AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Ulja e çmimit të naftës në botë vë në vështirësi Bankers Petroleum

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pus nafte në zonën e Patos-Marinzës pranë Fierit fotografuar në korrik 2014. Foto: BIRN

Kompania njofton se do të përqendrohet te ulja e kostove ndërsa nuk do të rrisë prodhimin në vitin 2015, për herë të parë që kur filloi punën në Shqipëri. Vlera e aksioneve në bursë bie me shpejtësi.

Aksionet e Bankers në bursë. Burimi: http://www.theglobeandmail.com/globe-investor/markets/stocks/summary/?q=bnk-t
Aksionet e Bankers në bursë. Burimi: http://www.theglobeandmail.com/globe-investor/markets/stocks/summary/?q=bnk-t

Kompania e nxjerrjes së naftës në Shqipëri Bankers Petroleum deklaroi sot (12 dhjetor) se beson se është në gjendje të përballet me rënien e ndjeshme të çmimit të naftës në botë, ndonëse të ardhurat e saj pritet të bien ndjeshëm. Gjatë pesë ditëve të fundit, aksionet e kësaj kompanie në bursë kanë rënë në kuotën më të ulët në tre vjet.

“Gjatë këtyre viteve Bankers ka ngritur një biznes me një bilanc të pastër financiar dhe operacione fleksibël ndaj luhatjeve të çmimit të naftës. Në kombinimin e programeve tona të shitjeve dhe ruatjen e pozitës tonë për vitin 2015, ne parashikojmë një diferencë në çmim prej 30 dollarë për fuçi në 70 dollarë Brent dhe gjithashtu ka kapacitetet për të përballuar edhe rëniet e mëtejshme të çmimit të naftës,” tha drejtori ekzekutiv i Bankers David French në një deklaratë për shtyp.

Bankers vepron në Shqipëri që nga viti 2004 dhe ka arritur të realizojë 474 milionë dollarë të ardhura për periudhën janat-shtator të këtij viti duke arritur të prodhojë mesatarisht 22 mijë fuçi naftë në ditë.

Por çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ka rënë me mbi 40 për qind që nga qershori i këtij viti kur në bursë shitej me 115 dollarë për fuçi ndërsa tani shitet për më pak se 70 dollarë për fuçi. Parashikimet janë që vitin e ardhshëm çmimi i naftës të jetë rreth 70 dollarë për fuçi ndërsa disa analistë parashikojnë çmim edhe më të ulët se kaq.

Nafta shqiptare e cila prodhohet në shumicën dërrmuese nga Bankers Petroleum dhe në një pjesë më të vogël nga kompania shtetërore Albpetrol, shitet aktualisht për rreth 75 për qind të çmimit të naftës në bursën e Londrës i njohur si çmimi BRENT. Kjo do të thotë se të ardhurat e naftës shqiptare pritet të reduktohen ndjeshëm gjatë vitit të ardhshëm.

“Kompania ka planifikuar që 55% të volumit të naftës bruto të prodhuar gjatë vitit të ardhshëm ta eksportojë në Mesdhe dhe në Shtetet e Bashkuara. Një çmim prej 79-80% të Brentit është parashikuar në termat e kontratave për të gjitha volumet e eksporteve,” thotë kompania.

Pavarësisht rënies së pritshme të të ardhurave, Bankers ka ndër mend të investojë 218 milionë dollarë të tjera, investime këto që do të përqendrohen pjesërisht në një program për injektimin e polimerit dhe pjesërisht në programe që synojnë zhvillimin infrastrukturor dhe uljen e kostos së prodhimit.

Por pavarësisht kësaj, në rast se çmimet në tregun ndërkombëtar nuk do të rriten, viti 2014 mund të jetë viti i pikut të prodhimit.

‘Duke marrë parasysh se çmimi i naftës në tregjet botërore po shënon rënie gjatë kësaj periudhe, Bankers ka parashikuar një nivel prodhimi të naftës të përafërt me nivelet e këtij viti”, thotë Bankers.

Si pasojë e rënies së shpejtë të çmimit të naftës në botë, aksionet e Bankers në bursën e Torontos në Kanada kanë rënë me 18 për qind gjatë pesë ditëve të fundit dhe gjenden shumë pranë minimumit të pesë viteve të fundit. Aktualisht vlera tregtare e kompanisë (market capitalization) ka rënë në 652 milionë dollarë.

Probleme nga rënia e çmimit të naftës pritet të ketë edhe buxheti i shtetit, i cili arkëton shuma të konsiderueshme në formën e rentës minerare nga nxjerrja e naftës.

Etiketa: AlbpetrolBankers PetroleumbuxhetiBuxheti i ShtetitinvestimeKanadanaftaPunëSHshqipShqipërishqiptareshtatorShtetet e Bashkuara
Tjetri
Hakerat pretendojnë se kanë në dorë të dhënat e të gjithë shtetasve serbë

Hakerat pretendojnë se kanë në dorë të dhënat e të gjithë shtetasve serbë

protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.