AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Nxehet debati presidencial i Kroacisë

Sven MilekicngaSven Milekic
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Debati i parë televiziv i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale kroate i vuri dy kandidatët përballë njëri-tjetrit, ku shkëmbyen akuza të ndërsjella për reputacionin e tyre.

Ivo Josipovic, Kolinda Grabar Kitarovic. Photo by BetaKonkurrenca midis presidentit në detyrë Ivo Josipovic dhe sfidueses së tij Kolinda Grabar Kitarovic u nxeh të dielën në një debat televiziv teksa dy kandidatët garuan për mbështetje përpara raundit të dytë të votimit.

Grabar Kitarovic, kandidatja më e fortë e partisë opozitare, Bashkimi Demokratik Kroat i qendrës së djathtë, HDZ, u përqendrua te akuzat se Josipovic është pjesërisht fajtor për gjendjen e keqe ekonomike të vendit.

“Në pesë vite ai nuk ka bërë asgjë; kanë qenë pesë vitet më të këqija të historisë kroate,” tha Grabar Kitarovic gjatë debatit televiziv në RTL.

“Ka varfëri, njerëz me llogari të ngrira bankare prej borxheve, popullatë të varfëruar, ai nuk i përdori fuqitë që ka,” tha ajo.

Josipovic nga ana e tij tha se Grabar Kitarovic nuk kishte strategji për të arritur ndryshim.

“Nëse shihni programin e kundërshtares, nuk ka masa konkrete, flitet vetëm për qëllime. Ne të gjithë jemi dakord me këto qëllime; përmirësim të ekonomisë,  rritje të punësimeve, por duhet të flasim për masa,” tha Josipovic.

Ai tha se ndryshimet kushtetuese që ai po propozonte mund të nxisnin zhvillimin ekonomik shumë të nevojshëm.

Duke folur për fushatën aktuale, Josipovic la të kuptohej se Grabar Kitarovic po përdorte më shumë mjete të reklamimit, si billbordet dhe reklamat televizive, ndonëse ajo raporton të ketë shpenzuar më pak para se ai.

Grabar Kitarovic megjithatë mohoi të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar.

“Financimi ynë është transparent, institucionet përgjegjëse mund të kontrollojnë çdo gjë. I refuzoj akuzat e Josipovic,” tha ajo.

Grabar Kitarovic akuzoi Josipovic se nuk po përdorte iniciativën e tij për t’i bërë presion qeverisë që të punojë më shumë, por ai u përgjigj se ajo nuk ishte në dijeni të fuqive presidenciale.

Josipovic theksoi se kundërshtarja e tij ishte ministre e jashtme në qeverisjen e Ivo Sanader, i cili u dënua me tetë vite burg në qershor 2014 për ryshfet dhe që po hetohet edhe për akuza të tjera korrupsioni dhe abuzimi me detyrën.

Grabar Kitarovic e mohoi të ketë pasur dijeni për korrupsion nga administrata ku punonte.

Në raundin e parë, Josipovic fitoi 38.46 për qind të votave, ndërsa Grabar Kitarovic doli e dyta me shumë pak diferencë me 37.22 për qind të votave.

Raundi i dytë është parashikuar më 11 janar, ndërsa gara është bërë shumë e ashpër.

Etiketa: AdministrataAkuzaBurgkandidatëtKorrupsionKorrupsionikushtetueseMasambështetjeParaPunëryshfet
Tjetri
Rrëzimi i çmimit në bursë godet rëndë naftën shqiptare

Rrëzimi i çmimit në bursë godet rëndë naftën shqiptare

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.