AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Energija

Rrëzimi i çmimit në bursë godet rëndë naftën shqiptare

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Energija, Energjia, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinëz, Fier. Foto: Bevis Fusha/Bankers. Prill 2014

Bankers Petroleum njoftoi se ka pezulluar një pjesë të shpimeve të reja ndërsa aksionet e Petromanas në bursë humbën mbi 90 për qind të vlerës gjatë muajve të fundit.

Fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinëz, Fier. Foto: Bevis Fusha/Bankers. Prill 2014
Fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinëz, Fier. Foto: Bevis Fusha/Bankers. Prill 2014

Rënia dramatike e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare gjatë muajve të fundit goditi të ardhurat dhe planet e investimeve të kompanive naftënxjerrëse në Shqipëri si dhe rrëzoi aksionet e këtyre kompanive në bursë.

Bankers Petroleum, kompania kryesore e nxjerrjes së naftës në Shqipëri njoftoi se ka pezulluar punën e dy pajisjeve të shpimit nga gjashtë që ka gjithsej ndërsa do të pezullojë punën në një të tretë gjatë janarit. “Kompania do të vijojë të shpojë duke përdorur tri pajisje të tjera dhe planifikon të hapë 85-90 puse të reja horizontale në vitin 2015 në varësi të çmimeve të naftës,” njoftoi kompania në një deklaratë për shtyp të martën, ku paraqiti rezultatin e punës për tremujorin e katërt të vitit 2014.

Sipas Bankers, prodhimi u rrit me 14 për qind në tremujorin e katërt në krahasim me një vit më parë duke arritur në 20,687 fuçi në ditë mesatarisht. Por çmimi me të cilin Bankers shet naftën e vet ra në 57 dollarë për fuçi nga 78.5 dollarë që qe në tremujorin e tretë të vitit 2014.

Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, çmimi i aksioneve të Bankers Petroleum në bursën e Torontos ka rënë në 3 dollarë aktualisht duke u përgjysmuar në krahasim me çmimin që këto aksione kishin në gushtin e kaluar, kohë kur nisi edhe rënia drastike e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar.

Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar është përgjysmuar gjatë pesë muajve të fundit ku çmimi referencë për Europën BRENT, ka rënë nga 110 dollarë për fuçi në gati 50 dollarë për fuçi si pasojë e refuzimit të Arabisë Saudite për të ulur prodhimin e vet pavarësisht rënies së çmimeve.

Nafta shqiptare ka kosto të lartë prodhimi për shkak vështirësisë në nxjerrje dhe rënia e çmimeve ndërkombëtare në këto nivele pritet të ulë investimet e nevojshme për të mbajtur prodhimin e lartë.

Ndërkohë, aksionet e kompanisë tjetër Petromanas kanë rënë nga 0,4 dollarë për njësi në 0.05 dollarë, duke reflektuar rënien e perspektivës për këtë kompani. Petromanas është një kompani e zotëruar nga gjiganti ndërkombëtar i naftës SHELL, e cila është në fazë shpimi në zonën ë Shpiragut në Berat. Kompania synon të nxjerrë naftë bruto nga thellësi të konsiderueshme prej mbi 5 mijë metra.

 

Lajme të tjera me interes:

Varësia nga nafta përbën rrezik për të ardhmen e ekonomisë shqiptare

Në momentin që çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare do të bjerë, ekonomia e vogël shqiptare e cila ka krijuar një varësi në rritje ndaj nxjerrjes së naftës mund të fundoset.

Etiketa: Bankers PetroleumBeratBloombergEkonomiaFierFushakostolajmenaftaPatosPunërrezikShellshqipShqipërishqiptare
Tjetri
Reforma e pensioneve më 1966, kur zyrtarët i rritën pensionin vetes

Reforma e pensioneve më 1966, kur zyrtarët i rritën pensionin vetes

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.