AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Ne dhe tjetri në konfliktin sirian

XhabyningaXhabyni
12 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Luftëtarë Kurd në qytetin Sirian, Kobane. | Foto nga :AP

Një reflektim mbi modernitetin dhe përfshirjen e myslimanëve shqiptar në luftën civile në Siri.

Luftëtarë Kurd në qytetin Sirian, Kobane. | Foto nga :AP
Luftëtarë Kurd në qytetin Sirian, Kobane. | Foto nga :AP

Investigimet e BIRN mbi mënyrën se si myslimanët nga vendi jonë shkojnë në konfliktin Sirian, duke përkrahur kështu dhe ISIS, nxjerr në pah një sërë problemesh të akumuluara në shoqërinë tonë post-komuniste. Probleme që kanë sa ngjashmëri me ato të një Evrope që ngre pikëpyetje të thella mbi ekzistencën e saj ashtu edhe të një Shqipërie të formuar keq që në embrion.

Të dy shkrimet deri më tani të botuara që flasin së pari për një person (EbuMerjem) dhe për Mide Dumanin që nuk i ka më fëmijët e saj pranë vetes tregojnë atë mish-mash shoqëror që përjetojmë dhe nuk e përmendim në përditshmërinë tonë. Natyrisht, që investigimi na transporton në një botë ku nuk mundet dot të anatemosh vetëm njërën palë si përgjegjëse kryesore për veprimet. Kjo e fundit, mund të ndodhë vetëm nëse gjykuesi vendos të jetë totalisht subjektiv në vlerësim, një vlerësim të tillë është më mirë ta anashkalojmë për hir të sinqeritetit ndaj vetes dhe temës.

Për shumë prej nesh, historia e luftës në Siri dhe krijimi i ISIS na përkujton pak a shumë Luftën e Spanjës. Petro Marko në kujtimet e tij shpjegon se jo pak herë persona të ndryshëm në kufi kanë tentuar ta ndalojnë atë dhe luftëtarë të tjerë t’i drejtohen Spanjës, por gjithsesi ato ia kanë arritur qëllimit duke përdorur lloj-lloj metodash bishtnuese edhe duke u hedhur hi syve të funksionarëve. Mirëpo, cilido krahasim ka mangësitë e tij dhe krahasimi i luftës së ISIS me atë të komunistëve në luftën civile të Spanjës nuk janëmot-a-mot.

Dëshira për të larguar një diktator dhe njëkohësisht për të instaluar atë që fetarisht quhet Darul Islam (Shteti Islamik, në mund të bëjmë një përshtatje) i shtyn këto persona për tu nisur jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga vendet e tjera të botës duke vendosur edhe jetën e tyre në kandarin e përpjekjes. Diskutimi, mund të ishte nëse është apo jo e mundshme që të ndërtohet një Shtet Islamik nën konturet e një shteti modern? Shtjellim që njohësi dhe shkollari i famshëm WaelHallaq e ka trajtuar në librin e tij “The Impossible State”, por qëllimi i këtij shkrimi nuk është aspak analizimi i mundësisë (qoftë edhe empirike) të ndërtimit të këtij shteti. Qëllimi është të kuptojmë se çfarë nuk shkon në ingranazhin tonë shoqëror, duke prodhuar kështu një skemë përmes së cilës bashkëpunojnë autorë të gjithëfarësojshëm e pa lidhje me njëri tjetrin.

Marrim fjala vjen rastin e Shkëlzen Dumanit i cili pa asnjë të drejtë jo vetëm ligjore por edhe fetare (sheriatikisht të paligjshme) arrin t’i shkëpusë nga duart e gruas së tij dy fëmijët e tyre. E mbani frymën, sepse shkëputja e fëmijëve vjen përmes një akti noterial, ku noteri i garanton nënës së fëmijëve që akti bën fjalë për ndarjen e shtëpisë. E sikur të mos mjaftonte kjo Shkëlzen Dumani arrin të kalojë kontrollin anti-terror në aeroportin “Nënë Tereza” përmes ndihmës së një oficeri anti-terrori. Imagjinoni pak se cila forcë mund të bënte bashkë një mysliman që dëshiron të luftojë për një shtet Islamik, një noter të një shteti laik dhe një oficer anti-terrori të një shteti laik i cili e ka për detyrë të ndalojë të parin të largohet.

Një ditë më parë, në mediat shqiptare qarkulloj një studim nga Agjencia e Integritetit Financiar Botëror mbi korrupsionin në vendin tonë. Sipas këtij studimi ne kishim humbur rreth 1.3 miliardë dollarë gjatë viteve 2003-2012, shumë që kthehet nul nëse na vjen ndër mend që oficeri i anti-terrorit pikërisht përmes një korrupsioni të tillë ka lejuar të kalojnënjë baba me dy fëmijët e tij. Ndonëse prokuroria është në dijeni të këtij veprimi, askush nuk zbarkoi pranë shtëpisë së këtij oficeri me policë të armatosur deri në fyt për të arrestuar këtë person i cili jo vetëm ka shkelur mbi detyrën e tij por edhe ka kryer një vepër penale. Po kështu, as noteri apo noteria e cila ka mashtruar Mide Dumanin duket se nuk mban asnjë përgjegjësi penale për atëfarsoj heshtje komprometuese që ajo ka në këtë veprim.

Nuk besoj se Shkëlzen Dumani, noteren dhe oficerin e anti-terrorit lidhen përmes një dashurie që këto të tre kanë për shtetin Islamik apo luftën e ISIS, kështu që ajo plaga e korrupsionit shkoi kësaj radhe shumë më thellë. Nga shkrimi nuk kuptohet qartë nëse Prokuroria ka vepruar ndaj këtyre personave duke i arrestuar apo jo,

***

Ndërkohë që lexon dëshminë e EbuMerjem lexon mes fjalëve të tij jo vetëm një verbëri për mënyrë se si Selefitë e shohin botën dhe realitetin (një qasje tërësisht e huaj për kompleksitetin modern në të cilin rrekemi se jetojmë). Por, edhe një dëshpërim për mënyrën se si trajtohen myslimanët në vendin tonë. E paktë është të themi se ato trajtohen si një dele e zezë e cila prish imazhin e Shqipërisë Evropiane, apo si një grup arabësh që vijnë këtu për të na prishur atë pamjen evropiane që duhet të mbajmë për hir të integrimit.

Të segreguar diku larg qendrës, imagjinoni pak që edhe xhaminë e kanë pa leje të vendosur në periferi të qytetit atje ku getot dhe mënyra e jetesës nuk është aq paqësore sa në qendër. Të rrethuar kështu nga një klimë aspak miqësore, ato e kanë gjithnjë e më të lehtë të bëhen pre e viktimizimit që më shumë se sa i kërkuar është i ofruar vullnetarisht nga një shoqëri që i sheh si mish i huaj.

Në këtë klimë ku ka vështirësi në gjetjen e një pune, në sigurimin e mbijetesës apo në sigurimin e një jete dinjitoze dhe të respektuar EbuMerjem nuk ndryshon shumë nga sa e sa shqiptarë që duan të largohen nga vendi pikërisht për të njëjtat problematika. Rruga e zgjedhur prej tij natyrisht që është shumë larg rrugës së shqiptarëve të tjerë, ai preferon të shkojë të luftojë për ndërtimin e një shteti i cili është i huaj në konceptimin tonë për botën. Askush nuk duket se i ka thënë Shkëlzenit apo EbuMerjemit se të shkosh në xhihad pa lejen e prindërve është e ndaluar apo se xhihadi ka disa rregulla të cilat nuk mundet të ndahen nga disa persona amatorë në këndvështrime fetare.

E këtu vijmë tek modernizimi i mënyrës se si këto njerëz shkojnë në luftë. Nëse intervistoni disa prej tyre, do të kuptoni që ato kanë një neveri totale për qasjen ndaj modernitetit dhe prurjeve të tij, të duken si njerëz puritan të cilët duan të largohen sa më shumë të jetë e mundur nga këto shpikje. Mirëpo, lëndën e parë të leksioneve fetare që ato marrin janë pikërisht nga një shpikje e modernizmit siçështë interneti. Hamza Yusuf, një imam i njohur në SHBA dhe ish këshilltar i presidentit George Bush, shprehet në një nga leksionet e tij se Google është shndërruar në një “mësues fetar” duke krijuar kështu një amulli në botën tradicionale fetare.

Produkt i kësaj amullie janë pikërisht EbuMerjem dhe luftëtarë të tjerë të cilët ndjehen të hujazuar nga një shoqëri që gjithnjë e më shumë i shtyn drejt largimit dhe që shpëtimin e gjejnë tek një metodë jo vetëm që nuk është tradicionale (duke e keqkuptuar raportin e religjionit me tjetrin) por edhe jo-njerëzore. Duke thënë këtë kam parasysh një meditim të Timothy Winter i cili pyet nëse mundet dot “….një selefi i rremë të kuptojë dy ajetet e fundit të sures Fatiha?”

Në këtë pikë, kuptojmë se raporti jonë personal me tjetrin (qofshim ne një EbuMerjem, një oficer, një noter apo një qytetar i thjeshtë) është shumë larg të qenurit njerëzor. Pikërisht këtë vëren dhe teologu Topulli i cili trajton me shqetësim mënyrën se si ne do t’i presim myslimanët, por nga ana tjetër harron të trajtojë mënyrën se si imamët ndërtojnë qasjen e këtyre myslimanëve ndaj të tjerëve.

Etiketa: amulliBIRNdiktatorEvropeGoogleISISKorrupsioniKufipaktPiSProkuroriaRaportiSHSHBAshqipShqipëriashqiptareShteti IslamikSirisirianxhihad
Tjetri
Policia heton një tjetër sulm mbi selinë e LGBT në Malin e Zi

Policia heton një tjetër sulm mbi selinë e LGBT në Malin e Zi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.