AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Shqipëria humbi 1,3 miliardë dollarë nga krimi dhe korrupsioni, thotë agjencia amerikane

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Sipas vlerësimeve konservatore, transfertat ilegale të parave i hoqën shqiptarëve së paku 1,3 miliardë dollarë gjatë viteve 2003-2012.

182f6013Studimi nga agjencia e Integritetit Financiar Botëror, (GIF) i cili analizon të dhënat e transfertave valutore dhe tregtare të raportuara nga Fondi Monetar ndërkombëtar vlerëson se shqiptarët humbën mesatarisht 128 milionë dollarë në vit për dhjetë vjet me rradhë nga krimi, korrupsioni dhe evazioni fiskal. Agjencia me zyrë në Uashington DC thotë se ky është vlerësimi më konservator i mundshëm dhe paraqet vetëm të dhënat që mund të nxirren nga transfertat e deklaruara si dhe nga gënjeshtrat e kryera përmes mbifaturimeve për mallra, por nuk është në gjendje të vlerësojë transfertat e kryera kesh apo transfertat e kryera përmes mbifaturimeve në shërbime.

Të dhënat e disponueshme nga GIF sugjerojnë se gjatë vitit 2012 nga Shqipëria fluturuan në këtë mënyrë së paku 65 milionë dollarë, ndërsa viti me transferta më të larta qe 2008-a kur fluturuan 305 milionë dollarë. Në vitin 2011, nga Shqipëria fluturuan 265 milionë dollarë. Raporti nuk ka të dhëna për vitin 2009.

Mënyra më e zakonshme e transferimit të parave të krimit, korrupsionit apo evazionit fiskal është ajo e kryerjes së pagesave të rreme për blerje mallrash ose shërbimesh jashtë vendit, në përgjithësi, me fatura të lëshuara nëpër parajsa fiskale, ku ligjet e këtyre vendeve lënë pak hapësirë për kontrolle.

Raporti botëror vlerëson se gjatë periudhës së shqyrtuar, nga vendet në zhvillim fluturuan 991 miliardë dollarë, shifër kjo më e madhe se sa shuma e përgjithshme e investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe ajo e ndihmës zyrtare për zhvillim të marra sëbashku.

Nga vendet e Ballkanit, duket se gjatë kësaj periudhe Serbia është humbësja më e madhe e krimit, korrupsionit dhe evazionit fiskal. Nga ky vend kanë fluturuar mbi 45 miliardë dollarë.

Edhe Maqedonia, ndonëse një vend i vogël dhe i varfër, ka shënuar largime kapitale të stërmëdha të vlerësuara në mbi 5.2 miliardë dollarë.

Shqipëria ka një zbatim pothuajse inekzistent të ligjeve kundër pastrimit të produkteve të veprës kriminale, me një numër minimal rastesh konfiskimi dhe dënimi, gjë që e bën të lehtë për kriminelët të investojnë këto para në Shqipëri më shumë se sa t’i transferojnë jashtë vendit për pastrim.

Një investigim i BIRN mbi kompaninë austriake Alpina pak ditë më parë zbuloi se si kjo kompani pati paguar për një kompani të regjistruar në parajsën fiskale Qipro mbi 1.4 milionë euro pa kurrfarë kontrate, transfertë kjo e dyshuar si një mekanizëm për të paguar një korrupsion të mundshëm të ndonjë zyrtari.

Ndërkohë, një investigim tjetër i BIRN mbi dosjen e vrasjeve me pagesë, zbuloi se si paratë e pista kanë sjellë kriminalizimin e përgjithshëm të botës së biznesit në Shqipëri, ku shumë shpesh, vrasja gjendet si rrugëzgjidhje e lehtë për mosmarrëveshjet e ndryshme.

Burimi: Burimi: www.gfintegrity.org/wp-content/uploads/2014/12/Illicit-Financial-Flows-from-Developing-Countries-2003-2012.pdf

Etiketa: BIRNblerjeEuroEvazioni fiskalInvestigimKESHKorrupsionKorrupsionikrimiMaqedoniaParaQiproRaportiSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriaTransfertaVrasjazhvillim
Tjetri
Gjykata maqedonase nuk shpall vendimin e gjyqit të gazetarit

Gjykata maqedonase nuk shpall vendimin e gjyqit të gazetarit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.