AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Policia përdor gaz lotsjellës në protestën e opozitës në Prishtinë

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Policia u përgjigj duke përdorur gaz lotsjellës, ndërsa më shumë se 2,000 njerëz protestuan në Prishtinë për shkarkimin e ministrit serb Aleksandar Jablanoviç, i cili akuzohet se ka ofenduar viktimat shqiptare të luftës.

kosovoprotestPolicia e pranishme në protestë përdori gaz lotsjellës ditën e martë gjatë protestave të fundit për shkarkimin Jablanoviçit pasi protestuesit larguan me dhunë një barrikadë, e cila shërbente për t’i parandaluar ata të hynin në sheshin qendror Skëndërbeu, pranë ndërtesës së qeverisë në Prishtinë.

Akoma më shumë gaz dhe ujë u përdor, ndërsa radhët e policëve me skafandra përpiqeshin të mos lejonin grupin e demonstruesve t’i afrohej ndërtesës së qeverisë. Qyteti u mbulua nga re gazi lotsjellës, ndërsa rrugët ishin të rrethuara për të mos lejuar rigrupimin e protestuesve.

Protestuesit mbanin flamuj shqiptarë dhe thërrisnin “Poshtë qeveria” dhe “Largoni Jablanoviçin!” në protestën e organizuar nga partia nacionaliste Vetëvendosja dhe u mbështet nga partitë e tjera opozitare. Por fjalimet e liderëve të Vetëvendosjes u anuluan për shkak të trazirave.

Jablanoviç, Ministri për Komunitetet dhe të Rikthyerit, shkaktoi zemërim kur më herët këtë muaj ai i përshkroi si “njerëz të egër” shqiptarët që nuk i lejuan pelegrinët serbë të vizitonin një kishë në Gjakovë gjatë Krishtlindjes Ortodokse.

“Jam këtu duke protestuar për largimin e ministrit serb Jablanoviç, i cili ofendoi nënat kosovare dhe të gjithë ne,” tha Kushtrim Ramadani, një nga protestuesit, për BIRN.

“Ne po protestojnë për të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin e vendit tonë,” tha Donika Kadaj Bujupi, një deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Tubimi pasoi një protestë shumë më të madhe që u organizua ditën e shtunën dhe përfundoi në përplasje me policinë në Prishtinë, pasi disa demonstrues qëlluan me gurë ndërtesën e qeverisë.

Megjithatë, qeveria hodhi poshtë një ultimatum të opozitës për të shkarkuar Jablanoviçin brenda 48 orëve.

“Qeveria e Kosovës i bën thirrje partive politike dhe liderëve të tyre për të përmbushur qëllimet dhe ambiciet e tyre politike përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike, dhe të mos përdorin pretekste të ndryshme për të arritur qëllimet politike në mënyrë jodemokratike,” tha kryeministri Isa Mustafa një takim të qeverisë.

Mustafa tha se ai e respekton të drejtën për të protestuar si shprehje e “mendimit dhe shqetësimeve civile”, por përveç kësaj, Kosova ka pasur probleme të tjera, si për shembull papunësi, varfëri, korrupsion dhe krim të organizuar që duhet të jenë më shumë prioritet.

Jablanoviç është një nga tre ministrat serbë në kabinetin qeveritar të kryeministrit Isa Mustafa. Ai ka kërkuar ndjesë për deklaratën e tij për incidentin në Gjakovë, duke u shprehur se nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur atje gjatë luftës.

Gjakova ishte skenë luftimesh të ashpra dhe pati shumë të vdekur gjatë konfliktit mes forcave jugosllave dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përveç shkarkimit të Jablanoviçit, protestuesit bënë thirrje gjithashtu që kompleksi i minierës së Trepçës të merrej nën kontroll të Kosovës, një temë kjo debati mes Prishtinës dhe Beogradit.

Votimi për këtë çështje në Parlamentin e Kosovës u shty për ditën e hënë pas presionit nga Beogradi, duke bërë që protestuesit të shpërthenin në zemërim kundër kryemonistrit Isa Mustafa, të cilin e akuzuan se po i dorëzohej Serbisë.

Etiketa: BIRNdeputetegazGjakovaIsa MustafaKorrupsionKosovaKosovëKrimliraPartiaPoliciaQeveriaSHshqiptareVotimi
Tjetri
Qeveria shmang përgjegjësinë shtetërore për viktimat e 21-janarit

Kryeministri ngriti grup pune për dëmshpërblimin e viktimave 21-janarit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.