AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Angazhim ndërkombëtar për luftën kundër ‘Shteti Islamik’

Radio Evropa e LirengaRadio Evropa e Lire
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, gjatë një fjalimi në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Bruksel | Foto nga : Virginia Mayo/AP

Në Bruksel ka përfunduar takimi i parë i Koalicionit Ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, i cili është zhvilluar në selinë e NATO-s dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësues nga 60 shtete.

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, gjatë një fjalimi në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Bruksel | Foto nga : Virginia Mayo/AP
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, gjatë një fjalimi në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Bruksel | Foto nga : Virginia Mayo/AP

Në këtë takim, siç mësohet nga pjesëmarrësit, është vlerësuar bashkëpunimi mes partnerëve dhe sidomos roli i prijësve fetarë. Është thënë se grupet terroriste nuk duhet identifikuar me Islamin.

Pjesëmarrës në takim ka qenë edhe ministri në largim i punëve të jashtme i Kosovës Enver Hoxhaj, i cili foli për hapat që i ka ndërmarrë Kosova në këtë fushë.

“Mendoj se është një vlerësim serioz i partnerëve ndërkombëtarë se Kosova si shtet i ri, në mënyrë serioze është e përkushtuar të ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit. Vetë ftesa për Kosovën që të marrë pjesë në këtë takim është një konfirmim se në koalicionin prej 60 shtetesh roli dhe përgjegjësia e Kosovës si partner me përgjegjësi vlerësohet”, ka thënë Hoxhaj.

I pyetur se a është përmendur fakti se nga Kosova ka një numër të caktuar njerëzish të cilët u janë bashkangjitur këtyre formacioneve, Hoxhaj tha se kjo nuk është përmendur në mënyrë të veçantë si fenomen nga anëtarët e pranishëm në këtë takim, por se ai ka informuar të pranishmit se Kosova, ndër vendet e para në rajon, ka ndërmarrë masa legale dhe veprime konkrete për parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në konfliktin në Siri dhe në Irak.

“Ne prej fillimit kemi qenë të shqetësuar për një fenomen të tillë i cili paraqet një kërcënim edhe për sigurinë shtetërore të Kosovës por edhe për sigurinë e qytetarëve të sajë. Në të njëjtën kohë kam thënë se ne duhet ta kuptojmë këtë fenomen nga një kontekst më të gjerë politik dhe social dhe ti kuptojmë motivet sepse njerëzit marrin pjesë në një fenomen të tillë që bazohet në një ideologji të dhunshme”, ka thënë Hoxhaj.

Ai tha se në paraqitjen e tij ka nënvizuar se “ky fenomen në rastin e Ballkanit dhe Kosovës është i ndikuar nga strukturat dhe grupet jashtë Kosovës dhe jashtë Ballkanit, nga Lindja e Mesme, të cilat në mënyrë gjeostrategjike dhe gjeopolitike synojnë që të përdorin njerëz të caktuar nga Ballkani dhe nga Evropa në një rrafsh më të gjerë dhe kam kërkuar që të kemi një debat më të shtruar për ndikimin dhe influencën e Islamit radikal në Ballkan dhe që Kosova po ndërmerr të gjitha masat në bazë të një strategjie të përgjithshme se sit ë luftoj ekstremizmin dhe terrorizmin”.

Ministri Hoxhaj tha se i është dashur të ndërhyjë pasi homologu i tij nga Serbia Ivica Daçiç përmendi Kosovën në paraqitjen e tij dhe rrezikun nga islami radikal.

“Unë kam shprehur protestën time dhe kam kundërshtuar ashpër faktin se Daçiç referohej edhe situatës në Kosovë. Kam kërkuar nga Daçiç që ai të mos e keqpërdorë një takim të tillë të madh ndërkombëtar dhe se ai nuk ka të drejtë të flasë në emër të Republikës së Kosovës”, tha Hoxhaj.

Në anën tjetër, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit, ka bërë me dije se koalicioni i formuar për të luftuar militantët e Shtetit Islamik të cilët kanë marrë pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, është bashkuar për të ecur në të gjitha frontet dhe koalicioni sipas tij, “do të angazhohet në këtë fushatë për aq kohë sa është e mundur”.

“Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi kanë kërkuar mënyrat për rritjen e efikasitetit të veprimeve tona dhe unë jam i bindur që secili prej anëtarëve të koalicionit, do ta bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Kerry.

Kerry ka shtuar se rritja e shpejtë e militantëve, po i bën ekstremistët edhe më tutje që të jenë të ekspozuar, ndonëse viktima nga ana e tyre sipas tij, ka nga dita në ditë.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: BallkanBallkaniBrukselEvropaIrakJohn KerrykonfirmimKosovaKosovëLindjaLindja e MesmeMasaNATOParaPunërajonSekretari Amerikan i ShtetitSerbiaShtetet e BashkuaraShteti IslamikSiriviktima
Tjetri
“Imuniteti” ndaj korrupsionit dëmton Kosovën

"Imuniteti" ndaj korrupsionit dëmton Kosovën

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.