AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Artistët i japin zë problemit të strehimit të komunitetit rom

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Vizitorë në nje ekspozitë në Muzeun Kombëtar më 16 dhjetor 2014. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ekspozita “Fshirje. Banimi në Art” përdor artin si formë proteste për të nënvizuar së strehimi i komuniteti rom është e drejtë universale.

Vizitorë në ekspozitën "Fshirje, Banimi në Art” e hapur në Muzeun Kombëtar më 16 dhjetor 2014. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Vizitorë në ekspozitën “Fshirje, Banimi në Art” e hapur në Muzeun Kombëtar më 16 dhjetor 2014. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u çel të martën ekspozita “Fshirje. Banimi në Art” ku artistë të ndryshëm nga fushat e pikturës, skulpturës, multimedias dhe instalacioneve shprehën mbështetjen e tyre për problematikën e strehimit të komunitetit rom dhe mbi këtë çështje si një e drejtë universale.

Pas një manifestimi paqësor përpara Kryeministrisë dhe një proteste përpara Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit gjatë muajit të fundit, artistët në mbështetje të komunitetit rom vendosën hapjen e një ekspozite.

Vepra "Simfonia Territoriale" nga Sead Kazanxhiu, në ekspozitën “Fshirje. Banimi në Art”, Tiranë më 16 dhjetor 2014. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Vepra “Simfonia Territoriale” nga Sead Kazanxhiu, në ekspozitën “Fshirje. Banimi në Art”, Tiranë më 16 dhjetor 2014. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

E organizuar në formën e një pasqyrimi të realitetit, me performanca, intervista dhe mesazhe, ekspozita afroi më shumë pjesëmarrësit me problemet e përditshme të komunitetit rom. Artistët që morën pjesë në ekspozitën e mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ishin Sead Kazanxhiu, Edison Mustafaj, Ernard Dyli, Elton Baxhaku dhe Eriona Çami.

“Mesazhi i ekspozitës ‘Fshirja’ është i thjeshtë. Ne duam të vëmë në dijeni të tjerët që ne ekzistojmë këtu, kontribuojmë për Shqipërinë, paguajmë taksa dhe kërkojmë që shteti të jetë i përgjegjshëm ndaj njerëzve si ne,” u shpreh për BIRN, Sead Kazanxhiu, një artist dhe aktivist i njohur  rom, i cili në ekspozitë u paraqit me një instalacion të shtëpizave të shkatërruara të familjeve të prekura.

Nuk është hera e parë që artisti Sead Kazanxhiu vendos të përdorë artin si formë proteste.

Në ditën Ndërkombëtare të Romëve, një vit më parë, Kazanxhiu krijoi një vepër arti të titulluar “Tetë Rrota për Tetë Prill” e vendosur përpara Parlamentit, ku ai tërhoqi vëmendjen e publikut dhe të qeveritarëve për mospërfaqësimin e komunitetit rom në administratë dhe për diskriminimin ndaj këtij komuniteti me të drejta të barabarta dhe universale.

Arti me pjesëmarrjen e publikut, varja e rrobave në ekspozitën “Fshirje. Banimi në Art”, në Muzeun Kombëtar në Tiranë më 16 dhjetor 2014. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Arti me pjesëmarrjen e publikut, varja e rrobave në ekspozitën “Fshirje. Banimi në Art”, në Muzeun Kombëtar në Tiranë më 16 dhjetor 2014. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Kazanxhiu tha se meqenëse ai jeton në Shqipëri dhe haset çdo ditë me problemet e shoqërisë, ai vendosi të thotë fjalën e tij për këtë çështje dhe fjala e tij më e vendosur është arti.

“Është krijuar ideja se romëve u pëlqen të jetojnë nëpër çadra, të bëjnë jetë nomade dhe të mos punojnë, por e vërteta është se romët kërkojnë të ketë një shtëpi të tyren dhe një jetë normale,” shtoi Kazanxhiu për BIRN.

Projekti i ndërtimi të Unazës së Madhe të Tiranës, preku strehimin e komunitetit rom që banon në zonën e Selitës për një kohë të gjatë. Banorët u lajmëruan se shtëpitë e tyre do të shemben për të krijuar hapësirën e nevojshme të planit të ri urbanistik. Disa prej tyre do të kompensohen, por të tjerë pretendojnë se janë në proces legalizimi, por legalizimi nuk do të bëhet pasi ligji Nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar; nuk lejon legalizime brenda sipërfaqeve të parashikuara për plane urbane.

[fact title=”Letër babagjyshit”]Një fëmijë rom u prezantua në ekspozitë me një letër drejtuar Babagjyshit në prag të festave të fundvitit. Ai shkruante:
“I dashur Babagjysh,
Unë nuk kam marrë asnjëherë dhuratë prej teje, por dua që këtë vit të kem shtëpizën time, dua që familja ime dhe unë të jemi miq me xhaxhi policët që vijnë për të na përzënë, dua që të jem në po të njëjtën shkollë me të njëjtët shokë.
Të uroj punë të mbarë në përgatitjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri!”
[/fact]

Një tjetër pjesëmarrës në ekspozitën  ishte edhe Edison Mustafaj, një piktor që e ngacmoi koncepti artistik i mbivendosjes së një realiteti të ri urban mbi atë fillestar.

“Kjo është një revoltë artistike ndaj një fenomeni që një komunitet po e përjeton thellë. Bëhet fjalë për njerëz që një bunker të krijuar në një kohë tjetër, për një qëllim tjetër, e kanë përdorur si shtëpi. Kjo është ideja sesi arti prek mënyrën sesi funksionojnë gjërat në kohë të ndryshme,” tha për BIRN, Edison Mustafaj.

“Kjo ekspozitë dhe arti vetë është një ndërmjetës midis protestuesve dhe atyre që kanë pushtetin, ne duam t’i japim problemit një aspekt kulturor dhe më të ndjeshëm,” shtoi ai.

Etiketa: aktivistBanorëBIRNekspoziteIvana Dervishikomunitetkomuniteti romlegalizimembështetjeprotesteromromëshqipShqipëristrehimitaksatë drejtaTiranë
Tjetri
“ Alpine Bau ” dhe “Familja e Ballkanit”

“ Alpine Bau ” dhe “Familja e Ballkanit”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.