AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Fenomeni ” Forkiada “

Hysni GurrangaHysni Gurra
11 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarët shqiptarë ndezin qirinj në Tiranë në solidaritet me viktimat e sulmit të Parisit që humbën jetën në zyrat e gazetës së përjavshme Charlie Hebdo. | Foto nga Hektor Pustina/AP

Reagimi i opinionit publik shqiptarë ndaj tragjedisë në Francë  duket si reagim i një të “nënshtruari”, të cilit i ka shijuar nënshtrimi në vendin e tij, ka humbur shpresën për të  mposhtur “nënshtrimin”  dhe reagon për ngjarje të përbotshme dhe jo vendore nën tutelë e përkujdes, nga ata që ia kanë “siguruar” lirinë e fjalës, nga politika.

Gazetarët shqiptarë ndezin qirinj në Tiranë në solidaritet me viktimat e sulmit të Parisit që humbën jetën në zyrat e gazetës së përjavshme Charlie Hebdo. | Foto nga Hektor Pustina/AP
Gazetarët shqiptarë ndezin qirinj në Tiranë në solidaritet me viktimat e sulmit të Parisit që humbën jetën në zyrat e gazetës së përjavshme Charlie Hebdo. | Foto nga Hektor Pustina/AP

Pati një reagim sigurisht nga media, politika dhe opinioni publik,  kjo është  gjëja më normale që mund të bëjë një shoqëri. Ajo që të bën të mendosh  se  gjithë ky reagim më shumë  është histeri se reagim i sinqertë, duke u nisur nga fakti që të gjithë e dimë se sa dhe në ç’mënyrë  reagojmë  ne për hallet apo ngjarjet e përditshme tragjike që na ndodhin .

Sigurisht mendimi i mëposhtëm nuk është kurrsesi gjithpërfshirës. Por duhet thënë që kemi përjetuar mjaftueshëm ngjarje të rënda për të cilat, opinioni publik, politika dhe media duhej të kishte  reaguar siç dinë të reagojnë popujt e lirë dhe demokratë. Të gjithë  e pamë reagimin e francezëve natën e parë pas ngjarjes së rëndë, sheshet plotë me njerëz të indinjuar, shteti në këmbë  i gjithi. Por në shqipëri, të gjithë e bënë gjumin rehat në “shpellën” e tyre edhe pse vetëm në gjashtë ditët e para të vitit ngjarjet kanë qënë  se kush e kush më tragjike se tjetra, ngacmime seksuale, korrupsion, banda të armatosura, gjysma e vendit në errësirë dhe ngricë..etj.

Ngjarja në Francë ishte një tragjedi botërore, për median e lirë, për fjalën e lirë,  por në kushtet e një realiteti ku media dhe fjala e lirë nuk janë të lidhura me stomakun. C’dua të them me këtë? Gazetari apo njeriu i lirë Francez nuk kushtëzohet me bukën e gojës në profesionin e tij, botuesit e medias franceze nuk e kanë të lidhur biznesin e tyre me tenderë qeveritare, me presion pushteti, nëpunësi shtetëror jo e jo, që nuk rri i frikësuar se më hoqën tani më hoqën pastaj bukën e fëmijëve nga goja. Në France veçanërisht, por dhe në të gjithë perëndimin kryesisht nuk është dëgjuar kurrë për grupe të fuqishme mafioze, të cilat  kontrollojnë politikën si rrjedhojë median dhe fjalën e lire. Kjo i bëri francezët që të bëhen  populli më revolucionar në  botë, sepse Ata ia dinë vlerat lirisë, por më shumë dinë frytet që sjell liria. Si mund të mos të të duket hipokrizi reagimi i politikës dhe opinionit publik shqiptarë, kur tashmë dihet marrëdhënia e këtyre të dyjave në shqipëri. Politika nëpërmjet medias u jep shqiptarëve të shohin cdo natë panele “opinionbërësish” që prodhojnë, analizojnë dhe orientojnë opinionin publik, popullin, me opinione të fabrikuara nga selitë e partive politike, madje presioni i politikës dhe mafies shkon deri aty sa  fjalëthënësi  i fjalës së lirë, flet duke lexuar  “sms” edhe në emisione të drejtpërdrejta, pra këta edhe memorien ironikisht e kanë  aq të shkurtër sa nuk mësojnë dot edhe tekstet që u jepen përmendësh.

Fjalëlirët e fjalës së lirë në Shqipëri mendojnë me “plënc/stomak” dhe jo me mendje e logjike e në interes të popullit, e dinë shumë mirë që kanë të bëjnë me popull që ka alergji nga liria, fjala e lire, aq më tëpër akoma popull revolucionar si francezët. Mirëpo histeria e të nënshtruarit me nënshtruesin  nuk përfundon këtu, fenomeni i “forkiadave” do ta quaja unë, bjerr edhe në rrjetet sociale në të ashtuquajturit blogistë, menddhënës dhe liridashës të mëdhenj. Për të shpjeguar fenomenin “forkiada”, dhe pse bëra këtë krahasim. Forkiada, ishin tre bija të Forkit, hyjnisë së detit dhe skëterrës,  sipas legjendës përfytyroheshin si tri shtriga tmerrësisht të shëmtuara, thinjoshe, të cilat jetonin të mbyllura në një shpellë nga e cila dilnin shumë rrallë. Forkiadat kishin vetëm një sy dhe një dhëmballë gjithsej, të cilat i merrte herë njëra herë tjetra kur dilnin nga shpella në publik. Gëte tek “fausti” i përdor si figura që personifikojnë ‘mefistofelin’ . Pse më erdhi në mëndje ky shembull krahasimi?  Është fakt se në median shqiptare kemi “opinionbërës” të cilët kanë vetëm një sy dhe një dhëmballë, të cilat ua jep dhe i nxjerr të  “përçapin” në publik,  interesi i radhës. Ndërsa një fenomen tjetër “forkiada” janë blogistët, meqë  është shfaqje shumë e freskët rrjeti social në Shqipëri, janë të porsa dalë nga shpella dhe për të rënë në sy, nuk janë të vetëdijshëm, se kanë të gjithë në përdorim të njëjtin sy e përçapen me të njëjtën dhëmballë.  Ka dhe shumë raste që e dine  por duan të duken shumë demokretër e të lirë, pasi që edhe plënci i tyre ka filluar të zgjerohet dhe ushqehet nga pak, fillojnë  duke e futur shoqi-shoqin “borxh” që tek “like-t” pëlqimet, e derisa të bien në rrjetën e madhe të kushedi se kujt “forkiadë”, ata që spikasin si më të talentuarit. Nuk është faji i tyre apo faj kolektiv as këtu, është edhe kjo punë karakteri e shoqërisë në tërësi. Përpara se të bëjmë si njerëzit më  të irrituar në botë për gjëra të përbotshme, duhet së  pari të sillemi, të flasim dhe të veprojmë në mënyrë të lirë dhe demokratike në  vendin tonë, pastaj do të na ketë hije edhe reagimi për sy të botës se vetvetiu do të jetë më me karar.  Shqiptarët do të jenë të lirë dhe do të reagojnë  vërtetësish të tillë  vetëm kur të  shkëpusin të menduarit nga “plënci”.

Etiketa: BandaCharlie HebdoFrancegazetarKorrupsionLiriaMediaParaPLPunëRrjetet socialeSHshqipShqipërishqiptaretender
Tjetri
Piloti shqiptar dyshohet se vdiq duke trafikuar hashash nga Maroku në Spanjë

Piloti shqiptar dyshohet se vdiq duke trafikuar hashash nga Maroku në Spanjë

Komente 1

  1. Woller says:
    11 years më parë

    Jam dakort me idenë e shkrimit ( Shqiptarët do të jenë të lirë dhe do të reagojnë vërtetësish të tillë vetëm kur të shkëpusin të menduarit nga “plënci”)
    Pikërisht kjo është arsyeja që sundimtarët i lenë njerëzit në përgjegjithësi pa minimumin jetik për frymë që mesa di unë në Shqipëri qysh 20 vjet përpara ka qenë 95 USD.
    Pamundësia për të menduar me barkun bosh është aq e lashtë sa edhe lindja e mendimit tek qenia njërëzore prandaj përmendja e këtij fakti, argumentimi i tij, të kujton se sa prapa jemi edhe ne Shqiptarët që si shumë, shumë pak njerëz të tjerë të rruzullit kemi bekimin që të jemi banorë të Evropës.

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.