AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rënia e Shtëpisë së Samuelsonit

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Selia e Bankës qendrore Europiane në Frankfurt. (AP Photo/Michael Probst)

Të lexosh “Modelin Samuelson” mbi gjurmët e Recesionit të Madh përfton një shëtitje të shpejtë mbi mendësinë e epokës së shkuar. Shembulli gjendet në kolumnet e fundit javore të Paul Samuelson për revistën Newsweek, nga 1966-1973.

Selia e Bankës qendrore Europiane në Frankfurt. (AP Photo/Michael Probst)
Selia e Bankës qendrore Europiane në Frankfurt. (AP Photo/Michael Probst)

Samuelson, një lauerant i Nobelit, ishte patriarku i ekonomistëve amerikanë; libri i tij i famshëm “Economics” kaloi përmes 14 botimeve gjatë jetës së autorit, teksa u prezantonte ekonomistëve të ardhshëm të botës rudimentet e profesionit të tyre. Nëse jo shpikës, ai ishte popullarizuesi i madh i sintezës neoklasike- një përzierje e ekonomisë neoklasike dhe asaj Kejnesiane, që përkufizoi konturet e fushës për 50 vitet e ardhshme.

Samuelson ishte një Kejnesian i bindur, sipas një logjike të limituar. Por ai rrëzoi si të panevojshme pjesën më të madhe të sulmit të Kejnesit mbi ekonominë ortodokse të kohës së tij, duke shkruar:”A ishte Kejnes realist, kur me një deklaratë të vetme tha se pagat ishin…ngjitëse dhe rezistente aq sa për të rrëzuar lëvizje…shumica e vëzhgimit të tij mund të kishte mbetur po aq i vlefshëm”. Për Samuelsonin, kontributi i vërtetë i Kejnesit ishte mjeti që ai u dha qeverive për të parandaluar depresionin.

Ndërsa lexon “Modelin Samuelson”, është e jashtëzakonshme kur kupton se sa vetëbesim kishin ekonomistët e brezit të tij se “Ekonomia e Re” kishte zgjidhur problemin e depresionit dhe papunësisë në masë. Siç Samuelson vendosi në parathënien e tij të 1973, “spektri për një përsëritje të depresionit të vitit 1930 është reduktuar në një probabilitet të neglizhueshëm”.

Po, mund të ketë sërish luhatje të vogla, por siç ai e shkroi në 1966, “Depresioni i Madh, krizat kumulative të cilat ushqehen nga vetvetja-në të vërtetë janë zhdukur”. Arsyeja ishte se qeveritë tashmë i kanë mjetet, veçanërisht diskrecionin mbi politikat fiskale për të kontrolluar rënien që në embrion.

Ai tha në vitin 1970: “Çfarë është e rëndësishme rreth buxhetit lidhet me faktin nëse është inflacionues apo deflacionues, jo nëse është i balancuar apo i luhatshëm”. Me fjalë të tjera, “Një deficit për një çështje të mirë është një biznes i paqmë”. Sa ekonomistë apo politikanë e besojnë këtë sot?

Nëse qeveritë e dinin si të ndalonin depresionin, votuesit do të këmbëngulnin që ata ta përdornin këtë dituri. “Nëse printimi i letrave jeshile mund të shpëtojë bankat dhe bizneset nga shkatërrimi,” argumentoi ai në 1966,- “elektorati i sotëm do të sigurohet se edhe partia në pushtet do të bëjë kështu”.

Ky mekanizëm është i pavarur, mendonte Samuelson, sipas preferencës së tij ideologjike për njerëzit në pushtet. Republikani Riçard Nikson u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara në vitin 1968, mbi platformën e të shkurtuarit të shpenzimeve të demokratëve për programet e Shoqërisë së Madhe. “Unë nuk jam një ekonomist determinist,” shkroi Samuelson në Nëntor të 1968, “por mund të parashikoj se Riçard Nikson do ta përdorë Ekonominë e Re vetëm në rastet kur kohët e reja do ta bëjnë atë të pashmangshëm”.

Dhe kështu u bë. Në vend të deflacionimit të ekonomisë, Nikson e çoi Amerikën në standardin e artë në 1971 dhe imponoi pagat, çmimet dhe kontrollin mbi importet duke shpallur hapur: “Tani unë jam një Kejnsian i ekonomisë”.

Por ky ishte i fundit sukses në parashikimet e Samuelsonit. Më pak se një dekadë pas përfundimit të kolumnit të tij tek Newsweek, “Ekonomia e Re”, të cilin ai e kishte lartësuar si një njohuri të përhershme, po fluturonte nga sulmet ideologjike të Ronald Regan dhe Margaret Theçer. Pavarësisht fatit të tij se votuesit nuk do të lejonin një kthim në depresion, fitorja e tretë e Theçerit në 1987 erdhi menjëherë pasi papunësia në Mbretërinë e Bashkuar kishte mbërritur në 3 milionë, niveli më i lartë që prej 1930-s.

Pra, çfarë vajti keq? “Mbetet për t’u argumentuar nga më esnafët e ekonomisë,” shkruajti Samuelsoni në 1969, “është fuqia monetare kuantitive kundër politikës fiskale”. Kjo çështje u zgjidh në favor të politikës monetare.

Më e rëndësishme, siç ai theksoi në 1970, ishte se “madje as Kejnes nuk mund të garantonte se rraca njerëzore do të jetonte përgjithnjë e lumtur. Ai na la me një problem të pazgjidhur. Si mund të kemi punësim të plotë e njëherazi qëndrueshmëri çmimesh?”

Me gjysmë zemre, Samuelsoni arriti në përfundimin se duhet të ketë kontroll të përhershëm mbi çmimet dhe pagat për të ndaluar inflacionin. Ai shkroi në 1970,: “Ekonomia jonë mikse nuk e di ende se si mund të bëjmë politika të kënaqshme mbi të ardhurat, që mund të mbështesin politikat monetare dhe ato fiskale…Këtu shtrihet kufiri i pazgjidhur i ekonomisë moderne”.

Ishte i njëjti kufi i vëzhguar më së pari nga Fridrish von Hajek në “Rruga për në Robëri” të vitit 1944. Hajek frikësohej se politika e qëllimshme për të arritur punësimin e plotë do të çonte në rritjen e kontrollit të shtetit mbi tregun dhe liritë politike. Ishte kjo frikë që çoi nga vitet 1980 e deri më sot drejt braktisjes pjesë-pjesë të sistemit politik me ekonomi të përzierë- në të vërtetë, në çmontimin e vetë ekonomisë mikse.

Samuelsoni kishte të drejtë përgjysmë; Qeveritë e dinë se si të ndalojnë një tjetër rrëshqitje drejt Depresionit të Madh. Ato e përdorën këtë dituri në vjeshtën e viteve 2008 dhe 2009 dhe kjo ishte arsyeja pse kishim vetëm një Recesion të Madh.

Por në të kundërt me sa besonte Samuelsoni, qeveritë përndiqen nga frika e deficitit të lartë fiskal.

Me pak përjashtime, ato nuk janë të gatshme të përdorin politikën fiskale për të nxjerrë stanjacionin e post-krizave jashtë ekonomive të tyre. Në vend të kësaj, qeveritë janë mbështetur tek ekspasioni monetar, i cili është më i pranueshëm politikisht, por gjithashtu shumë më i dobët në efektet e veta.

Më e rëndësishmja është se qeveritë e kanë braktisur qëllimin e punësimit të plotë dhe si rezultat, të gjitha ato kafshime të politikës ndërhyrëse, të cilat mendoheshin si të domosdoshme për ta mbajtur ekonominë të gjallë dhe në lëvizje, u kanë kaluar anash gjithashtu.

Ekonomia e Re mund të ringjallet përkohësisht për t’u përballur me situata ekstreme, por politikëbërësit nuk marrin më masa parandaluese ndaj shfaqjes së këtyre situatave ekstreme. Si mund ta bësh këtë, kur mbrojtja e lirisë dhe e efiçensës është kthyer tanimë “në kufirin e pazgjidhur të ekonomisë moderne”.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Fall of the House of Samuelson

Etiketa: BankatbesimekonomiEkonomiaGjurmëtImportetKufiLibriMASMasamasa parandalueseMbrojtjaPagatPartiaPiSpresidentProject SyndicatePunërecesionSHvotuesit
Tjetri
Imamët shqiptarë të arrestuar mbështesin sulmin terrorist kundër Charlie Hebdo

Imamët shqiptarë të arrestuar mbështesin sulmin terrorist kundër Charlie Hebdo

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.