AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Luani i kuq i Maqedonisë nuk e bën për vete opozitën

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mburoja e re me luanin e kuq në fushën e verdhë.

Partitë opozitare maqedonase thanë se plani i qeverisë për të hequr stemën e periudhës komuniste dhe për të zëvendësuar me një luan të kuq në mburojë të verdhë nuk është asgjë më shumë se një shpërqendrim politik.

Mburoja e re me luanin e kuq në fushën e verdhë.
Stema e re me luanin e kuq në fushën e verdhë.

Partia kryesore opozitare maqedonase Social Demokrate, SDSM, ka dalë kundër stemës së re të propozuar për vendin, duke thënë se plani ishte që të shpërqendroheshin nga problemet e vërteta.

“Ky është një shembull tipik i përpjekjeve të qeverisë për të larguar vëmendjen e publikut nga shumë çështje dhe skandale që duhet të marrin përgjigje,” tha zëdhënësi i SDSM Petre Shilegov.

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Nikola Gruevski mori vendimin të ndryshojë emblemën javën e shkuar, gjatë kohës që po ndodh një krizë parlamentare.

Që nga zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale të mars-prillit, opozita, e drejtuar nga Social Demokratët, SDSM, ka refuzuar të shkojë në parlament, duke e akuzuar qeverinë se ka fituar zgjedhjet me mashtrim.

Partia Demokratike e Shqiptarëve, DPA, një tjetër parti opozitare, ka hedhur poshtë emblemën e re të propozuar dhe e ka akuzuar kundërshtaren e saj nga kampi shqiptar, Bashkimin Demokratik për Integrim, BDI, që është në qeveri, se i është nënshtruar dëshirës së Gruevskit.

“Ky është një tjetër projekt antishqiptar që po aplikohet si shprehje e nënshtrimit të BDI ndaj partnerit të saj në qeverisje,” tha Bekim Fazliu, një legjislator i DPA.

Megjithatë ai pranoi se DPA, me vetëm shtatë nga 123 vende në parlament, mund të bëjë pak gjë për të kundërshtuar planin.

Emblema e re pret të miratohet nga parlamenti. Duhet të ketë mbështetjen e të paktën 82 nga 123 anëtarëve të parlamentit, që në teori partitë qeverisëse e kontrollojnë.

Qeveria javën e shkuar befasoi shumë persona kur lajmëroi vendimin për të ndryshuar stemën.

Mburoja e re ka një kurorë me gurë të çmuar në krye që përmban elementë nga fortesa e Kale e Shkupit. Emblema ngjason edhe me atë të partisë VMRO DPMNE, që ka gjithashtu një luan të verdhë në një mburojë të kuqe.

Stema aktuale e Maqedonisë është një version i rishikuar i një steme të miratuar më 27 korrik, 1946, nga Republika Popullore e Maqedonisë, që ishte pjesë e Jugosllavisë Socialiste.

Në të shfaqen dy kërcenj të përkulur gruri, gjethe duhani dhe fruta lulëkuqe, të gjitha karakteristike në Maqedoni, të lidhura me një fjongo dhe të dekoruara me motive tradicionale të folkut maqedonas.

Në qendër, stema paraqet male, liqene dhe një lindje dielli.
Në vitin 2009, qeveria e Gruevskit e ndryshoi stemën duke hequr yllin e kuq që simbolizonte komunizmin, nga qendra.

 

Etiketa: BDIdemokrateGruevskiMaqedonimashtrimNikola GruevskiOpozitapaktparlamentPartiaPartia DemokratikeQeveriasocial demokrateVMRO DPMNEZgjedhjet
Tjetri
Gjykatësit maqedonas shqyrtojnë kërkesën për heqjen e ‘damkës’ me bojë për votuesit

Gjykatësit maqedonas shqyrtojnë kërkesën për heqjen e ‘damkës’ me bojë për votuesit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.