AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Parlamenti Europian, mision për t’i dhënë fund bojkotit të PD-së

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Eduard Kukan, anëtar i Partisë Popullore Europiane. Foto: PE

Dy europarlamentarë do të vijnë në Shqipëri për të ndërmjetësuar fundin e bojkotit të Partisë Demokratike në kuvend në prag të skadimit te mandatit të deputetëve të djathtë.

Eduard Kukan, anëtar i Partisë Popullore Europiane. Foto: PE
Eduard Kukan, anëtar i Partisë Popullore Europiane. Foto: PE

Në kuadër të mbarëvajtjes së procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, dy grupet politike europiane, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) dhe Partia Popullore Europiane kanë ngarkuar përfaqësuesit e tyre Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan me përgjegjësinë e ndërmjetësimit të marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës shqiptare.

Ata do të ndihmojnë partitë kryesore të rikrijojnë dialogun politik dhe do të inkurajojnë opozitën t’i japi fund bojkotit dhe të rifillojë punën në parlament.

“Dialogu politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm mes shumicës qeverisëse dhe opozitës, së bashku me debatet politike që ndodhin në parlament, janë jetësore për procesin e integrimit në BE,” shkruan Kukan në një deklaratë për median.

Fleckenstein do të negociojë me shumicën, ndërsa Kukan me opozitën.

Kjo e fundit e ka braktisur parlamentin që prej 10 korrikut të këtij viti pas dhunës së ushtruar ndaj demokratit Gent Strazimiri gjatë një seance plenare.

Bojkoti i ri riktheu ngërçin e vjetër në skenën politike shqiptare, duke ftuar edhe një tjetër herë në bord komunitetin ndërkombëtar për të luajtur rolin e arbitrit.

Pas një mungese afro gjashtë mujore në Kuvend opozita rrezikon t’i djeg mandatet e deputetëve të saj, arsye për të cilën disa deputetë në radhët e Demokratëve kanë treguar padurim për t’u kthyer në parlament.

Si kusht për fundin e bojkotit opozita ka kërkuar miratimin e një ligji për dekriminalizimin e Kuvendit.

Eduard Kukan dhe Fleckenstein vijnë në Tiranë për të gjetur një zgjidhje për ngërçin e krijuar dhe për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi mes partive.

Knut Fleckenstein do të jetë në Shqipëri të enjten dhe të premten në datat 18-19 dhjetor, ndërsa Eduard Kukan do të mbajë vizitën e tij të dielën dhe të hënën më 21-22 dhjetor.

Marrëveshja që do t’i hapë dyert opozitës në Kuvend pritet të formalizohet në fillimin e javës së ardhshme, pasi maxhoranca duket se ka rënë dakord që të miratojë projektligjin që ekspozon para publikut, deputetët me të kaluar të errët kriminale.

Mesazhet e vizitës së Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan janë inkurajimi i opozitës për t’u kthyer në parlament, rikrijimi i dialogut politik dhe pjesëmarrjes në punën e parlamentit, si dhe inkurajimi i të gjitha partive politike për t’u përfshirë në procesin drejt dekriminalizimit të parlamentit dhe institucioneve të tjera publike.

Etiketa: AMPBEdeputetDhunëKuvendmandatetMarrëveshjamarrëveshjeMaxhorancaOpozitaParaparlamentParlamenti EuropianPartiaPartisë DemokratikePDPunëshqipShqipërishqiptare
Tjetri
Protesta e studentëve bllokon kryeqytetin maqedonas

Studentët e Maqedonisë paralajmërojnë protesta të reja për provimet shtetërore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.