AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Konvertimi i kredive në franga zvicerane do t’i kushtojë Kroacisë, thotë banka

Sven MilekicngaSven Milekic
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Teksa qeveria kroate lufton me krizën që përballet me huamarrësit me kredi të shtrenjta në rritje në frangën zvicerane, guvernatori i bankës kombëtare kroate, HNB, Boris Vujcic, ka paralajmëruar kundër përpjekjes për të konvertuar kreditë në valutën vendase.

Guvernatori i bankës kombëtare kroate. Foto: Flickr
Guvernatori i bankës kombëtare kroate. Foto: Flickr

Pasi franga zvicerane u rrit me 20 për qind në lidhje me kunën kroate në më pak se një javë, qeveria të hënën tha se do ‘të ngrinte’ vlerën e këmbimit valutor në nivelin që kishte përpara rritjes së papritur për një vit.

Duke e fiskuar shkëmbimin e një frange me 6.39 kuna, qeveria synon të ndihmojë mijëra huamarrës me kredi, shumica në shtëpi, të lidhura me frangën zvicerane.

Qeveria ka këshilluar bankën kombëtare të konvertojë të gjitha kreditë në valutë të huaj në kredi në kuna, duke ndjekur ‘modelin hungarez’.

Megjithatë, Vujcic të mërkurën paralajmëroi se konvertimi i të gjithë kredive të valutës së huaj në kuna do t’i kushtonte Kroacisë 7.8 miliardë euro ose 73 për qind të rezervave të saj në valutë të huaj, ndërsa vetëm konvertimi i kredive në franga zvicerane do të kushtonte humbjen e 3.2 miliard eurove ose 30 për qind të rezervave.

Në lidhje me ‘ngrirjen’ e këmbimit valutor, Vujcic tha se do t’i kushtonte bankave të biznesit rreth 52 milionë euro.

Vujcic tha se ideja më e mirë do të ishte të ndërmjetësoheshin bisedime midis bankave dhe qytetarëve për të riparuar borxhet e tyre duke llogaritur vlerën e kreditit dhe vlerën e pasurive të paluajtshme në kreditë e shtëpive.

Sipas tij, kjo do t’i kthente bankave disa pasuri të paluajtshme dhe do t’ia jepte me qira huamarrësve.

Bankat do të jenë të interesuara në idenë e qirasë, sepse çmimet e pronave të paluajtshme janë ende relativisht të ulëta, ndaj sasi të mëdha të pronave do të ishin të vështira për t’u shitur.

Konvertimi i kredive në franga në kredi me euro, ndërkohë, është një tjetër opsion. Kjo nuk do të shkaktonte rënien e rezervave në valutë të huaj, por do të nënkuptonte më shumë kosto për huamarrësit pasi përqindja e interesit në këto  kredi është ndjeshëm më e lartë.

Vujcic citoi se ulja e përqindjes së interesit në kreditë në franga nga 3.23 për qind në 0.7 për qind do të ndihmonte huamarrësit vetëm nëse franga nuk do të rritet më tepër në të ardhmen.

Megjithatë, bankat do të humbnin rreth 65 milionë euro.

Parlamenti kroat do të diskutojë një ligj të ndryshuar për kreditimin e konsumatorit, i përqendruar në fiksimin e vlerës së këmbimit valutor të frangës zvicerane për një vit.

Mes shqetësimeve të vazhdueshme rreth shëndetit të eurozonës – motori pas rritjes së frangës – Banka Qendrore Europiane, BQE, po përgatit lehtësimin monetar sasior në shkallë të plotë, që do të thotë shtypje e parave për të blerë bonde shtetërore me qëllim rigjallërimin e eurozonës dhe ndalimin e deflacionit.

Etiketa: Banka Qendrore EuropianeBankatbisedimeEurokostokrediLigjPasuri të paluajtshmeQeveriaSHshtypje
Tjetri
Ministri boshnjak jep dorëheqjen për shitjen e armëve në Ukrainë

Ministri boshnjak jep dorëheqjen për shitjen e armëve në Ukrainë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.