liderit nacionalist dhe të të dyshuarit për krime lufte, Sheshelit, i cili është betuar të largojë qeverinë.

Mbështetësit e Sheshelit në aeroportin e Beogradit. Foto: BETA
Mbështetësit e Sheshelit në aeroportin e Beogradit. Foto: BETA

Ministri i brendshëm serb, Nebojsa Stefanovic e zhvlerësoi idenë se kthimi i Sheshelit nga Gjykata e Hagës të mërkurën mund të ishte një rrezik i madh politik që do të sfidonte qeverisjen e Partisë Progresive, disa prej anëtarëve kyç të së cilës kanë qenë anëtarë të partisë Radikale Serbe të liderit nacionalist.

“Nuk lejoj askënd të na tërheqë në baltën politike apo në të shkuarën, pavarësisht nëse është Shesheli apo ndonjë nga Partia Radikale Serbe,” tha Stefanovic.

Ministri i jashtëm Ivica Daçiç tha ndërkohë se ideja e Sheshelit për një “Serbi të Madhe” që përfshin pjesë të Kroacisë dhe Bosnjës është tani histori.

“Në shekullin e 21, ideja e Splitit, Zagrebit apo Dubrovnikut si pjesë e Serbisë nuk mund të marrin mbështetje serioze politike,” tha Daçiç për radion publike RTS.

“Por jam i lumtur që ai është liruar,” shtoi Daçiç.

Qindra nacionalistë e përshëndetën kthimin e Sheshelit të mërkurën në aeroportin e Beogradit teksa ai mbërriti pas lirimit të përkohshëm për t’u trajtuar pas 11 vitesh paraburgim.

Shefi i Partisë Radikale Serbe i tha adhuruesve të tij se plani i tij ishte të përqendrohej në largimin e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe të presidentit Tomislav Nikoliç nga pushteti.

Sheshel e quajti Vuçiçin dhe Nikoliçin “tradhtarë” dhe tha se “kishin shitur nderin e serbëve dhe se kishin hequr dorë nga nacionalizmi serb për t’u bërë shërbëtorë të perëndimit”.

Si Vuçiç dhe Nikoliç ishin zyrtarë të lartë ta partisë radikale serbe deri në 2008, kur vendosën të formojnë partinë progresive, e cila që atëherë ka mbështetur një drejtim pro-europian, që Sheshel nuk e pëlqen.

Megjithatë Vuçiç vendosi të komentojë ndaj kërcënimeve të Sheshel.

“I uroj shëndet dhe fat,” i tha ai gazetarëve.

Por ministri i punës, Aleksandar Vulin, që pretendoi më herët e Sheshel po lirohej për të destabilizuar qeverisjen e Vuçiç, ia hodhi fajin SHBA-së për vendimin e Tribunalit të Hagës që e la Sheshelin të kthehej.

“Nuk kam asnjë arsye të jem një diplomat dhe mund të shprehem lirshëm – Tribunali i Hagës është i kontrolluar nga SHBA dhe kjo e liroi atë… Përmes fjalëve të tij, SHBA po thotë se ai do të përmbysë qeverinë tonë,” tha Vulin.

Zyrtarët kroatë megjithatë shprehën pendesë që Tribunali i Hagës e liroi Sheshelin përpara vendimit për gjyqin e tij të krimeve të luftës.

“Është shumë zhgënjyese që një gjykatë që çdokush e besonte nuk ishte në gjendje të jepte vendimin gjatë gjithë këtyre viteve,” tha presidenti kroat Ivo Josipovic.

Kryeministri kroat Zoran Milanovic tha se “edhe fjalët e Sheshelit nga 1990 janë një shkelje e rëndë kriminale.”

“Ai burrë po bënte thirrje për pastrim etnik dhe vrasje dhe ai duhet të ishte dënuar në çdo gjendje,” tha Milanovic.

Shesheli u mbajt në paraburgim për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë, ku ai po qëndron i akuzuar për krime lufte të kryera në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.

Vendimi i tij pritej të jepej në tetor të vitit të shkuar, por u shty pasi një nga gjykatësit u largua për paragjykime.

Gjykatësi i ri pritet të marrë kohë deri në fund të qershorit 2015 për t’u familjarizuar me detajet e çështjes, duke shkaktuar një tjetër vonesë në gjyqin maratonë.

Partia e tij po planifikon edhe një manifestim të madh mirëseardhjeje të shtunën në Sheshin Republika në qendër të Beogradit, ku pritet që udhëheqësi nacionalist të mbajë një fjalim.

Etiketa: diplomatgazetarGjykataGjykatëKrimekrime lufteKroaciLuftembështetjeNacionalizmiparaburgimPartiaPartia Radikale SerbePunërrezikSerbiSHSHBAShesheliTribunali i HagësVendimivrasjevuçiç
Tjetri
Shesheli ringjall retorikën e viteve ’90

Shesheli ringjall retorikën e viteve '90

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.