AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Misioni i BE-së në Kosovë goditet nga akuza të reja për korrupsion

Milka DomanovicngaMilka Domanovic
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja e pezulluar e EULEX-it Maria Bamieh.(AP Photo/Visar Kryeziu)

Prokurorja e pezulluar e Bashkimit Europian Maria Bamieh pretendon se kishte dyshime se janë marrë ose ofruar ryshfete në tri çështje të mëdha të trajtuara nga misioni i EULEX-it në Kosovë.

Prokurorja e pezulluar e EULEX-it Maria Bamieh.(AP Photo/Visar Kryeziu)
Prokurorja e pezulluar e EULEX-it Maria Bamieh.(AP Photo/Visar Kryeziu)

Bamieh, akuzat e të cilës për korrupsion brenda radhëve të EULEX-it shkaktuan skandal në Kosovë dhe ngritën shqetësime midis ligjvënësve evropianë pasi ajo i bëri këto publike në tetor, gjatë një interviste në televizion ka shprehur supozime për shkelje të tjera të ligjit.

“Po flasim për tri çështje të ndryshme, ku pretendohet se janë marrë ryshfete. Një rast mund të jetë rastësi ose gabim, por tre raste duken vërtet shumë keq,” tha Bamieh në kanalin televiziv N1 ditën e martë në mbrëmje.

Në tetor, Bamieh akuzoi gjykatësin e EULEX-it Francesco Florit se kishte marrë rreth 300, 000 euro ryshfet në vitin 2009 për të siguruar lirimin e një të akuzuari për vrasje dhe se ka kërkuar ryshfet në një çështje kundër Ministrit të Shëndetësisë në Kosovë. Florit i mohoi të gjitha akuzat.

Bamieh tha në intervistë se ajo beson se ish-komandanti i UÇK-së, i cili tashmë është bërë politikan Fatmir Limaj, i cili është gjykuar për krime lufte, korrupsion dhe krim të organizuar, gjithashtu u përpoq të jepte ryshfete për “të dalë nga telashet”.

Ajo u shpreh se EULEX-i nuk i hetoi me qëllim akuzat e saj, duke e akuzuar kryetarin e EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci, se i ka bërë presion që ajo ta ndalojë hetimin e saj.

“Ditët e para që z.Meucci mori detyrën, ai kërkoi të ndalohej hetimi për Floritin dhe dërgoi një email ku e kërkonte këtë gjë. Vetëm pasi unë i bëra publike akuzat, ai tha se po e hetonin këtë gjë,” tha ajo.

“Nuk kam thënë kurrë se ata ( Floriti dhe kryeprokurorja e EULEX-it Jaroslava Novotna) ishin fajtorë, sepse të gjithë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet se janë fajtorë, por provat në këtë rast ishin shumë të forta dhe kjo kërkon hetim,” tha ajo.

Ajo tha gjithashtu se zyrtarët e EULEX-it kanë qenë “shumë pranë” elitës politike në Prishtinë, e cila ajo pretendon se nuk po e lejon misionin të ndjekë penalisht disa prej politikanëve kryesorë të Kosovës.

“Çështja e Sami Hamitit, ish-kryetari i Kuvendit të Qytetit të Prishtinës, u la. Ai u përgjua dhe pati panik në zërin e tij kur dëgjoi se akuzohej për korrupsion. Sapo e mori vesh, ai i telefonoi disa zyrtarëve të lartë. Pas një bisede me kode, çështja kundër tij u la,” tha Bamieh.

Ajo tha se ishte e dyshimtë që një raport i brendshëm që ajo paraqiti për shqetësimet e saj në vitin 2012 tani duket se është zhdukur.

“Zyra e Avokatit evropian të popullit së fundmi raportoi se raporti im është zhdukur, gjë që është shumë e dyshimtë, sepse e dërgova me postë elektronike dhe e dorëzova personalisht në prani të eprorit tim,” tha Bamieh.

Avokati Evropian i Popullit i caktuar nga Parlamenti Europian, Emily O’Reilly, i cili hetoi mënyrën si po trajtoheshin nga EULEX-i akuzat për marrje ryshfeti, tha këtë muaj se as misioni i EULEX-it në Kosovë dhe as Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Europian nuk kishin kopje të raportit të Bamieh.

Por zëdhënësja e EULEX-it Dragana Nikolic-Solomon tha megjithatë se misioni i kishte hetuar akuzat për ryshfet para se ato të bëheshin publike në media.

“Ekipi i hetuesve nga Kosova dhe EULEX-i u krijua disa muaj para se akuzat të publikoheshin në media për të kryer hetime penale.” Tha Nikolic-Solomon në televizionin N1, duke shtuar se akuzat po hetohen ende.

Nikolic-Solomon tha gjithashtu se pezullimi i Bamieh nuk ishte ndëshkim, por një masë parandaluese, sepse ajo dyshohet se ka shkelur rregullat e EULEX-it.

Megjithatë,  Bamieh pretendon se ajo është pezulluar sepse EULEX-i mendonte se ajo i kishte dhënë fshehurazi dokumente një gazetari nga gazeta e Kosovës “Koha Ditore”, gjë të cilën ajo mohon se e ka bërë.

“S’i kam dhënë kurrë ndonjë dokument medias. Me gazetarin fola vetëm pasi raporti i parë (ai për korrupsionin e dyshuar në EULEX) u publikua nga “Koha Ditore” dhe i dhashë atij një intervistë, por nuk i dhashë ndonjë dokument,” këmbënguli Bamieh.

Muajin e kaluar, shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, caktoi Jean Paul Jacque, një këshilltar ligjor në BE, për të kryer një hetim katër mujor të situatës së EULEX-it. Rezultatet paraprake ai do t’i paraqesë në Parlamentin Europian në janar të vitit 2015.

Etiketa: AkuzaBashkimit EuropianBEEULEXEuroFatmir LimajgazetaGjykatëHetimhetimeKëshilltar ligjorKorrupsionKosovaKosovëKrimKrimekrime lufteLufteMASMediaParaParlamenti EuropianraportRaportiryshfetSHvrasje
Tjetri
Bosnja: Katastrofat politike dhe natyrore

Bosnja: Katastrofat politike dhe natyrore

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.