AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Vjeshta e dorëheqjeve për Ballkanin

Ivan DervishingaIvan Dervishi
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rajoni i Ballkanit.

Të përshkruar si pushtet-dashës ballkanasit po tregojnë se po huazojnë ngadalë kulturën e dorëheqjes, që konsiderohet si një tabu politike, por njëkohësisht edhe si virtyt moral për ata që kanë pozicione shtetërore.

Ballkanasit po i befasojnë gjithnjë e më shumë ndërkombëtarët me sjelljen e tyre politike këto kohët e fundit. Dorëheqjet janë një nga çuditë mëse të zakonta për botën, por që në rajonin në fjalë përbëjnë lajm.

Rumani

“Mbaj përgjegjësi të plotë për atë që ka ndodhur dhe do të paraqes dorëheqjen në mbledhjen e sotme të qeverisë,” tha Teodor Melescanu të martën, teksa la postin e Ministrit të Jashtëm të Rumanisë të cilin e mbajti vetëm për një javë. Ai u dorëhoq për shkak të problemit të votimit të emigrantëve rumunë në zgjedhjet presidenciale.

Ministri i jashtëm i mëparshëm, Titus Corlatean, u dorëhoq për të njëjtën arsye më 10 nëntor.  Ai dështoi të organizonte zgjedhje normale në ambasadat dhe konsullatat e Rumanisë nëpër botë, në mënyrë që emigrantët, që janë rreth 2 milionë dhe që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve, të mund të merrnin pjesë në votime.

Në një tjetër rast në Rumani, Viorel Hrebenciuc, një figurë kyçe në drejtimin e Partisë Social Demokrate, PSD, lajmëroi më 21 tetor se ai po dorëhiqej nga parlamenti, një ditë pasi hetuesit hapën çështje për korrupsion dhe përdorim të influencës. “Dua të jem i gatshëm për hetim të mëtejshëm…” Prokurorët anti-korrupsion lajmëruan se kishin nisur një çështje penale ndaj Hrebenciuc dhe një lideri tjetër të njohur të PSD, senatorit Dan Sova, për bashkëpunim në hartimin e një ligji amnistie dhe faljeje në çështjet kriminale që i jepnin përfitime materiale politikanëve.

Kroaci

Në Kroaci, veteranët e Luftës së Atdheut kërkojnë dorëheqjen e ministrit të veteranëve të luftës, Predag Matic dhe hartimin e një ligji të ri kushtetues që i shton të drejtat e tyre. Ata protestuan për disa javë përpara ministrisë përkatëse, ku ndodhën edhe ngjarje tragjike si vdekja e një protestueseje të gjymtuar dhe një tjetër veteran i vuri flakën vetes duke u djegur rëndë.

Mali i Zi

Një infeksion i përhapur në pavijonet e materniteteve në Malin e Zi, i ka nxitur dhjetëra qytetarë të kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Miodrag Radunovic, pasi gjendja alarmante ka marrë jetën e një foshnje të porsalindur. Ai dha dorëheqjen pas thirrjeve ndaj tij. Më herët është larguar drejtori i pavijonit të maternitetit, Bijelo Polje dhe ka dhënë dorëheqjen drejtori i spitalit, Tomislav Jeremic. Partitë politike në vend kanë bërë thirrje për hetime dhe mbledhjen e një grupi parlamentar për seancë dëgjimore ndaj Ministrit të Shëndetësisë.

Shqipëri

Edhe Shqipëria nuk mbeti më prapa në fenomenin e dorëheqjes ku bujë të madhe mediatike bëri deklarata e deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani. “Do të tërhiqem në thellësinë e dhimbjes me peshë të parehabilitueshme. Drejtësia le të bëjë drejtësi!” – këto ishin fjalët e deputetes, djali i të cilës është nën hetim, i dyshuar për vrasje të katërfishtë.

Klima e re e krijuar së fundmi në rajon mund të jetë një shkak i politikave shtrënguese të ndërkombëtarëve që kërkojnë zbatimin e ligjit dhe transparencë, ndër kushtet e shumta të anëtarësimit aktual dhe të ardhshëm në Bashkimin Europian.

Etiketa: DASHdemokrateDrejtësiaHetimhetimeKorrupsionKroaciMaliMali i ZiPartisë SocialisteprokurorPSDrajonRumaniSHshqipShqipëriShqipëriasocial demokratevrasjezgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Rindërtimi i qytetit lë në hije memorialet e Luftës së Dytë Botërore të Shkupit

Rindërtimi i qytetit lë në hije memorialet e Luftës së Dytë Botërore të Shkupit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.