Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Eksodi i padukshëm i shqiptarëve, mijëra kërkojnë azil në BE

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
17:29 | 19/12/2014
Në Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Eksodi i padukshëm i shqiptarëve, mijëra kërkojnë azil në BE

Në këtë foto të 17 dhjetorit 2014, një oficer policie kontrollon numrin e emigrantit në kyçin e tij në një kamp emigrantësh ilegalë në Szeged, Hungaria e jugut. Mijëra emigrantë ilegalë synojnë të mbërrijnë në BE përmes Hungarisë, një pjesë e madhe e të cilëve janë nga Kosova, vendi i fundit në Europë me regjim vizash. (AP Photo/Darko Bandic)

Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa media shfaqi shenja habie mbi lajmin se qindra njerëz u grumbulluan në Vlorë me shpresën e azilit në Gjermani, të dhënat e Eurostat tregojnë se azilkërkuesit shqiptarë janë shumëfishuar gjatë viteve të fundit.

Në këtë foto të 17 dhjetorit 2014, një oficer policie kontrollon numrin e emigrantit në kyçin e tij në një kamp emigrantësh ilegalë në Szeged, Hungaria e jugut. Mijëra emigrantë ilegalë synojnë të mbërrijnë në BE përmes Hungarisë, një pjesë e madhe e të cilëve janë nga Kosova, vendi i fundit në Europë me regjim vizash. (AP Photo/Darko Bandic)
Në këtë foto të 17 dhjetorit 2014, një oficer policie kontrollon numrin e emigrantit në kyçin e tij në një kamp emigrantësh ilegalë në Szeged, Hungaria e jugut. Mijëra emigrantë ilegalë synojnë të mbërrijnë në BE përmes Hungarisë, një pjesë e madhe e të cilëve janë nga Kosova, vendi i fundit në Europë me regjim vizash. (AP Photo/Darko Bandic)

Sipas të dhënave të zyrës statistikore të Bashkimit Europian, Eurstat, nga janari deri nëntor të këtij viti, mbi 13,500 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian, shifër kjo që është shumëfishuar gjatë katër viteve të fundit.

Sipas të dhënave, kërkesat e reja për azil nga Shqipëria u rritën nga 2,860 në vitin 2011, viti i parë i liberalizimit të vizave, në 13,540 këtë vit. Në 2012 numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE ishte 7500 dhe në 2013 arriti në 11,000 vetë.

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, vendet anëtare të Bashkimit Europian morën 10,410 vendime mbi kërkesat e shqiptarëve për azil, nga të cilat, 9695 qenë vendime refuzimi dhe 715 qenë vendime për dhënien e statusit të azilantit.

Shumica e shqiptarëve që kanë kërkuar azil i janë drejtuar Gjermanisë dhe Francës, por një numër jo i vogël kanë synuar gjithashtu Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në të gjitha këto vende, numri i emigrantëve që kanë regjistruar kërkesë për statusin e azilantit, si një mënyrë për të fituar leje të rregull qëndrimi dhe pune, është shumëfishuar.

Por numri i azilkërkuesve në Francë mësohet se ka rënë me mbi dy herë këtë vit në krahasim me vitin 2013, numri i azilkërkuesit në Gjermani është shtuar me mbi pesë herë.

Lajmi se disa qindra  njerëz u dyndën në portin e Vlorës të enjten me shpresë se do të iknin me traget dhe autobus drejt Gjermanisë habiti mediat në Tiranë.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë lëshoi  një deklaratë ku theksoi se shqiptarët që synojnë emigrimin në Gjermani në këtë mënyrë, se nuk kanë asnjë shans të marrin azil si dhe theksoi faktin që numri i azilkërkuese është shtuar  ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

Por ngjarja e Vlorës duket se është vetë maja e ajsbergut të një dallge emigrimi përmes kërkesave për azil, dallgë që është shumëfishuar gjatë viteve të fundit.

Tjetri
Ngritja e Isa Mustafës në Kosovë

Ngritja e Isa Mustafës në Kosovë

Më të lexuarat

Eksodi i padukshëm i shqiptarëve, mijëra kërkojnë azil në BE

Eksodi i padukshëm i shqiptarëve, mijëra kërkojnë azil në BE

17:29 | 19/12/2014
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.