AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia gati të ndryshojë emblemën nga periudha komuniste

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mburoja e re me luanin e kuq në fushën e verdhë.

Maqedonia po e lë pas stemën e vjetër atë me motive të periudhës komuniste për një luan të kuq në një mburojë të verdhë.

Mburoja e re me luanin e kuq në fushën e verdhë.
Stema e re me luanin e kuq në fushën e verdhë.

Maqedonia po prezanton një stemë të re, një luan të kuq në një mburojë të verdhë me një kurorë lart, duke zëvendësuar simbolet aktuale të kopjuara në epokën komuniste.

“Stema aktuale është dizenjuar për të shkuar me atë të BRSS. Elementët e detyrueshëm, si dielli, ylli i kuq, kërcenjtë e grurit të lidhura me një fjongo… të gjitha këto simbolizojnë shoqërinë e ndritur komuniste,” lajmëroi qeveria në një deklaratë për shtyp.

Përpara deklarimit të pavarësisë në fillim të viteve 1990, Maqedonia ishte pjesë e Federatës Socialiste të Republikës së Jugosllavisë.

Qeveria, e drejtuar nga partia e qendrës së djathtë, VMRO DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski, befasoi javën e shkuar shumë persona kur lajmëroi se kishte vendosur të ndryshonte stemën.

Partia e shqiptarëve etnikë, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, tha se mbështeste ndryshimin, pasi luanët mund të gjenden në shumë familje të mëdha dhe të njohura shqiptare.

Emblema e re pret të miratohet nga parlamenti. Duhet të ketë mbështetjen e të paktën 82 nga 123 anëtarëve të parlamentit, që në teori partitë qeverisëse e kontrollojnë.

Stema aktuale e Maqedonisë është një version i rishikuar i një steme të miratuar më 27 korrik, 1946, nga Republika Popullore e Maqedonisë, që ishte pjesë e Jugosllavisë Socialiste.

Në të shfaqen dy kërcenj të përkulur gruri, gjethe duhani dhe fruta lulëkuqe, të gjitha karakteristike në Maqedoni, të lidhura me një fjongo dhe të dekoruara me motive tradicionale të folkut maqedonas.

Stema e re me motive nga periudha komuniste.
Stema e re me motive nga periudha komuniste.

Në qendër, stema paraqet male, liqene dhe një lindje dielli.

Në vitin 2009, qeveria e Gruevskit e ndryshoi stemën duke hequr yllin e kuq që simbolizonte komunizmin, nga qendra.

Mburoja e re ka një kurorë me gurë të çmuar në krye që përmban elementë nga fortesa e Kale e Shkupit. Emblema ngjason edhe me atë të partisë VMRO DPMNE, që ka gjithashtu një luan të verdhë në një mburojë të kuqe.

Vendimi për të ndryshuar emblemën u mor në mes të një krize parlamentare të vazhdueshme. Që nga zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale të mars-prillit, opozita, e drejtuar nga Social Demokratët, SDSM, ka refuzuar të shkojë në parlament, duke e akuzuar qeverinë se ka fituar zgjedhjet me mashtrim.

SDSM nuk ka komentuar deri më tani për ndryshimin e emblemës.

Teksa shumica e publikut u befasua nga ndryshimi, që u lajmërua vetëm në një deklaratë për shtyp të qeverisë, pa debat publik, disa media në Bullgarinë fqinje kanë kritikuar lëvizjen si një përpjekje për të kopjuar simbolet kombëtare bullgare. Stema bullgare ka gjithashtu një luan të verdhë në një mburojë të kuqe.

“Qeveria në Shkup ka mbështetur idenë e një steme që është një kopje e tonës,” shkruan e përditshmja bullgare Telegraf.

Gazeta tha se qeveria maqedonase ka neglizhuar të sqarojë se luani është një simbol mesjetar i perandorisë së dytë bullgare.

Megjithëse Bullgaria ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Maqedonisë, i konsideron ende maqedonasit etnik në Bullgari dhe gjuhën maqedonase një dialekt të asaj bullgare.

Etiketa: BDIBullgariBullgariaFamiljegazetaGruevskikrizeLuanëMaqedoniMaqedoniamashtrimMediaNikola GruevskiOpozitapaktParaparlamentPartiaQeveriaShkupshqiptareVendimiVMRO DPMNEZgjedhjet
Tjetri
Fakte në lidhje me Kadri Veseli dhe SHIK-un

Fakte në lidhje me Kadri Veseli dhe SHIK-un

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.