
Gjashtë të dyshuarit e gjyqit të profilit të lartë të “Grupit Drenica” të ish-luftëtarëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte për abuzim me të burgosurit civil, janë liruar me kusht.
Gjashtë të dyshuarit, përfshirë Sylejman Selimin, ambasadorin e Prishtinës në Tiranë dhe ish-komandantin e forcave të sigurisë së Kosovës dhe Sami Lushtaku, kryekomunar i Skenderajt, u liruan me kusht nga gjykata e Mitrovicës të premten.
“Kërkesa ime u pranua. Gjykata ka dhënë të njëjtën masë edhe për të tjerët,” tha Arianit Koci avokati i Lushtakut për BIRN.
Lushtaku pagoi 50,000 euro si garanci, tha avokati. Dy të pandehurit e tjerë, Isni Thaci dhe Zeqir Demaku paguan nga 20,000 euro. Nuk është ende e qartë se sa kanë paguar të dyshuarit e tjerë.
Disa nga të pandehurit të gjyqit të profilit të lartë janë mbajtur në paraburgim për 19 muaj.
Të gjithë janë shpallur të pafajshëm për torturë dhe keqtrajtim të të burgosurve civilë të mbajtur në qendrën e paraburgimit të UÇK-së Likovaç në 1998.