AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Përleshje në protestën kundër ministrit serb të Kosovës

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia duhe arrestuar një demonstrues. Foto: Vetevendosje.

Policia arrestoi 22 protestues pas përleshjeve në mitingun që kërkonte dorëheqjen e ministrit Aleksandar Jablanovic, i cili akuzohet se ofendoi shqiptarët që bllokuan pelegrinët serbë në Krishtlindjet Orthodokse.

Policia duhe arrestuar një demonstrues. Foto: Vetevendosje.
Policia duhe arrestuar një demonstrues. Foto: Vetevendosje.

Përleshjet shpërthyen të premten kur shumë protestues të zemëruar u mblodhën para Ministrisë së Kthimeve dhe Komuniteteve në Prishtinë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit, Aleksandar Jablanovic.

“Tetë policë dhe 31 protestues u plagosën,” tha zëdhënësi i policisë Agron Borovci për BIRN. Dy automjete u dëmtuan, shtoi Borovci.

Partia nacionaliste Vetevendosje organizoi manifestimin pasi Jablanovic i cilësoi protestuesit shqiptarë të cilët hodhën dëborë ndaj pelegrinëve serbë që po vizitonin një kishë në Gjakovë gjatë Krishtlindjeve Orthodokse si “barbarë”.

Gjakova qe skenë luftimesh të ashpra mes forcave të Jugosllavisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, kur shumica e shqiptarëve të Kosovës u përzunë dhe shumë civilë u vranë. Pasi konflikti përfundoi, të gjithë serbët u përzunë nga e njëjta zonë.

Qindra njerëz manifestuan për dorëheqjen e Jablanocvic edhe në qytetin e Pejës të premten, duke mbajtur banderola me slogane të tilla si “Jablanovic jashtë” dhe “Mos fyej nënat tona”.

Një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës protestuan kundër Jablanociv të enjten duke varur fotografi të mëdha të viktimave të luftës në gardhin jashtë ministrisë së tij.

Fotografitë u nxorrën në përgjigje të pretendimit që Jablanovic shfaqi në një televizion të Kosovës ku tha se ai nuk kishte dijeni për krime lufte të kryera në Gjakovë.

“Gjatë kohës së luftës unë isha 17-18 vjeç dhe nuk kam qenë kurrë në Gjakovë. Nuk e di se si duhet të di se çfarë ndodhi. Ata që e përjetuan luftën duhet të flasin për të”, tha Jablanovic në televizionin KTV të hënën.

Jablanovic tha gjithashtu se ai nuk kishte dijeni për masakrat e kryera nga policia dhe ushtria e Serbisë në Kosovë.

“Nuk e di. Më besoni, nuk e di,” tha ai.

Një protestë tjetër kundër Jablanovic u zhvillua në Fushë-Kosovë të premten, organizuar nga shoqata e të zhdukurve të luftës.

Etiketa: BIRNfotografiGjakovaKosovëKrimekrime lufteLufteParaPartiaPejëPoliciaprotestuesstudentUshtria
Tjetri
Qeveria dhe shtypi Serb në fushatë kundër BIRN-it

Qeveria dhe shtypi Serb në fushatë kundër BIRN-it

Komente 1

  1. Randy Berka says:
    11 years më parë

    Perse cilesohet Vetevndosja si parti “Nacionaliste”? A mos doni te thoni qe partite e tjera Kosovare nuk jane Nacionaliste? Apo duke i cilesuar si nacionaliste justifikoni aksionet e tyre si radikale dhe te fryra thjesht nga rryma nacionale? Kujdes me demagogjite tuaja. Tregohuni te denje per ate qe kerkoni te perfaqsoni, pra gazetaret e pavarur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.