AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Fitorja e kandidates Grabar Kitarovic ngjall reagime të ndryshme në Kroaci

Sven MilekicngaSven Milekic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kolinda Grabar Kitarovic dhe presidenti i HDZ Tomislav Karamarko. Foto: Beta

Kolinda Grabar Kitarovic përshëndet ‘fitoren e patriotizmit’, Josipovic pranon humbjen me mirësjellje, por kryeministri kroat e ka akuzuar atë se ka drejtuar një fushatë “sektare”

Kolinda Grabar Kitarovic dhe presidenti i HDZ Tomislav Karamarko. Foto: Beta
Kolinda Grabar Kitarovic dhe presidenti i HDZ Tomislav Karamarko. Foto: Beta

Presidentja e re kroate përshëndeti fitoren e saj surprizë në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Duke iu drejtuar “të dashurve burra dhe gra nga e gjithë Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe nga e gjithë bota,” ajo foli për këtë “natë të mrekullueshme në të cilën arritëm një fitore për koalicionin tonë patriotik dhe atdheun e dashur”.

Grabar Kitarovic theksoi bashkimin e të gjithë qytetarëve, përfshirë votuesit e Josipovic dhe falënderoi kandidatët e tjerë presidencial të raundit të parë, Milan Kujundzic dhe Ivan Vilibor Sincic.

“Ne të gjithë duam një Kroaci më të mirë, ne duhet të përqendrohemi në atë që ka rëndësi: në jetën e kroatëve në Kroaci,” tha ajo.

“Ju ftoj të gjithëve të bashkoheni dhe i nxis ata që kanë votuar për Josipovic të jenë pjesë e skuadrës sonë, sepse ka pasur mjaft ndarje, mjaft ‘e jona dhe e jotja’; ju jeni të mitë, bashkohuni; le të bashkojmë patriotizmin tonë,” tha Grabar Kitarovic.

“Një detyrë na pret, do të punojmë në përfitim të Kroacisë sonë të dashur,” përfundoi ajo, ndërsa përsëriste fjalët “bashkim” dhe “atdhe”.

Ivo Josipovic, kandidati i mundur në zgjedhjet presidenciale, ndërkohë pranoi humbjen e tij dhe uroi kundërshtaren për fitoren e papritur.

“Më lejoni të uroj fitoren e presidentes së sapozgjedhur Kolinda Grabar Kitarovic,” tha ai.

Kryeministri dhe lideri social demokrat Zoran Milanovic, përcolli një ton tjetër, duke e akuzuar Grabar Kitarovic për fushatë ‘sektare’.

“Grabar Kitarovic e përfaqësoi veten si një ushtare militante e partisë së saj. Kjo ishte një fushatë me shtatë fjali, që ajo vazhdoi t’i përsëriste”, tha Milanovic, duke shtuar se ai ishte i vetëdijshëm se partitë qeverisëse kishin qenë barrë për shanset e Josipovic.

Ministrja e jashtme Vesna Pusic, kryetare e Partisë Popullore Kroate, uroi Grabar Kitarovic për fitoren e saj por e këshilloi atë të mos sillej si një presidente që vjen prej krahut më konservator të HDZ.

“Ajo duhet të bashkojë vendin” tha Pusic.

“Nëse ajo nuk është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë ajo do të tundojë partinë e saj të përpiqet të destabilizojë vendin” shtoi Pusic. “Çfarë ajo mbrojti, një kthim në nacionalizmin e 1990, nuk ka vend tani në Kroaci”.

Presidenti i HDZ, Tomislav Karamarko, ishte i pari që foli në selinë e Grabar Kitarovic duke filluar me “ne kemi një presidente”.

“Partia më e fortë kroate, që u drejtua nga Dr Franjo Tudjman, kroati më i madh i shekullit 20, që krijoi shtetin kroat, tani ka presidenten e Republikës,” tha ai, duke iu referuar liderit më të fundit të Kroacisë së pavarur.

“Ajo është një presidente që jo vetëm do të jetë një eksponent në HDZ në Pantovcak [rezidencën presidenciale], por do të punojë me qeverinë e ardhshme kroate që do të krijohet në fund të vitit për dobi të njerëzve të Kroacisë,” shtoi Karamarko, duke parashikuar fitoren e HDZ në zgjedhjet parlamentare në fund të 2015.

Në rajon, Nermina Kapetanovic, një deputete boshnjake, nga Partia Myslimane e Veprimit Demokratik, SDA, tha se SDA ka një arsye për të qenë e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve në Kroaci.

Si HDZ dhe SDA i përkasin Partisë Popullore Europiane EPP, parti e qendrës së djathtë që mbledh mbi 70 parti kombëtare nga 40 shtete, citoi ajo.

Fitorja e Grabar Kitarovic ishte gjithashtu e rëndësishme sepse kroatët treguan se ishin gati t’i jepnin një mundësi një gruaje, duke thyer paragjykimet, gjë që mund t’i inkurajojë votuesit boshnjakë të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen.

Duke folur për Bosnjën, ajo tha se shpresonte që presidentja e re nuk do të përqendrohej vetëm në komunitetin etnik kroat në Bosnjë.

“Grabar Kitarovic  i bëri premtime direkte kroatëve të Bosnje-Hercegovinës, por unë mendoj se çështjet e kroatëve duhet të zgjidhen në Bosnjë-Hercegovinë dhe ne të gjithë duhet të përkushtohemi që t’i zgjidhim ato,” tha Kapetanovic.

“Si një anëtare e BE-së, Kroacia duhet të ndihmojë Bosnje-Hercegovinën në proces, por jo vetëm kroatët, të gjithë vendin.”

Pero Nikic, lideri i HDZ 1990 në Bosnje, simotër e partisë HDZ, tha se partia e tij priste që Kroacia të vazhdojë të veprojë si një garanci e Marrëveshjes Dayton të 1995, që i dha fund luftës 3-vjeçare në Bosnje.

“Ne besojmë që… Kroacia do të marrë një rol më aktiv në BE në procesin e rrugës së Bosnje-Hercegovinës drejt Bashkimit Europian,” tha Nikic.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBosnjaBosnja dhe HercegovinaBosnjedeputetefitoregrakandidatëtKroaciKroaciaMITMjaftmyslimanendarjePartiapresidenterajonvotuesitZgjedhjet
Tjetri
Ballkani vajton për viktimat e sulmit në Paris

Nous sommes Charlie!

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.