AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Energjia

Shqiptarëve u kursehet rritja e çmimit të dritave

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Energjia, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bordit të Komisionereve të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, gjatë një seance publike dëgjimore, të bordit të ERE në një takim me KESH, OSHEE, OST dhe grupet e interesit, ku u diskutua për miratimin ose jo të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. | Foto nga : Franc Zhurda/LSA

Enti Rregullator i Energjisë, ERE, miratoi një tarifë unike për energjinë elektrike për konsumatorët familjarë prej 9.5 lekësh për kWh, gjë që mbart një rritje të vogël për pjesën dërrmuese të konsumatorëve dhe ulje çmimesh për konsumin e luksit

Enti Rregullator i Energjisë miratoi të premten (26 dhjetor) tarifat e reja të energjisë elektrike ku tarifa për konsumatorin familjar do të unifikohet në 9.5 lekë për kWh, nga sistemi aktual me dy tarifa, duke sjellë një rritje neto prej 500 deri në 600 lekë për konsumatorin e varfër si dhe një rënie çmimi për familjet që konsumojnë mbi 450 kWh në muaj.

Tarifa e miratuar është dukshëm shumë më e ulët se sa ajo që qe kërkuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE.

Siç mund të shihet në grafik, familjet me konsum mesatar 300 kWh, do të kenë një rritje të faturës mujore prej 648 lekësh ndërsa familjet me konsum mesatar 400 kWh do të kenë një shtrenjtim prej 168 lekësh.

Për konsumin më të lartë, fatura e energjisë do të vijë në rënie, ku uljen më të madhe do ta përfitojnë konsumatorët më të pasur. Për një familje që konsumon 800 kWh në muaj, fatura aktuale është 10,800 lekë ndërsa ajo e vitit të ardhshëm do të jetë 1,700 lekë më e lirë.

Për familjet e varfra qeveria ka premtuar kompensim prej mesatarisht 650 lekësh në muaj dhe për rrjedhojë, numri i familjeve humbëse nga skema e re e faturimit pritet të jetë minimal.

Skema e re e faturimit të energjisë elektrike sjell përfitime minimale financiare për OSHEE

OSHEE i ka faturuar në të shkuarën konsumatorëve familjarë në vend rreth 71 për qind të të gjithë konsumit me 7.7 lekë për kWh ndërsa rreth 27 për qind u është faturuar me 13.5 lekë për kWh. Diferenca përbëhet nga konsumi i faturuar për hapësirat e përbashkëta.

Bazuar në këto të dhëna, nga tarifat e reja të energjisë elektrike, OSHEE pritet të marrë rreth 518 milionë lekë më shumë gjatë vitit të ardhshëm, shifër kjo mikroskopike në të ardhurat e përgjithshme të korporatës.

Nga ana tjetër, duke qenë se qeveria ka planifikuar kompensim për familjet e varfra në masën e 16 milionë dollarëve, ndërkohë që rritja totale është vetëm 5 milionë dollarë, buxheti i shtetit do të dalë me humbje.

Etiketa: buxhetiBuxheti i ShtetitEREFamiljekompensimKonsumiMASOSHEEQeveriaSHulje
Tjetri
Elbasan Arena

Elbasan Arena

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.