AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Qyteza shqiptare mbetet një vend burrash

Klodiana KapongaKlodiana Kapo
11 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
7
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
“Kopliku” by User:Albinfo – Own work. Licensed under CC BY-SA 2.5 via Wikimedia Commons

Kopliku, aty ku për një vajzë, dalja nga shtëpia është një sipërmarrje që mund të ndërmerret vetëm nën shoqërinë e një mashkulli dhe kjo, për arsye më praktike nga sa sugjeron stereotipi i mentalitetit.

"Kopliku" by User:Albinfo - Own work. Licensed under CC BY-SA 2.5 via Wikimedia Commons
“Kopliku” Foto kortezi e Albinfo – Wikimedia Commons

Ishim në Koplik, një qytezë në Malësinë e Madhe këtë verë, për një reportazh. Kopliku, si shumë qyteza të Shqipërisë, dalin rrallë në lajme. Dhe kur dalin, kjo ndodh sepse: a) ka ndodhur një vrasje. b) një udhëheqës politik nga Tirana ka marrë mundimin ta vizitojë duke marrë me vete edhe shpurën e zakonshme të kameramanëve dhe gazetarëve.

Kopliku është një qytezë ku fëmijët duket se rriten shpejt, martohen pa mbaruar gjimnazin ose emigrojnë. Dhe përreth gjimnazit të qytetit duket se zhvillohet e gjithë jeta sociale, ose ajo pjesë e jetës sociale që përfshin “kontaktet” djem – vajza. Po them “kontaktet” në thonjëza për shkak se bëhet fjalë për shkëmbim shikimesh.

Zamira, mësuese prej vitesh na tregon se shpesh nënat i sjellin vajzat në shkollë më shpresën se do të kenë mundësi të njohin ndonjë djalë me të cilin të ndajnë jetën. Dhe është e vërtetë. Kur hedhim sytë jashtë oborrit të shkollës shohin djem të shumtë të cilët qëndrojnë, duke biseduar më njëri-tjetrin, derisa vajza që ndonjëri prej tyre pëlqen të kalojë. Kjo është mundësia e vetme që ata mund të shkëmbejnë ndonjë  shikim apo fjalë mes tyre. Vetëm brenda klasavë të shkollës së  mesme të Koplikut, vajzat dhe djemtë mund të qëndrojnë e të flasin lirshëm bashkë.

Pjesa tjetër e jetës sociale është e ndarë. Djemtë në bilardo ose kafene, ose në të gjithëpërhapurat dyqane bixhozi. Vajzat qëndrojnë në shtëpi.

Në këtë qytet, rregulli i pashkruar është që vajzat nuk dalin dot nga shtëpia “të pashoqëruara”. Dhe shoqërimi nënkupton gjithmonë një mashkull të familjes.

Arsyet mund të interpretohen si çështje mentaliteti, por duket se janë edhe çështje praktike të sigurisë dhe mungesës së zbatimit të ligjit.

Mirela dhe  Albina, janë nxënëse të vitit të dytë të shkollës së mesme Sherif Hoxha. Janë vajza plot jetë e me dëshirë për të qënë njësoj si bashkëmoshataret e tyre nëpër botë.

Mirela na tregon se nuk kishte mundur të kryente një prej detyrave të shkollës, pasi i duhej të lëvizte e vetme në disa zona të qytetit për të bërë disa fotografi. Babai i saj e kishte ndaluar që ajo të lëvizte e vetme, pasi nuk ishte mirë as për vajzën as për të. Gjithsesi, ai dha leje që vajza të dilte në rrugë nën shoqërinë e mësueses dhe meje. Dhe këtu zbuluam se sa praktike është ndalimi i qarkullimit për vajzat.

Ajo shëtitje e shkurtër në rrugët e qytetit qe një eksperiencë më vete. Një makinë “të fortish” të qytetit me disa djem brenda e pa të arsyeshme të ecte krahas tre femrave të vetme në rrugë. Ata hodhën një pafundësi ngacmimesh seksuale dhe nuk na u shqitën pavarësisht se çfarë reagimi apo mosreagimi morën prej nesh. Në  një situatë normale ngacmime të tilla duhej të konsideroheshin vepër penale e të përndiqeshin nga policia. Por për momentin, diçka e tillë është e pakuptueshme nga autoriteti shtetëror. Dhe kjo po, ka gjasa të jetë çështje mentaliteti. Autoriteti i policit për momentin nuk duket gjëkundi. Gangsterë që kanë efektivisht nën kontroll rrugët e një qyteze dhe që e bëjnë jetën normale të pamundur për një vajzë adoleshente. E vetmja gjë që mund ta ndalojë një situatë të tillë është prania e një “mashkulli shoqërues”. Dhe këtu mbërrijmë te kanuni. Gangsterët lokalë duket se nuk kanë shumë frikë policinë por kanë frikë gjakmarrjen. Kodin zakonor që e bën të lehtë ruajtjen e dinjitetit të njeriut (qoftë kjo edhe të drejtën e një vajze adoleshente për të ecur në rrugë pa rënë pre e ngacmimeve seksuale të padëshirueshme), në kushtet kur kodi penal duket se nuk ndihmon shumë për sa kohë shteti nuk ka forcën apo vullnetin për ta zbatuar.

Ndaj izolimi është zgjidhja me e mirë në raste të tilla për shumë familje që kanë vajza, të cilat mesa duket, problemin e zgjidhin duke i gjetur vajzave burra për martesë dhe… rrjedhimisht për shoqërues në rrugë si garanci për mbrojtje nga gangsterët lokalë.

Shqetësimi i madh i familjeve është se vajza mund të cënohet, sulmohet apo dashurohet me ndonjë të gangster, i cili mund ta marri në qafë.

Por për vajzën… Për dëshirat, ndjenjat të drejtat e saj të shtypura me forcë kush pyet… Mesa duket askush… ato ajo duhet ti mbylli brenda saj…

Etiketa: BixhoziFamiljefotografigazetarkanuniKodi PenalKopliklajmembrojtjePoliciaSHshqipshqiptareTiranavrasje
Tjetri
Mielli i Kosovës pret semaforin e gjelbër të Shqipërisë

Mielli i Kosovës pret semaforin e gjelbër të Shqipërisë

Komente 7

  1. Ramcaj Luli says:
    11 years më parë

    Mos bre, po e paskan transferu Koplikun ne Afghanistan…

  2. Eri Curri says:
    11 years më parë

    Hahahahaahahhaaha

  3. Eri Curri says:
    11 years më parë

    Kur flasin per traditen e koplikut e krejt malsis e krejt veriut me sakt disa palaço nga tirana

  4. Griselda Hotaj says:
    11 years më parë

    Duke lexuar me vemendje artikullin tuaj ndjej keqardhje te madhe se si eshte shtremberuar ne menyren me absurde realiteti yne. Koplikun nuk mund ta vleresoni ne nje xhiro 30 minuteshe njeditore, aq me teper te beni reportazh, nje mungese profesionalizmi nga ana juaj. Nje realitet i tille nuk ka ekzistur as ne kohen e prinderve tone te cilet jane te arsimuar dhe kane arsimuar edhe femijet e tyre. Me te drejte thoni qe prinderit kane shqetesim se vajzat mund te gabojne ne zgjedhjet e tyre, por ju lutem me gjeni nje prind qe nuk ka shqetesim dhe nuk shpreh kujdes per femijen e tij?! Keto xhirot me makina qe keni permendur ju i gjeni kudo, edhe ne mes te Tiranes ne mesin e dites. Te jeni te sigurte se gjimnazi Sherif Hoxha ka nxjerrur dhe vazhdon te nxjerre studenta shume te mire te cilet kane shkelqyer ne profesione te ndryshme jo vetem brenda vendit por edhe jashte, duke na bere te ndihemi krenar per prejardhjen tone.

  5. drita says:
    11 years më parë

    Ky artikull i shkon fiks Koplikut edhe …gjithcka eshte mese e vertete!!Kete ,mund ta kundershtojne vetem disa …qe numerohen me gishta ,,,Me keqardhje ky eshte realite…

  6. lallallal says:
    11 years më parë

    injorante, nga e keni marre kete informacion ?nuk keni cfare te thoni per qytetin tuaj dhe shpifni per te tjeret .kjo nuk eshte aspak e vettete te pakten ne qytetin e koplik .

  7. lallallal says:
    11 years më parë

    Kur te tregoni informacione siguroni se i keni marr taman .Se kopliku kurr nuk ka ken as ka me ken njashtu , bela ka ken ne kohe te skenderbeut por se besoj .ne e dime me mire qe jetojme ne koplik se sa ju qe se dini se ku i bie jo me te dini se c’nodh.Turp qe shpifni per nje vend te shqiperise.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.