AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Gjuha e urrejtjes’ e Sheshelit zemëron viktimat e luftës

Denis DzidicSven MilekicMilka DomanovicngaDenis Dzidic,Sven Milekicdhe1 të tjerë
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shesheli u përshëndet nga mbështetësit kur u kthye në Beograd. | Foto nga : Beta

Grupet e viktimave kanë lavdëruar rezolutën e Parlamentit Evropian e cila dënon të dyshuarin serb për krime lufte të liruar së fundmi, Vojislav Sheshel për deklaratat e tij nacionaliste “luftënxitëse”.

Grupet e viktimave dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Bosnje, Kroaci dhe Serbi thanë për BIRN se ligjvënësit evropianë bën mirë që miratuan një rezolutë, e cila censuron liderin e Partisë Radikale Serbe Sheshel dhe i kërkon Gjykatës së Hagës të rimarrë në konsideratë lirimin e tij të përkohshëm për kurimin nga kanceri për shkak të deklaratave të tij të nxehta pasi u kthye në Beograd.

“Shesheli u lirua sipas disa kushteve specifike dhe është e qartë që ai i ka shkelur ato kushte që në çastin e parë që mbërriti në Serbi dhe u bë politikisht aktiv duke përhapur fjalime urrejtjeje me të cilat ai ka lidhje,” tha Fikret Grabovica, president i Shoqatës së Familjeve të Fëmijëve të Vrarë në Sarajevë.

Kryeministri kroat anulon udhëtimin në Serbi

Qeveria kroate lajmëroi ditën e premte se kryeministri Zoran Milanoviç nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm ekonomik në Beograd me liderët e tjerë, sepse autoritetet serbe nuk i kanë dënuar deklaratat e ashpra të Sheshelit.

“Mendoj se qeveria e mëparshme në Beograd do ta kishte bërë këtë, por për disa arsye të panjohura, kjo qeveri nuk e bën. Në rrethana të tilla, është absurde të shkosh atje,”tha Milanoviç.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten se rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila dënon Sheshelin, ishte ofenduese për vendin e tij.

“Në Serbinë e sotme nuk ka asgjë që do të mund ta lidhte qeverinë tonë me Vojislav Sheshelin, për të cilin as që do të flas. Politika e Sheshelit nuk ekziston më në Serbi,” tha Vuçiç.

Ai u shpreh se rezoluta, e cila u nis nga një anëtar kroat i Parlamentit Evropian, ishte me qëllim të dëmtonte Serbinë.

“Ata që e paraqitën rezolutën donin të ulnin reputacionin e Serbisë, sepse ajo s’është më e vogël dhe e parëndësishme, s’është më një thes boksi,” tha ai.

“Kjo është e njëjta retorikë e përdorur gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë… Ata duhet ta fusin përsëri në burg, atje ku e ka vendin,” shtoi Grabovica.

Presidentja e Unionit të Shoqatave Kroate të Viktimave Civile të Luftës, Julijana Rosandiç, e përshkroi lirimin e Sheshelit si një ofendim për të gjithë ata që vuajtën gjatë konflikteve të viteve 1990.

“Na duket sikur na vranë edhe një herë. Na duket sikur po na torturojnë përsëri,” tha Rosandiç për BIRN.

“Vetë Shesheli si njeri nuk është i frikshëm. Ajo që na frikëson ne është vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Vendimi për ta liruar përkohësisht një kriminel të tillë lufte është i frikshëm dhe ngre dyshime se ai nuk do të gjykohet për krimet e kryera, njësoj si shumë të tjerë,” tha ajo.

Parlamenti kroat ditën e mërkurë miratoi një kërkesë ku i kërkon me ngulm Gjykatës së Hagës të kthejë mbrapsht vendimin për të liruar përkohësisht politikanin ultra-nacionalist, i cili po gjykohet për krime lufte në Kroaci, Serbi dhe Bosnje.

Shesheli shkaktoi zemërim në Kroaci kur ai dërgoi një deklaratë për shtyp në një media vendase ditën kur kroatët përkujtojnë rënien e qytetit të Vukovarit në vitin 1991, duke e quajtur atë “Dita e çlirimit të Vukovarit”.

Dy OJQ kroate, “Documenta” dhe “Komiteti Qytetar për të Drejtat e Njeriut”, ndërkohë i dërguan një letër të hapur Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar që Shesheli të rikthehet në burgun e Hagës.

“Ne mendojmë se rikthimi i Vojislav Sheshelit në burg apo spital burgu në Hagë, ku të presë edhe gjykimin e tij, do të ishte një procedurë më “njerëzore” për viktimat që janë ende gjallë dhe për përpjekjet e ngadalta, por të nevojshme për të bashkëpunuar midis vendeve që vuajtën aq shumë për faj të Sheshelit dhe ndjekësve të tij,” shkruhej në letër.

Në Serbi, Stasa Zajoviç nga grupi paqësor “Gratë në të Zeza” tha se retorika e Sheshelit mund të prishë përpjekjet për pajtim në krahinë.

“Nuk është thjesht një fjalim urrejtjeje, por gjithashtu është një ligjëratë pro-fashiste. Ajo që ai thotë është e rrezikshme për viktimat e krimeve në të cilat ai mori pjesë dhe është e keqe për stabilitetin e brishtë në vend,” tha Zajoviç për BIRN

“Shteti serb duhet të merret me këtë çështje, pavarësisht Bashkimit Europian dhe Gjykatës së Hagës, për respekt të institucioneve ligjore,” tha ajo.

Shesheli ka thënë se ai ishte krenar për kërkesën e parlamentit kroat e madje edhe më krenar për rezolutën e Parlamentit Evropian.

“Ajo kërkesë dhe rezolutë nënkupton se ia dola mbanë të thyeja bllokadën mediatike të imponuar nga qeveria e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç,” tha ai ditën e enjte.

Gjyqi i tij filloi 11 vjet më parë dhe vendimi duhet të merret gjysmën e dytë të vitit që vjen.

Lideri i Partisë Radikale serbe është i detyruar të kthehet në gjykatë kur t’i kërkohet kjo gjë, edhe pse ai ka thënë se s’do të pranojë ta bëjë këtë gjë.

Etiketa: aktivistBashkimit EuropianBeogradBIRNBosnjeBurgGjuha e urrejtjesGjykatëGjykatësGjyqiKrimekrime lufteKroaciLigjLufteMediapresidentQeveriaRezolutaSerbiShesheliSpitalVendimi
Tjetri
Prokurorët e Hagës kërkojnë rikthimin e Sheshelit në burg

Prokurorët e Hagës kërkojnë rikthimin e Sheshelit në burg

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.