AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Krijuesi i lojës Autochthonous thotë që nuk kishte qëllim të krijonte urrejtje etnike

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Loja Autochthonous dhe foto e banderolës që u valëvit mbi stadiumin Partizan të Beogradit | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA

Programuesi i lojës android të quajtur Autochthonous, e cila e merr frymëzimin nga incidenti që pezulloi ndeshjen midis Shqipërisë dhe Serbisë për Euro 2016, i tha BIRN që ai nuk kishte pasur për qëllim te ofendonte askënd.

Loja Autochthonous dhe foto e banderolës që u valëvit mbi stadiumin Partizan të Beogradit | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA
Loja Autochthonous dhe foto e banderolës që u valëvit mbi stadiumin Partizan të Beogradit | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA

Loja e thjeshtë për sistemin android, e cila u publikua në Google Play Store në 11 nëntor, ka marrë në një javë më shumë se 3500 recensa dhe është bërë objekt debati midis shqiptarëve dhe serbëve.

Ndërkohë që komentuesit shqiptarë në faqen e lojës i japin në shumicën e tyre pesë yje, disa nga komentuesit Serb ankohen që loja është ofenduese dhe nënvizojnë që Play Store nuk duhet ta kishte lejuar publikimin e saj.

Loja përbëhet nga një dron në një stadium futbolli i cili valëvit flamurin Autochthonous. Lojtarët e lojës fitojnë pikë në qoftë se e mbajnë dronin lartë në ajër pa i dhënë mundësinë futbollistëve të veshur me një fanellë të kuqe, që i ngjason fanellës së kombëtares serbe, që ta kapin atë.

Pikë shtesë jepen kur futbollisti kërcen për ta kapur flamurin dhe nuk e arrin atë.

“Autochthonous nuk është ofendim,” tha krijuesi i lojës Jusuf Alija. “Autochthonous është metaforë e ashpër ndaj ndodhive që ndodhën në Beograd dhe përfshinë të tri palët, Kombëtaren, Serbët dhe UEFA-n.

Nëse loja vazhdon të marrë ngjyrime politike, dhe për më tepër, krijon urrejtje ndëretnike atëherë loja do të hiqet,” shtoi ai.

Ndeshja e luajtur më 14 tetor në Beograd midis Shqipërisë dhe Serbisë për fazën kualifikuese të kampionin Europian që do të mbahet në 2016 në Francë, u ndërpre në minutën e 41-të, pasi një dron fluturoi mbi stadium duke mbajtur një hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ të mbuluar me një flamur shqiptar dhe me portretet e dy baballarëve themelues të Shqipërisë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Kërcimi i futbollistit serb Stefan Mitroviç për të kapur banderolën u pasua nga një përleshje mes dy skuadrave, kur lojtarët shqiptarë ia rrëmbyen banderolën Mitroviçit.

Përleshja u kthye në sherr kur një grup huliganësh serbë zbritën në fushë dhe goditën lojtarët shqiptarë, duke e shtyrë arbitrin britanik Martin Atkinson të pezullojë ndeshjen. Rezultati qe 0:0 në atë moment.

Videot dhe fotografitë tregojnë tifozë serbë duke sulmuar futbollistët shqiptarë me grushte dhe shkelma dhe lojtarët serbë që përpiqen t’i mbrojnë ata.

Tifozët serbë hodhën gjithashtu fishekzjarrë dhe çakmakë ndaj lojtarëve shqiptarë ndërsa këta të fundit u larguan nga fusha. Një prej lojtarëve shqiptarë u godit nga një huligan që pati dalë në fushë.

Alija është një programues nga Maqedonia i cili krijon lojëra elektronike në kohën e tij të lire. Edhe pse ai thotë që e kishte pritur që loja do provokonte reagim, nuk priste që ajo të politizohej.

“Ne donim të shprehnim idetë tona nëpërmjet diçkaje ndryshe, në mënyrë që e gjithë bota të na dëgjonte,” tha Alija.

“Ndërkohë që të tjerët protestuan kundër çdo gjëje që ndodhi në Beograd dhe pas, ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe UEFA’s me banderola, media, karikatura, ne vendosëm t’i sillnim të gjithë këto ngjarje në një lojë elektronike,” shtoi ai.

Alija shpjegoi që lojën e kishte krijuar në një periudhë prej një jave si një shprehje artistike të asaj që ndodhi gjatë ndeshjes, duke pasur në mendje që do të luhej nga të rinjtë dhe ishte një mënyrë e mirë për të rikujtuar atë që ndodhi në Beograd.

“Unë sigurisht që nuk jam krenar nga komentet që po shoh ku shqiptarët ofendojnë serbët,” tha ai.

“Futbolli është një lojë që duhet të luhet dhe jo të luftohet, ashtu si dhe loja ime” tha Alija. “Unë jam zhvillues [programesh] dhe bëj art për qejf dhe jo për urrejtje,” shtoi ai.

Etiketa: BeogradBIRNEuroFushaGoogleKrijonMaqedoniaMediaSHshqipUEFA
Tjetri
Ministri i dytë rumun jep dorëheqjen pas skandalit me votimet

Ministri i dytë rumun jep dorëheqjen pas skandalit me votimet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.