AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Ballkani vajton për viktimat e sulmit në Paris

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Demonstrimi në solidaritet të atyre që u vranë në sulmin e Parisit, mbahen në Kosovë. Foto: Visar Kryeziu/AP

Politikanët, gazetarët dhe njerëzit e zakonshëm kudo në vendet e Ballkanit kanë bërë nderimet e tyre për viktimat e sulmit terrorist islamik në Paris, ku vdiqën 12 persona.

Në Serbi, vendasit, përfshirë gazetarët u mblodhën në mbrëmjen e të mërkurës përpara ambasadës franceze në Beograd në nder të stafit të Charlie Hebdo – gazetës satirike që u gjend në qendër të skenës së përgjakur në Paris.

Rreth 40 persona ndezën qirinj dhe shprehën respektin e tyre për 12 viktimat e sulmit, ku përfshihen tetë gazetarë dhe dy policë.

Lidhja e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë, NUNS, i ftoi gazetarët dhe qytetarët të mblidhen të enjten në orën 6 të pasdites përpara Qendrës Kulturore Franceze në Beograd për të treguar mbështetje për viktimat dhe për të protestuar kundër terrorizmit.

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, njerëzit u mblodhën të mërkurën për të ndezur qirinj dhe për të shprehur ngushëllimet e tyre. Gazetarët shqiptarë mbajtën një ceremoni të vogël, ku ndezën qirinj në solidaritet të kolegëve francezë.

Gazetarët shqiptarë ndezin qirinj në Tiranë në solidaritet me viktimat e sulmit të Parisit që humbën jetën në zyrat e gazetës së përjavshme Charlie Hebdo. | Foto nga Hektor Pustina/AP
Gazetarët shqiptarë ndezin qirinj në Tiranë në solidaritet me viktimat e sulmit të Parisit që humbën jetën në zyrat e gazetës së përjavshme Charlie Hebdo. | Foto nga Hektor Pustina/AP

Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi dhe ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, iu bashkuan ceremonisë të mbajtur pranë qendrës së qytetit. “Franca është e plagosur, por ne do të ngrihemi sërish,” tha Fitoussi.

“Ne në Shqipëri e dimë pothuajse më mirë se kushdo tjetër çmimin e lartë të lirisë së shprehjes. Askush nuk mund të ndalojë atë,” shtoi ai.

Gazetarët shqiptarë ndezin qirinj pranë Piramidës në Tiranë në solidaritet me kolegët e tyre të vrarë gjatë sulmit në gazetën e përjavshme Charlie Hebdo. | Foto: Gent Shkullaku/LSA.
Gazetarët shqiptarë ndezin qirinj pranë Piramidës në Tiranë në solidaritet me kolegët e tyre të vrarë gjatë sulmit në gazetën e përjavshme Charlie Hebdo. | Foto: Gent Shkullaku/LSA.

Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, disa qindra qytetarë u mblodhën përpara Teatrit Kombëtar në qendër të qytetit për të treguar solidaritet me viktimat e të shtënave në Paris.

Kreu i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ishte mes atyre që ndezën qirinj në shkallët e teatrit.

Një burrë ndez një qiri gjatë shfaqjes së solidaritetit me të vrarët e sulmit terrorist në Paris, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.  | Foto: Visar Kryeziu/AP.
Një burrë ndez një qiri gjatë shfaqjes së solidaritetit me të vrarët e sulmit terrorist në Paris, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. | Foto: Visar Kryeziu/AP.
Një grua ndez një qiri pranë një shenje që lexon në frëngjisht “Unë jam Charlie” gjatë shfaqjes së solidaritetit në Prishtinë. | Foto: Visar Kryeziu/AP
Një grua ndez një qiri pranë një shenje që lexon në frëngjisht “Unë jam Charlie” gjatë shfaqjes së solidaritetit në Prishtinë. | Foto: Visar Kryeziu/AP

Në Bosnje dhe Hercegovinë, gazetarët dhe qytetarët planifikuan të mblidhen përpara ambasadës franceze në Sarajevë të enjten pasdite për të ndezur qirinj dhe për të vendosur lapsa në kujtim të karikaturistëve francezë.

Presidenca tripalëshe lëshoi të mërkurën në mbrëmje një deklaratë ku dënonte sulmin dhe shprehte ngushëllime për familjarët e të vdekurve dhe për shtetin Francez.

“Ky nuk është vetëm një sulm mbi zyrën e kësaj gazete, apo në Francë, por është një sulm mbi të gjithë botën e lirë dhe demokratike,” tha presidenca.

Në kryeqytetin kroat, Zagreb, vendasit filluan të vinin lule dhe të ndiznin qirinj si akt i solidaritetit dhe ngushëllimeve.

Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut, YIHR, një ojq, tha se do të organizonte një mbledhje në orën 3 të pasdites në Sheshin e Republikës Franceze në Zagreb.

Në Maqedoni, kryeministri Nikola Gruevski, dërgoi një telegram ngushëllimi te homologu i tij francez, Manuel Valls, ku dënonte ‘këtë akt terrorist”, që ai e quajti një akt kundër integritetit dhe vlerave demokratike.

Ali Ahmeti, kreu i partisë etnike shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim BDI, tha: “Jam i bindur se pas këtij sulmi hajvan Franca do të mbetet e fortë dh do të jetë më lart sesa përpjekjet e vrasësve për të mbjellë urrejtje mes njerëzve.”

Një peshkop i kishës ortodokse, Kiril, tha se fundamentalistët nuk ia dolën të kuptojnë fenë e tyre.

“Nëse nuk je në gjendje të qeshësh në lidhje me besimin tënd të pakët apo me mungesën e tij, atëherë ke një problem serioz me kuptimin dhe diçka nuk është në rregull,” tha peshkop Kiril.

“Fundamentalistët vrasin duke menduar se po bëjnë një sakrificë. Atyre, i rekomandoj të rilexojnë librat origjinalë që nuk e lejojnë vrasjen në emër të Zotit,” vëzhgoi peshkopi.

Vajtime të përbashkëta për stafin e Charlie Hebdo  po mbahen në të gjithë botën.

Duke vajtuar për viktimat e Charlie Hebdo, Kosovë. Foto: Visar Kryeziu/AP
Duke vajtuar për viktimat e Charlie Hebdo, Kosovë. Foto: Visar Kryeziu/AP
Demonstrimi në solidaritet të atyre që u vranë në sulmin e Parisit, mbahen në Kosovë. Foto: Visar Kryeziu/AP
Demonstrimi në solidaritet të atyre që u vranë në sulmin e Parisit, mbahen në Kosovë. Foto: Visar Kryeziu/AP
Një grua në Paris ngre lart një laps në shenjë proteste ndaj ngjarjeve të fundit. Foto: Thibault Camus/AP
Një grua në Paris ngre lart një laps në shenjë proteste ndaj ngjarjeve të fundit. Foto: Thibault Camus/AP
Paris 3 AP Jan 8
Njerëzit janë mbledhur në Lion të Francës për të kujtuar viktimat e Charlie Hebdo. Foto: Laurent Cipriani/AP
Qindra mijëra njerëz të mbledhur në Lion të Francës, pas ngjarjeve të hidhura në Paris, ku u vranë 12 persona. Foto: Laurent Cipriani/AP
Qindra mijëra njerëz të mbledhur në Lion të Francës, pas ngjarjeve të hidhura në Paris, ku u vranë 12 persona. Foto: Laurent Cipriani/AP
Një grua ndez një qiri përballë ambasadës franceze në Berlin, në mbështetje të viktimave. Foto: Markus Schreiber/AP
Një grua ndez një qiri përballë ambasadës franceze në Berlin, në mbështetje të viktimave. Foto: Markus Schreiber/AP
Gazetarë dhe mbështetës të lirisë së fjalës mbajnë shenja "Unë jam Charlie" gjatë një tubimi të korrespondentëve të huaj në Hong Kong. Foto: Vincent Yu/AP
Gazetarë dhe mbështetës të lirisë së fjalës mbajnë shenja “Unë jam Charlie” gjatë një tubimi të korrespondentëve të huaj në Hong Kong. Foto: Vincent Yu/AP
Etiketa: Ali AhmetiBallkaniBDIBeogradBosnjeCharlie HebdoDitmir BushatiFrancagazetarGruevskikadri veseliKEKishëKosovëMaqedonimbështetjeMbledhjeNikola GruevskiPeshkopiPresidencaprotesteSerbiSHshqipShqipërishqiptareSulmTelegramTerroristZagreb
Tjetri
Sulmet i mbyllin gojën imamit boshnjak që kritikonte xhihadistët

Sulmet i mbyllin gojën imamit boshnjak që kritikonte xhihadistët

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.