AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata maqedonase nuk shpall vendimin e gjyqit të gazetarit

Meri JordanovskangaMeri Jordanovska
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tomislav Kezarovski Foto arkive

Një gjykatë e apelit ka marrë një vendim për gazetarin Tomislav Kezarovski, burgosja e të cilit ngriti shqetësime për lirinë e medias, por nuk pranoi t’i publikonte ato derisa procedurat burokratike të përmbusheshin.

Tomislav Kezarovski Foto arkive
Tomislav Kezarovski Foto arkive

Gjykatësi në Gjykatën e Apelit të Shkupit, Safet Kadriu i tha BIRN të hënën se vendimi për apelimin e Kezarovskit ndaj katër vite e gjysmë viteve burg ishte marrë por duhej të verifikohej formalisht përpara se të publikohej.

Kadriu tha se tani gjykata duhet të përgatisë vendimin dhe t’ia dorëzojë atë Gjykatës Penale të Shkupit për verifikim.

“Është e vërtetë. Vendimi është marrë. Është në fazën përgatitore dhe do të dorëzohet në Gjykatën Penale të shkallës së parë të Shkupit. Nuk mund të themi gjë për vendimin derisa të verifikohet dhe kjo do të ndodhë sipas ligjit brenda 60 ditëve,” tha Kadriu për BIRN.

Megjithatë gjykatësi tha se ai priste që vendimi të shpallej më herët se atëherë, ndoshta brenda një jave, për shkak të interesit të madh të publikut për çështjen.

Pesë gjykatës të apelit mund të vendosin për dënimin me burg, që do të thotë rigjykim ose miratim. Ata mund të dorëzojnë gjithashtu, një vendim të ndryshëm.

Gazetari investigativ u burgos në tetor 2013 për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një gjyq për vrasje.

Kezarovski kaloi gjashtë muaj në paraburgim në Shkup dhe më pas u lirua me arrest shtëpie, ku ai ka qëndruar që atëherë.

Dënimi i tij me burg dhe periudha e gjatë e paraburgimit tërhoqi shumë kritika, nxiti pretendime se qeverisja e Nikola Gruevskit po përpiqet të shtypë lirinë e medias. Ajo mohoi çdo përfshirje në çështje.

Në një deklaratë të përbashkët në tetor, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve dhe Federata Europian e Gazetarëve i nxitën autoritetet të sigurohen që ‘të gjitha akuzat absurde’ mbi Kezarovskin të bien që të prevalojë drejtësia dhe liria e shprehjes së mendimit.

“Tomislav Kezarovski po dënohet pa të drejtë për mbështetjen dhe mbrojtjen e burimeve dhe profesionit të tij,” tha presidenti i IFJ Jim Boumelha, i cili vizitoi Kezarovskin dhe familjen e tij në mars për të shprehur solidaritetin nga unionet botërore të medias.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vihet në vend që Tomislav të dalë nga ky makth si një njeri i lirë,” shtoi Boumelha.

Gjyqi i gazetarit ndodhi në periudhën e mbylljes së papritur të medieve kritike ndaj qeverisë në Maqedoni.

Mbylljet sollën shqetësim për lirinë e shtypit në vend. Që prej vitit 2011, Komisioni Europian në raportet e përvitshme të progresit ka theksuar se liria e fjalës është një prej zonave kyçe që Maqedonia duhet të përmirësojë.

Etiketa: Arrestarrest shtëpieBIRNBurgDrejtësiagazetarGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqiKomisioni EuropianLiriaLiria e ShprehjesMaqedoniMaqedoniaparaburgimShkupVendimVendimiverifikimvrasje
Tjetri
Protesta e studentëve bllokon kryeqytetin maqedonas

Plenumi i studentëve maqedonas – Një thirrje për respekt

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.