AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia përllogarit kostot e pezullimit të gazsjellësit rus

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pasi Rusia lajmëroi se nuk do t’i vazhdonte punimet për gazsjellësin ‘South Stream’, ekspertët kanë paralajmëruar se Serbia mund të vuajë dëm të madh ekonomik nëse Vladimir Putin nuk ndërron mendje.

Ekonomia serbe do të vuajë nga humbjet e vendeve të mundshme të punës dhe të tarifave të transitit pasi ndërtimi i gazsjellësit, që duhej të kalonte gazin nga Rusia në Bullgari dhe Serbi për në Europën Perëndimore, u pezullua nga Putin të hënën, thanë ekspertët dhe zyrtarët të mërkurën.

Ministri serb i Energjisë dhe Minierave, Aleksandar Antic tha gjithashtu se Serbia ka vuajtur dëm të madh nga pezullimi i gazsjellësit ‘South Stream’.

“Të gjitha humbjet në lidhje me investimet në projekt deri më sot janë margjinale krahasuar me humbjen e mundshme të investimit prej 2.1 miliardë euro dhe faktit që kompanitë tona do të kryejnë punët ndërtimore duke formuar një total prej 500 milionë euro,” tha Antic.

“Dy miliardë eurot e investimit nuk do të hyjnë në Serbi nëse ndërtimi i gazsjellësit ndalon me të vërtetë,” tha për BIRN Vojislav Vuletic nga Lidhja Serbe e Gazit.

“Në këtë rast, njerëzit tanë nuk do të punësohen në mirëmbajtjen e sistemit, kompanitë tona të ndërtimit nuk do të përfshihen dhe Serbia do të humbë përfitimet nga taksimi transit,” shtoi Vuletic.

Vladimir Medovic, një ekspert energjie ra dakord se Serbia përballet me humbje në disa zona.

“Nëse Rusia heq vërtetë dorë nga gazsjellësi, Serbia do të humbë edhe South Stream-in edhe NIS-in [një kompani energjetike e shitur pjesërisht te gjiganti rus Gazprom],” tha Medovic për BIRN.

“Serbia shiti 51 për qind të NIS te Gazprom dhe çmimi ishte i ulët – 400 milionë euro, sepse pritej ndërtimi i gazsjellësit South Stream. Shitja e NIS supozohej të ishte një biletë hyrje që Serbia pagoi në mënyrë që të përfshihej në South Stream,” shpjegoi ai.

Por ai tha gjithashtu se kishte frikë se edhe nëse gazsjellësi ndërtohej, Serbia mund të përballej me pasoja të këqija sepse Gazprom do të ketë monopolin në treg.

Sipas raportimeve të medias, Serbia ka shpenzuar 30 milionë euro deri më tani për gazsjellësin South Stream, përfshirë përvetësimin e tokës, punën përgatitore dhe projektet.

Puna në pjesën bullgare të gazsjellësit filloi në tetor 2013, por u pezullua në qershor pasi Komisioni Europian tha se mund të ishte duke thyer rregullat e konkurrencës së BE-së. Serbia, ku puna filloi në nëntor 2013, nuk e pezulloi kurrë përkushtimin e saj ndaj projektit.

South Stream fillimisht u programua të përfundohej në 2018, me kompaninë ruse të gazit ‘Gazprom’ që synon të shtojë linjat e furnizimit të Europë dhe të shmangi kalimin e gazit nëpërmjet Ukrainës.

Por marrëdhëniet e lëkundura të BE-së dhe SHBA-së me Rusinë mbi Ukrainën vunë në pikëpyetje fatin e projektit.

Putin tha gjithashtu se vendimi për të ndaluar projektin ‘South Stream’ erdhi si rezultat i presioneve të BE-së.

“Nëse Europa nuk do ta zbatojë [South Stream-in], atëherë nuk do të bëhet. Ne tani do t’i përqendrojmë burimet tona të energjisë në drejtime të tjera,” tha ai.

Etiketa: BEBIRNBullgariEkonomiaEuroEuropaGazpromKomisioni EuropianpasojaPunaPunëPutinRusiaSerbiSerbiaSHBATregUkrainëVendimiVladimir Putin
Tjetri
Bleona na zhvesh të gjithëve

Bleona na zhvesh të gjithëve

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.