AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Sondazhi i IDM: Qeveria e majtë, 7 %  më shumë besim se e djathta

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Shqiptarët i besojnë më shumë NATO-s e BE-së, ndërsa besimi më i vogël shkon për partitë politike dhe sistemin gjyqësor. 51 për qind e të anketuarve identifikojnë punësimin, si shërbimin më të keq të ofruar nga qeveria aktuale.

Qytetarët shqiptarë rendisin NATO-n dhe Bashkimin Europian si institucionet më të besueshme, ndërsa shprehen se kanë nivelin më të ulët të besimit për partitë politike dhe sistemin gjyqësor në vend. Besimi tek qeveria është rritur me 7 për qind, krahasuar me periudhën prill-maj 2013, ndërsa pikë pozitive kanë shënuar edhe Policia e Shtetit apo Parlamenti.

Të dhënat u bënë publike të mërkurën nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, pas një sondazhi të realizuar në muajin tetor të këtij viti për të matur besimin e qytetarëve tek Qeveria dhe institucionet publike në Shqipëri.

Gjetjet e sondazhit identifikojnë Policinë dhe sistemin shëndetësor në vend, si fusha ku qeveria e majtë po performon më mirë se në të shkuarën, ndërsa vihet re ulje besimi për Forcat e Armatosura apo Shoqërinë Civile.

Sondazhi i IDM-së ka identifikuar sërish punësimin, si problemin më të madh të qytetarëve shqiptarë. Gjetjet e sondazhit tregojnë se 51  për qind e të anketuarve janë të pakënaqur me ofrimin e shërbimit për punësim nga qeveria aktuale. Kjo shifër është më e lartë edhe se pakënaqësia ndaj shërbimeve të ofruara nga sistemi gjyqësor, për të cilin ankohen 47 për qind e të anketuarve.

Përveç besimit tek qeveria dhe institucionet publike, sondazhi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka matur edhe perceptimin e qytetarëve ndaj transparencës së qeverisjes dhe institucioneve të tjera në vend.

“Opinioni publik shqiptar prêt nga qeveria që të jetë transparente, e hapur për qytetarët dhe të zbatojë politikat kundër korrupsionit,’ thonë organizatorët e sondazhit. Qytetarët që kanë marrë pjesë në sondazh kërkojnë në shumicë që informacionet financiare dhe kontratat që financohen nga buxheti i shtetit të bëhen publike.

Gjithashtu, ata kërkojnë më shumë transparencë për pasuritë dhe të ardhurat personale të deputetëve dhe të zgjedhurve vendorë.

Një tjetër gjetje interesante e sondazhit është ai që lidhet me ndikimin që politika ka mbi sistemin gjyqësor në vend. 66 për qind e të anketuarve mendojnë se politika ushtron ndikimin më të madh në punën e sistemit gjyqësor, ndërsa ndikimi më i vogël identifikohet tek institucionet fetare.

Shqipëria është vend anëtar i Partneritetit për Qeverisje të Hapur që prej muajit gusht 2011. Që prej asaj kohe e deri më sot, janë adoptuar dy plane veprimi për të promovuar transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisje.

Të dhënat e sondazhit të IDM, për përgatitjen e së cilit u intervistuan 1200 qytetarë nga i gjithë vendi tregojnë se Shqipëria është ende larg arritjes së këtij qëllimi.

Etiketa: BEbesimbuxhetiBuxheti i Shtetitdemokracideputete djathtaforcat e armatosuraFushaGjyqIDMNATOPoliciaPolicia e ShtetitPRPunëQeveriaSHshqipShqipëriShqipëriasondazhulje
Tjetri
Më shumë fluturime drejt veriut të bregdetit Adriatik

Më shumë fluturime drejt veriut të bregdetit Adriatik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.