AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mbyllet bojkoti i PD, por jo tensioni politik në Shqipëri

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Opozita rikthehet në parlament gjatë seancës parlamentare të 24 dhjetorit | Foto nga : LSA

Partia Demokratike u rikthye në Kuvend pas 6 muajsh bojkot, por marrëveshja e nënshkruar me maxhorancën nuk jep garanci për përmirësimin e klimës politike në vend.

Opozita rikthehet në parlament gjatë seancës parlamentare të 24 dhjetorit | Foto nga : LSA
Opozita rikthehet në parlament gjatë seancës parlamentare të 24 dhjetorit | Foto nga : LSA

Deputetët e opozitës shqiptare i dhanë fund bojkotit 6-mujor të Parlamentit, duke marrë në këmbim një rezolutë me 4 pika për marrëdhënien e mëtejshme me maxhorancën.

Rezoluta e kompromisit PD-PS u arrit pas negociatave maratonë, ku u përfshinë dy negociatorë të Parlamentit Europian dhe u votua të mërkurën në Kuvend nga 126 deputetët e pranishëm.

Palët ranë dakord që maxhoranca PS-LSI të kërkojë konsensusin e opozitës, para se të përdorë shumicën e cilësuar prej 84 votash në Kuvend, të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndërmarrë hapa konkretë për dekriminalizimin e politikës. Në këmbim, PD heq dorë nga bojkoti dhe angazhohet të kontribuojë në dialogun politik.

“Bojkoti ishte zgjedhje e detyruar për ne, ndërsa marrëveshja është në favor të të gjitha palëve dhe të interesit publik për të shpëtuar nga zhytja totale në llumin e krimit,” tha nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Përfundimi i këtij raundi të krizës politike në Shqipëri u përshëndet nga Brukseli, përmes një mesazhi në Twitter të Eduard Kukan. “Misioni u përmbush me sukses. Uroj që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen,” shkruan ai.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e cilësoi arritjen e marrëveshjes një dhuratë Krishtlindjesh, ndërsa kryeministri Rama shmangu komentet rreth saj.

Megjithatë, seanca e fundit parlamentare për vitin 2014 hap një tjetër debat mbi mundësitë e transformimit të rezolutës në produkt konkret dhe ndikimin që do të ketë marrëveshja në uljen e temperaturës së konfliktit politik.

“Rezoluta është mediokre, me gjëra të nënkuptuara dhe me larje duarsh,” i tha BIRN-it Spartak Ngjela, një politikan karriere aktualisht jashtë Parlamentit. Avokati është radikal në mendimin e tij se nga marrëveshja PS-PD nuk do të mbetet asgjë dhe se skena politike do të jetë e mbushur me të njëjtat pasthirrma dhe akuza si më parë.

Ai argumenton se shumica e cilësuar nuk mund të frenohet me marrëveshje dhe shprehja ambigue në rezolutë “kurdo të jetë e mundur” i lë palët në të njëjtat pozicione si më parë. Sa i përket dekriminalizimit, Ngjela si jurist këmbëngul se ai mund të realizohet vetëm me ligj dhe përmes një drejtësie funksionale.

Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha e nisi bojkotin në gusht, pas dhunimit në Parlament të deputetit të PD-së, Gent Strazimiri. Në përfundim të bojkotit, PD fitoi një legjitimitet më të madh se në nisje të tij, pasi arriti të vendoste gishtin në plagë me debatin publik që hapi mbi deputetët e inkriminuar.

Por avokat Ngjela mendon se si në nisje, ashtu edhe në përfundim të bojkotit, PD ka qenë e ndikuar nga ish-lideri i saj i fortë, Sali Berisha. “Ishte e gjitha një skemë destruktive e Berishës për të shpëtuar Bashën nga rivalët e brendshëm dhe për të shkuar drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale. Por kjo skemë dështoi, pasi deputetët nuk iu bindën,”-shton ai.

Marrëveshjet politike mes demokratëve dhe socialistëve janë një “mall” i rrallë në historinë 24 vjeçare të tranzicionit shqiptar. Përgjatë këtyre viteve numërohen 7 pakte të tilla, të cilat i kanë shërbyer zgjidhjes së krizës së momentit dhe jo përmbushjes së detyrimeve, që palët kanë marrë përsipër që të përmbushin në të shkuarën.

Marrëveshja më e fundit, e votuar të mërkurën në Parlament ka si afat të fundit 30 qershorin 2015, për ndryshimet legjislative të nevojshme. Ky afat përcakton njëherazi se me rikthimin në Parlament, opozita i ka mbyllur derën mundësisë për të bojkotuar zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 21 qershor në Shqipëri.

Pikat e marrëveshjes

1-Rikthimi i opozitës në Kuvend dhe përfshirja e saj e plotë në jetën parlamentare duke hequr dorë nga bojkoti i Kuvendit dhe komisioneve të tij; ndërsa maxhoranca qeverisëse nuk do të përdorë shumicën e saj të cilësuar (3/5) për të anashkaluar opozitën, por do të kërkojë konsensus me opozitën për reforma të rëndësishme, kurdoherë që është e mundur;

2-Të gjitha partitë do të kontribuojnë për dialogun politik i cili do të zhvillohet kryesisht në Kuvend, si dhe për respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin sistemik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Shumica qeverisëse dhe opozita angazhohen për rishikimin e rregullave në drejtim të funksionimit efiçent të komisioneve hetimore parlamentare, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare;

3- Opozita dhe maxhoranca qeverisëse angazhohen të punojnë së bashku me konsensus, me ndihmën e Bashkimit Europian, për çështjen e individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë një post publik ose kërkojnë të zgjidhen apo të emërohen në një të tillë, bazuar në standardet europiane dhe me asistencën e Komisionit të Venecias.

4- Procesi i ndryshimeve legjislative që do të burojnë nga kjo marrëveshje do të nisë në fillim të sesionit të ardhshëm parlamentar dhe do të përmbushet brenda datës 30 qershor 2015.

Etiketa: AkuzaBashaBIRNdeputetEdi PalokaGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseIlir MetakushtetueseKuvendLigjLokaleLSILulzim BashaMarrëveshjamarrëveshjeMaxhorancaMetaOpozitaParaparlamentPartiaPartia DemokratikePDPSRamaReformaSali BerishaSeancaSHshqipShqipërishqiptareTensioni politikTwitterVendimetzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Albin Kurti: Situata në Kosovë po shkon drejt shpërthimit

Albin Kurti: Situata në Kosovë po shkon drejt shpërthimit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.