AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të kuptosh tronditjen zvicerane

Markus BrunnermeierHarold JamesngaMarkus BrunnermeierdheHarold James
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
eople line up at a currency exchange office in Geneva, Switzerland, Friday, Jan. 16, 2015. The Swiss National Bank (SNB) . Switzerland’s central bank said Thursday it has scrapped a policy that limited how much the euro could fall against the Swiss franc, an unexpected decision that caused gyrations in financial markets. The move to ditch the policy � which ensured the euro did not fall below 1.20 francs � sent the euro plummeting a stunning 30 percent against the Swiss currency before it recovered somewhat. By later morning, it was down 13 percent at 1.04 francs. To keep the franc from surging in value once again, the national bank said it would also lower its average interest rate to minus 0.75 percent from minus 0.25 percent. Lower rates can help an economy and also weaken the national currency.(AP Photo/Keystone,Martial Trezzini)

Me vendimin për të lidhur monedhën e vet franga me euron, Zvicra u bë në praktikë më 2011 vend anëtar i eurozonës. Tani që kjo lidhje u braktis, tronditja financiare e pësuar tregon se me çfarë rreziqesh përballet Europa në rast se ndonjë vend anëtar vendos të dalë ngë Euro.

eople line up at a currency exchange office in Geneva, Switzerland, Friday, Jan. 16, 2015. The Swiss National Bank (SNB) . Switzerland's central bank said Thursday it has scrapped a policy that limited how much the euro could fall against the Swiss franc, an unexpected decision that caused gyrations in financial markets. The move to ditch the policy � which ensured the euro did not fall below 1.20 francs � sent the euro plummeting a stunning 30 percent against the Swiss currency before it recovered somewhat. By later morning, it was down 13 percent at 1.04 francs. To keep the franc from surging in value once again, the national bank said it would also lower its average interest rate to minus 0.75 percent from minus 0.25 percent. Lower rates can help an economy and also weaken the national currency.(AP Photo/Keystone,Martial Trezzini)
Njerëz në rradhë për të shkëmbyer paratë në një zyrë këmbimi valutor në Gjenevë të Zvicrës më 16 janar 2015. Vendimi për të hequr dorë nga lidhja e frangës me euron në kursin 1.2 franga për euro solli forcimin e frangës brenda ditës me gati 30 për qind. Banka Qendrore e Zvicrës e uli normën e vet bazë të interesit në minus 0.75 për qind nga minus 0.25 për qind për të shmangur forcimin e mëtejshëm të monedhës. (AP Photo/Keystone,Martial Trezzini)

Që kur kriza europiane e borxhit sovran shpërtheu në 2009, të gjithë kanë pyetur se çfarë do të ndodhte nëse një vend lë eurozonën. Fillimisht, debati u përqendrua në shtetet e krizës – Greqi, ose ndoshta Portugali, Spanjë ose Itali. Më pas pati një diskutim më tepër hipotetik se çfarë do të ndodhte nëse  vendet me bilanc pozitiv të fortë – le të themi Finlanda apo Gjermania – largoheshin.

Mbi të gjitha u shfaq një konsensus, se dalja e një vendi mund – ashtu si rënia e bankës Lehman në 2008 – të nxiste një kolaps më të gjerë. Tani me Zvicrën ne kemi vetëm një shembull se çfarë rreziqesh mund të shfaqen kur një vend me bilanc pozitiv del nga eurozona.

Në shtator 2011, Zvicra e lidhi monedhën e vet me euron duke vendosur një limit përballë mbiçmimit të shpejtë të frangës zvicerane si pasojë e krizës financiare që filloi në 2008. Vendi u bë një anëtar shtesë dhe i përkohshëm në bashkimin monetar europian. Por, më 15 janar, Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) papritur dhe papandehur braktisi tavanin.

Sigurisht, dalja nga një bashkim i vërtetë monetar është më komplekse dhe më e tensionuar ligjërisht sesa t’i japësh fund një rregullimi të përkohshëm të  kursit të këmbimit; efektet e një lëvizje të tillë do të ishin shumë më të mëdha. Megjithatë, lëvizja e Zvicrës zbulon të paktën disa nga pasiguritë që mund të krijohen nga dalja e plotë e një vendi anëtar nga eurozona.

SNB-ja nuk u detyrua të veprojë përballë një goditjeje spekulative. Asnjë krizë financiare nuk e detyroi, dhe, në teori, drejtoria e SNB-së mund ta kishte mbajtur kursin e këmbimit dhe të blinte asete të huaja për një kohë të pacaktuar. Por kritikat e brendshme për ndërtimin e rezervave të mëdha të kursit të këmbimit (aseteve në euro) nga SNB po rriteshin.

Veçanërisht, konservatorët e Zvicrës nuk e pëlqyen rrezikun ndaj të cilit SNB ishte ekspozuar. Duke pasur frikë se obligacionet e qeverisë së eurozonës ishin të pasigurta, ata u nxituan të kërkojnë që SNB të sigurojë rezerva ari në vend të kësaj, duke detyruar një referendum mbi këtë çështje. Ndonëse iniciativa për të kërkuar që një pjesë e caktuar të rezervave të ishin në ar dështoi, mundësia që Banka Qëndrore Europiane të ndërmarrë politikë të lehtësimit sasior në shkallë të gjerë (të printojë euro), së bashku me rënien e kohëve të fundit të euros kundrejt dollarit, e shtuan presionin politik për të braktisur tavanin e kursit të këmbimit.

Ndonëse ekonomistët i kanë krijuar modele analitike për rastet e sulmeve financiare, ka pasur pak studime për rastet kur presioni politik bëhet i padurueshëm dhe një bankë qendrore dorëzohet. SNB, për shembull, kishte shpallur besnikëri ndaj tavanit vetëm disa ditë përpara se t’i jepte fund. Si rezultat, tregjet do të hezitojnë tanimë t’i besojnë deklaratave të bankave qendrore për politikën e ardhshme dhe  sinjalizimet paraprake (një instrument madhor pas-krizë) do të jetë shumë më i vështirë për t’u ndjekur.

Ekziston precedent historik për fitoren e presionit politik dhe për veprimin e fundit të Zvicrës. Në fund të viteve 1960, Bundesbankës iu desh të blinte asete dollari për të ndaluar rritjen e markës gjermane dhe për të ruajtur besueshmërinë te politika e saj e kursit fiks të këmbimit. Diskutimi në Gjermani u përqendrua në rreziqet që Bundesbank po ndërmerrte duke vepruar në këtë mënyrë, si dhe në presionin inflacionist që vinte prej kursit fiks të këmbimit. Disa konservatorë gjermanë në atë kohë do të kishin preferuar të blinin ar, por Bundesbanka i kishte premtuar Rezervës Federale se nuk do ta vinte dollarin në presion duke shitur rezervat e saj të arit.

Në 1969, Gjermania në mënyrë të njëanshme rivlerësoi markën gjermane. Por kjo nuk mjaftonte për të penguar hyrjen e valutës së huaj dhe Bundesbanka ishte e detyruar të vazhdonte ndërhyrjen. Ajo vazhdoi të pakësonte interesin e vet bazë, por hyrjet valutore vazhduan. Në maj 1971, qeveria gjermane, kundër dëshirave të Bundesbank – braktisi krejtësisht lidhjen e markës me dollarin dhe vendosi kursin e lirë luhatës.

Politika triumfoi mbi zotimet e bankës qendrore. Brenda tre muajve, pasojat shkatërruan krejt sistemin monetar ndërkombëtar dhe presidenti i SHBA-ve, Riçard Nikson e hoqi dollarin nga standardi i arit. Besueshmëria e të gjithë sistemit të zotimeve të bankës qendrore kishte rënë dhe politika monetare ndërkombëtare ishte bërë jashtëzakonisht e paqëndrueshme. Marka gjermane u vlerësua dhe jeta u bë shumë e vështirë për eksportuesit gjermanë.

Sot, pasojat globale të veprimeve të një banke qendrore madhore janë më të theksuara sesa në 1971. Kur Bundesbank veproi në mënyrë të njëanshme, bankat gjermane nuk ishin shumë ndërkombëtare. Por tani financa është globale, që do të thotë ekspozim më i madh i bilanceve ndaj lëkundjeve të valutës.

Bankat e mëdha të Zvicrës e financojnë veten në franga zvicerane, sepse shumë njerëz kudo duan sigurinë e aseteve të frangës. Ata më pas blejnë asete kudo nëpër botë, në valuta të tjera. Kur kursi i këmbimit ndryshon befas, bankat përballen me humbje të mëdha – një version i shkallës së gjerë i strategjisë së pronarëve hungarez të shtëpive për të marrë borxh në franga zvicerane për të financuar blerjet e pronave të patundëshme.

Ndonëse SNB-ja kishte dhënë shumë paralajmërime se lidhja e frangës me euron nuk ishte i përhershëm, dhe ndonëse kishte imponuar që bankat të kenë një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit më të lartë për bankat, ndarja nga euro erdhi si tronditje gjigante. Aksionet e bankave zvicerane ranë më shpejt se indeksi i përgjithshëm i bursës së Zvicrës.

Rreziqet e krijuara nga vendimi i SNB – të transmetuara nga sistemi financiar – e kanë bishtin e gjatë. Efektet negative për ekonominë e Zvicrës – nëpërmjet rënies së konkurrueshmërisë të industrive të eksportit (përfshirë turizmin dhe mjekësinë) – mund të jenë duke treguar që tani se braktisja e kursit fiks me euron nuk ishte një ide e mirë.

Por pasojat nuk do të kufizohen me Zvicrën. Pas vitesh hamendësimesh nëse dalja e një vendi të vogël dhe të dobët nga ana fiskale si Greqia mund të dëmtojë euron, politikëbërësit duhet të përballen me një edhe më të madh që buron nga dalja e një vendi të vogël, të fortë nga ana fiskale që nuk është madje as anëtar i Bashkimit Europian.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – Making Sense of the Swiss Shock

Etiketa: BankatBashkimit EuropianDollariEuroEuropaFinlandaGjermaniGjermaniaGreqiGreqiaIndeksiItaliKrizaKursiLigjMjekmjekëpaktProject SyndicateQeveriaraportReferendumSHSHBAshtatorVendimiZvicra
Tjetri
Termocentrali “Kosova e Re”: Qeveria shpërfill ligjin për ofertën amerikane

Termocentrali “Kosova e Re”: Qeveria shpërfill ligjin për ofertën amerikane

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.