Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Investigime

Kryeministri ngriti grup pune për dëmshpërblimin e viktimave 21-janarit

Lindita ÇelaNgaLindita Çela
15:04 | 27/01/2015
Në Artikull kryesor Investigime, Faqja e pare, Investigime, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Qeveria shmang përgjegjësinë shtetërore për viktimat e 21-janarit

Kryetari i PS Edi Rama dhe familjare te viktimave te 21 janarit, gjate nje manifestimi homazh te organizuar nga qeveria ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, ne nderim te kater viktimave qe humben jeten 4 vjet me pare ne demonstraten e dhunshme te 21 janarit 2011. | Foto : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se ndryshe nga deklarata e tij publike, Edi Rama urdhëroi vlerësimin e dëmit dhe gjetjen e mënyrës së pagesës për familjarët e viktimave.

Firma e kreyminsitrit mbi urdhërin për ngritjen e grupit të punës për dëmshpërblimet
Firma e kreyminsitrit mbi urdhërin për ngritjen e grupit të punës për dëmshpërblimet

Kryeministri Edi Rama ka ngritur një grup ndërinstitucional për vlerësimin e dëmit që Garda e Republikës u ka shkaktuar viktimave të 21 janarit.

Ky grup pune është ngritur më 31 korrik 2014, kryesohet nga zv.sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Artur Metani dhe kishte për detyrë vlerësimin e dëmit të pësuar nga viktimat e 21 janarit 2011.

Kryeministri Rama e mohoi në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës në Top Channel se kishte marrë kërkesë për dëmshpërblim nga familjarët e viktimave, ndërsa shtoi që nuk është qeveria që përcakton dëmin, por gjykata.

Megjithatë, dokumente të siguruara nga BIRN tregojnë që kryeministri ka marrë një kërkesë nga familjarët e viktimave dhe ka firmosur një urdhër për ngritjen e një grupi pune, ku qeveria merrte përsipër vlerësimin e dëmit për katër të vrarët.

Sipas faturave postare, djali i Ziver Veizit, Klajdi dhe djali i Faik Myrtajt, Rinaldo u kanë dërguar më 19 maj 2014 kërkesa për dëmshpërblim Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit të Ministrave.

Dy muaj pas dorëzimit të kërkesave, më 31 korrik 2014, kryeministri Edi Rama urdhëroi ngritjen e grupit të punës për vlerësimin e dëmit.

“Grupi ndërinstitucional i punës ka për detyrë, që përmes angazhimit të ekspertëve vlerësues të licencuar, të bëjë përllogaritjen e drejtë të dëmit të pësuar nga viktimat në përputhje me praktikat më të mira kombëtare si dhe të gjejë burimet për përballimin e efekteve financiare”,-thuhet në urdhrin e firmosur nga kryeministri Rama.

“Grupi i punës të përgatisë një raport të hollësishëm për punën e vet, që së bashku me akt-ekspertimet e ekspertëve vlerësues, t’ia paraqesë ministrit të Punëve të Brendshme brenda 60 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij urdhri,” shton ai.

Në të njëjtin dokument, kryeministri ngarkon ministrin e brendshëm që të hartojë një projekt-vendim për shpërblimin e drejtë të viktimave të 21 Janarit, si pasojë e veprimeve të Gardës. Ky projekt-vendim ishte parashikuar t’i kalonte më pas Këshillit të Ministrave për miratim.

BIRN publikoi më 25 janar lajmin për ngrirjen e negociatave mes qeverisë dhe përfaqësuesit ligjor të familjarëve të viktimave të 21 Janarit për dëmshpërblimet. Deri një natë para përvjetorit të katërt të tragjedisë, negociatat ishin në rrugën e mbarë të zgjidhjes së çështjes me marrëveshje.

Në fund, Këshilli i Ministrave u tërhoq nga angazhimi për të dëmshpërblyer përmes një VKM-je familjarët e viktimave.

Në intervistën e tij për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, kryeministri e quajti idiotësi lajmin, duke mohuar faktin se qeveria kishte marrë përsipër të vlerësonte dëmin.

Kryeministri Rama mohoi gjithashtu të kishte marrë ndonjë kërkesë për dëmshpërblim nga familjarët e viktimave të 21 janarit apo të ishte njohur me një pretendim të tillë prej tyre.

Kalvari i familjarëve të viktimave me dëmshpërblimet ka filluar më 17 janar 2014, ku avokati i tyre, Dorian Matlija ka kërkuar zgjidhjen me marrëveshje të kërkesës për dëmshpërblim.

Në këtë kërkesë, familjarët e viktimave i kërkojnë qeverisë së drejtuar nga Rama të marrë përgjegjësi për vrasjet shtetërore dhe të dëmshpërblejë familjarët e viktimave me 400 milionë lekë.

Avokati Matlija i tha BIRN-it të hënën se mbetet ende në pritje të një vendimi nga Këshilli i Ministrave, por kryeministri Rama ka ndryshuar qëndrim.

“Familjet e të vrarëve të 21 janarit, këtë kërkesë do ta çojnë përpara në rrugë gjyqësore. Qeveria nuk ka në dorë të përcaktojë një dëmshpërblim, që e përcakton gjykata”, tha ai në emisionin “Shqip” në Top Channel.

Tjetri
Rumania, strategji për të reduktuar varfërinë në vend

Rumania kalon provën, dënon ish-ministrat e korruptuar

Më të lexuarat

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

17:19 | 04/08/2022
Qeveria shmang përgjegjësinë shtetërore për viktimat e 21-janarit

Kryeministri ngriti grup pune për dëmshpërblimin e viktimave 21-janarit

15:04 | 27/01/2015
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Qeveria e shet falë tokën në bregdet për hotelet e ‘oligarkëve’

14:44 | 10/08/2022
Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

16:39 | 08/08/2022
Manipulimet moderne të historisë dhe vazhdimësia e tyre ende sot: dy raste nga Durrësi

Manipulimet moderne të historisë dhe vazhdimësia e tyre ende sot: dy raste nga Durrësi

19:43 | 11/08/2022

Qeveria fshehu për dy vjet zgjatjen e afatit për rrugën e Arbrit

18:43 | 11/08/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.