AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Të jetosh akoma “me të gjyshes”

Belinda DibrangaBelinda Dibra
11 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grua e moshuar ulur në një stol parku në Tiranë | Foto nga : Ivana Dervishi

Çdo shoqëri ka pjesën e saj të tipareve të pandryshueshme, po për sa kohë flasim për individë është e pafalshme të godasim me nofka vend e pavend.

Një grua e moshuar ulur në një stol parku në Tiranë | Foto nga : Ivana Dervishi
Një grua e moshuar ulur në një stol parku në Tiranë | Foto nga : Ivana Dervishi

Ka shumë nga ata që mendojnë se sapo del nga vija e verdhë “rrethuese” e Tiranës, jeta nuk merr të njëjtat ngjyra që mund të gjenden në kryeqytet.

Madje janë aq të bindur se vetëm pashaportizimi në “metropol” të bën njeri përsëmbari, të jep një status social të pranueshëm, saqë krijohet përshtypja se askush nuk frymon ashtu si duhet përtej këtij rrumbullaku.

Shpesh herë të jetuarit në fshat apo në provincë mbart paragjykimeve me vete. Paragjykime ka dhe për prejardhjen dhe shumë zona të Shqipërisë, duket sikur me kufijtë gjeografik kufizojnë the format e karakterit të njerëzve që i popullojnë.

Por e gjitha kjo çon në krijimin e paragjykimeve dhe vulosjen e stereotipive.

“Akoma me të gjyshes ti” është shprehja tipike në bisedat e mbushura me mendime të kohës, për të treguar vjetërsinë e mendimeve të bashkëbiseduesit.

Bashkë me supersticionet dhe adetet e gjyshes, neve si popull na pëlqejnë etiketimet përgjithësuese për grupime të caktuara shoqërore dhe sidomos nofkat krahinore.

Anekdotat me gjirokastritë preferohen gjithmonë për të ilustruar një situatë ku bëjnë pjesë njerëz dorështrënguar; situata që arrijnë deri në inskenime ekstreme, aq sa fillon të mendosh se mrekullia e tetë e botës do të ndodhë vetëm atëherë kur dikush me origjinë nga Gjirokastra i lërë bakshish një kamerieri.

Mbaj mend që gjatë vitit të parë të shkollës së lartë, njëra nga shoqet e grupit tonë ankohej për bashkëjetuesen e saj: “Po si s’prek njëherë një gjë me dorë. Të lajë enët, të pastrojë kuzhinën”. Në jetën studentore pakënaqësi të tilla janë normale. I vetmi detaj që nuk kishte kuptim ishte origjina, vendlindja e vajzës në fjalë. Ajo vinte nga qyteti i Korçës, sinonimi i pastërtisë ose siç i themi ne ndryshe, nikoqirllëkut, ndaj më lindte natyrshëm një mosbesim rreth dufit që shfrynte lart e poshtë.

Nëse ju ka rënë rruga ndonjëherë të kaloni qoftë edhe transit në qytetin e Laçit, me siguri që e keni kuptuar se gojëdhënat për të nuk qenkan edhe aq të vërteta. Nga ngjarjet që pasqyrohen në edicionet informative të lajmeve, populli laçjan përfytyrohet me tipare tepër të egra karakteri dhe fizike. Pak a shumë imagjinohet si populli i sulmit, që më tepër i jepet instiktit sesa arsyetimit.

Përpara afro një muaji, ishim nisur për të vizituar kishën e “Shna Ndout” (Shën Antonit) dhe rrjedhimisht rastisëm të parakalonim plot automjete me targa LA. Për çudi, askush nuk doli të bënte “të fortin”, madje një djalë rreth të tridhjetave pasi vuri re që po ecte në korsinë e gabuar, ngriti dorën drejt nesh në shenjë ndjese.

Një tjetër shprehje e jona thotë se, ku ka zë s’është pa gjë. Por procesi i kalimit nga një shoqëri tradicionale e ngopur me receta popullore (jo ato të sëmundjeve trupore, por “recetat” kushtuar fenomeneve shoqërore) mendoj se duhet të jetë drejt fundit.

Çdo shoqëri ka pjesën e vet të tipareve të pandryshueshme, po për sa kohë flasim për individë është e pafalshme të godasim me nofka vend e pavend. Thënë ndryshe, ne sot e dimë se ka dhe “shkodran që të tana nuk i ban”, dhe “veriorë të butë”, dhe “jugorë të egër”. Dimë që “tironsit” e vjetër kanë më shumë se carac-in dhe pusin në shtëpitë e tyre. Ndaj nuk e shoh të arsyeshme të vendosim çmimin, pa ditur vlerën.

Etiketa: Ivana DervishiKishëKorçëLaçSHshqiptargaTiranë
Tjetri
Një reflektim mbi sërfin

Një reflektim mbi sërfin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.