AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Xhihadisti kosovar dënohet me 5-vjet burg për terrorizëm

Amend ZenelajngaAmend Zenelaj
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fitim Lladrovci | Foto nga : Kallxo.xom

Të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca fillestare kundër Fitim Lladrovcit, gjatë së cilës ai u shpall fajtor për organizim ose pjesëmarrje në grup terrorist dhe për armëmbajtje pa leje.

Fitim Lladrovci | Foto nga : Kallxo.xom
Fitim Lladrovci | Foto nga : Kallxo.xom

Në gjykatë pasi iu lexua aktakuza Lladrovci u pyet nga gjyqtari i rastit Faik Hoxha se a i ka kuptuar akuzat dhe a e ndien veten fajtor.

Lladrovci u deklarua se e ka të qartë aktakuzën, ndërsa tha se ndihet fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarit, gjyqtari Hoxha shpalli vendimin e gjykatës duke e dënuar Fitim Lladrovcin me 5 vjet burg.

Masa e dënimit e befasoi Nuhi Paçarizin, avokatin e Lladrovcit.

“Unë si mbrojtës, e po ashtu edhe familja e te akuzuarit, jemi befasuar me këtë vendim te gjykatës, andaj ne këtë vendim do ta apelojmë ne Gjykatën e Apelit “ deklaroi Paçarizi për portalin Kallxo.com.

Avokati tha se Lladrovci ishte nga ata që sollën në Kosovë fëmijën Erion Zena.

“Mendoj se është një dënim i lartë sa i përket dënimit për terrorizëm, pasi që i mbrojturi im ka rrezikuar jetën për ta sjellë nga Siria në Kosovë fëmiun Erion Zena dhe me këtë veprim i mbrojturi im nga Organizata ISIS është shpallur tradhtar dhe për kokën e tij kjo organizatë ka ofruar shpërblim,“ tha Paçarizi.

Zena ishte marrë në Siri nga babai i tij që kishte shkuar atje për të luftuar në korrik 2014, ndërsa ishte kthyer në tetor te mamaja në Kosovë.

Fitim Lladrovci akuzohej nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se disa herë udhëtoi drejt Sirisë gjatë viteve 2013-2024 për t’iu bashkuar organizatave terroriste “ISIS” dhe “Al-Nusra”.

I pandehuri Fitim Lladrovci me pseudonimin “Fita”, më datën 8 dhjetor 2013 ka udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për  në Stamboll, prej nga me automjete të ndryshme ka shkuar në një qytet afër Aleppos, në Republikën Arabe të Sirisë, ku më dashje iu është bashkuar organizatave terroriste “ISIS” dhe “Al – Nusra, thuhej në aktakuzën kundër Lladrovcit.

Sipas prokurorisë herën e parë Lladrovci në shtetin e përfshirë nga lufta civile qëndroi deri më 28 dhjetor 2013, për t’u kthyer përsëri me aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari’ në Sllatinë.

Prokuroria përshkruan edhe kohën kur pretendon se Lladrovci udhëtoi përsëri drejt Sirisë.

“Më 15 maj 2014, me aeroplan përmes Podgoricës ka udhëtuar për në Stamboll, ku pas tre ditësh ka arritur që të shkojë në qytetin Stereshin të Republikës Arabe të Sirisë, ku me dashje i është bashkëngjitur organizatës terroriste “ISIS”, ku ka qëndruar deri më 9 tetor 2014” vijon aktakuza.

Aktakuza tregon se më 15 tetor 2014 sërish përmes Aeroportit Ndërkombëtar  “Adem Jashari” në Sllatinë, Lladrovci është kthyer në Republikën e Kosovës.

Me këto udhëtime dhe qëndrim në Siri prokuroria thotë se Lladrovci ka kryer veprën penale: Organizim  ose pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Te Lladrovci janë gjetur edhe armë gjatë bastisjes.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë se tij nga Policia e Kosovës, të pandehurit i është gjetur duke mbajtur në pronësi dhe kontroll në mënyrë të paautorizuar një raketahedhës dore Zolja  me nr. 8706291M 80-64  mm, si dhe një pistoletë e markës “TT” M 57 cal. 7.62 mm, me 8  fishekë,” shpjegon komunikata.

Prokuroria sqaron se për këto armë të gjetura Lladrovci sipas saj ka  kryer veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar  të armëve nga neni 374 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Marrë nga Kallxo.com

Etiketa: Adem JashariaktakuzëArmëBurgGjykatëGjykatësISISKodit PenalKosovëLuftaMasaPiSPodgoricëPoliciaPolicia e KosovësProkuroriaProkuroria SpecialeSeancaSHSiriSiriaStambollTerroristVendim
Tjetri
Dyshekë në dysheme dhe gjumë me turne: standardi i ri çnjerëzor i burgjeve

Avokati i Popullit kritikon qeverinë, ka mbipopulluar burgjet me politikë të gabuar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.