AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Vazhdon agonia në tragetin “Norman Atlantic”, 1 pasagjer i vdekur

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Athanasios Athanasopoulos, shefi i Rojes Bregdetare të Greqisë tregon pozicionin aktual të tragetit Norman Atlantic, në sallën e operacioneve të Marinës Tregtare në Portin e Pireut, Greqi, më 28 dhjetor 2014. (AP Photo/Kostas Tsironis)

Gjashtë anije dhe 5 helikopterë po përpiqen të shpëtojnë 478 pasagjerët e  “Norman Atlantic”, 22 prej të cilëve janë shqiptarë. Ministria e Mbrojtjes: Të gjithë pasagjerët janë mbledhur në bashin e anijes, lëvizja është e pamundur për shkak të motit të keq  dhe zjarrit  

Pamje të publikuara nga Forcat Ajrore të Italisë ku tregohen shtëllungat e tymit që po dalin nga trageti Norman Atlantic më 28 dhjetor 2014. (AP Photo/Italian Air Force)
Pamje të publikuara nga Forcat Ajrore të Italisë ku tregohen shtëllungat e tymit që po dalin nga trageti Norman Atlantic më 28 dhjetor 2014. (AP Photo/Italian Air Force)

Qindra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në bordin e tragetit italian “Norman Atlantic”, që u përfshi nga flakët herët në mëngjes në afërsi të Korfuzit në Greqi.

Italia, Greqia dhe Shqipëria kanë nisur prej orës 6:50 të mëngjesit të së dielës operacionin për shpëtimin e 487 personave në bord, ndërsa një person raportohet të ketë humbur jetën, pasi ra në det gjatë evakuimit.

“Norman Atlantic” po lundonte përmes një deti të trazuar nga moti i keq nga Igumenica në drejtim të Ankonës, kur në hangarin e tragetit u shfaqen flakët e para.

12 orë më pas, anija ka ngecur në kufi të ujërave detare shqiptare, rreth 6 milje larg ishullit të Sazanit në Vlorë.

“Anija është ende në gjendje lundrimi, por për shkak të humbjes së energjisë e ka të pamundur të lëvizë. Të gjithë pasagjerët janë mbledhur në bashin e anijes dhe po vazhdon evakuimi i tyre,” tha komandanti i Rojes Bregdetare, Xhemal Shkurti në një deklaratë për mediat.

Trageti në rrezik mbytjeje është i rrethuar nga 6 anije shpëtimi, mes së cilave edhe anija shqiptare “Butrinti”, e cila është angazhuar në shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e njerëzve të mbetur në bord.

Zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes nuk përmendi një shifër të saktë mbi pasagjerët e evakuuar, pasi situata ndryshon minutë pas minute. Por mediat greke dhe ato italiane raportuan për 158 persona të shpëtuar deri në orën 14, ndërsa pjesa tjetër është ende e rrezikuar mes zjarrit që vazhdon të kërcënojë anijen dhe motit të keq.

Athanasios Athanasopoulos, shefi i Rojes Bregdetare të Greqisë tregon pozicionin aktual të tragetit Norman Atlantic, në sallën e operacioneve të Marinës Tregtare në Portin e Pireut, Greqi, më 28 dhjetor 2014. (AP Photo/Kostas Tsironis)
Athanasios Athanasopoulos, shefi i Rojes Bregdetare të Greqisë tregon pozicionin aktual të tragetit Norman Atlantic, në sallën e operacioneve të Marinës Tregtare në Portin e Pireut, Greqi, më 28 dhjetor 2014. (AP Photo/Kostas Tsironis)

Përveç anijeve të shpëtimit, në vendin e ngjarjes ndodhen edhe 5 helikopterë “Puma” të dërguar nga Italia dhe Greqia, ndërsa mes tre shteteve po vazhdojnë komunikimet e nivelit më të lartë për të mbyllur pa pasoja operacionin.

Kryeministri Edi Rama i ofroi gjithë ndihmën e tij homologut grek, Samaras, ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri zhvilloi një bisedë telefonike me homologun italian, Alfano.

“Kemi vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, ndërsa bazat detare të Durrësit, Pashalimanit dhe Sarandës janë në gatishmëri të plotë,” tha Gjeneral Shkurti.

Sipas tij, rreziqet e operacionit të shpëtimit shtohen nga nata e ftohtë dhe zjarri në bord, që vazhdon të jetë i përhapur në bordin e tragetit “Norman Atlatic”.

Pjesa më e madhe e 478 pasagjerëve të tragetit janë grekë, por nuk mungojnë edhe kombësitë e tjera. Ministria e Jashtme shqiptare tha përmes një deklarate se 22 prej tyre mbajnë pasaporta shqiptare, edhe pse dyshohet se numri është më i lartë.

Drejtuesit e operacionit të shpëtimit kanë disa skenarë për të shmangur humbjen e jetëve njerëzore, njëri prej të cilëve është zhvendosja e anijes në drejtim të brigjeve shqiptare.

Por përpjekjet për zhvendosjen e anijes me rimorkiatorë nuk kanë rezultuar të suksesshëm për shkak të motit të keq.

“Ende nuk është vendosur nëse anija do të zhvendoset në drejtim të brigjeve tona apo jo. Ne jemi në gatishmëri dhe kemi marrë të gjitha masat për trajtimin e pasagjerëve, nëse kjo ndodh,” tha gjeneral Shkurti.

Një varkë shpëtimi nga trageti Norman Atlantic e fotografuar nga një anije tjetër më 28 dhjetor 2014. (AP Photo/SKAI TV Station)
Një varkë shpëtimi nga trageti Norman Atlantic e fotografuar nga një anije tjetër më 28 dhjetor 2014. (AP Photo/SKAI TV Station)
Etiketa: AnijeEdi RamaGreqiGreqiaItaliaKryeministri Edi RamaKufiMinistria e MbrojtjesParapasaportaPasaporta shqiptarepasojaRamarrezikSaimir TahiriSarandëshqipShqipëriashqiptare
Tjetri
Gjenerata e fortë e rumunëve: Fëmijët që ‘u lanë pas’ dhe bënë përpara

Gjenerata e fortë e rumunëve: Fëmijët që ‘u lanë pas’ dhe bënë përpara

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.