AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Piloti shqiptar dyshohet se vdiq duke trafikuar hashash nga Maroku në Spanjë

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një helikopter i mbushur me 800 kg hashash është rrëzuar në Malaga të Spanjës, gjatë ndjekjes nga policia. Njëri prej pilotëve dyshohet se është Sokol Feka, instruktor i Bazës Ajrore të Farkës në Tiranë. 

02420_2gNjë pilot shqiptar, major i Forcave të Armatosura dyshohet se ka humbur jetën teksa po transportonte 800 kilogramë hashash me helikopter nga Maroku në Spanjë. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se helikopteri me drogë është rrëzuar gjatë ndjekjes nga Guarda Civile e Spanjës dhe se njëri prej pilotëve ishte majori shqiptar, Sokol Feka.

Kryeministri Edi Rama ishte i pari që njoftoi implikimin e një piloti të ushtrisë shqiptare në këtë ngjarje. Ai tha se Ministria e Jashtme ishte vënë në dijeni se piloti i helikopterit me drogë ishte shqiptar dhe e quajti atë “një ndër pilotët më të besuar”.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije përmes një deklarate për mediat se rrëzimi i helikopterit me drogë ka ndodhur mëngjesin e së martës. “Si pasojë e rrëzimit të helikopterit, piloti ka vdekur. Bazuar në dokumentet e gjetura mendohet se ky person mund të jetë Sokol Feka, major, me detyrë instruktor të Bazën Ajrore të Farkës,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sokol Feka është pjesë e Ushtrisë shqiptare që prej 18 vitesh dhe mban gradën major që në vitin 2009. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ai kishte marrë lejen e zakonshme për periudhën 12-31 Janar, ndërsa dalja jashtë vendit konsiderohet shkelje.

“Ai nuk ka aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit, duke shkelur rregullat e parashikuara në ligjin për Statusin e Ushtarakut,” tha Ministria e Mbrojtjes.

Autoritetet shqiptare e kanë të paqartë se kur majori Sokol Feka ka dalë nga Shqipëria, ndaj është kërkuar verifikimi i shpejtë i lëvizjeve të tij nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Helikopteri që po transportonte 800 kg hashash nga Maroku në Spanjë u rrëzua pas përplasjes me një shtyllë elektrike në zonën Cortes dela Frontera të Malagës, ndërsa po ndiqej nga Garda Civile Spanjolle. Mediat e huaja raportojnë se një pilot i dytë spanjoll ka humbur jetën në këtë përplasje.

Helikopteri ishte i lyer në ngjyrë të zezë, për të mos u diktuar dhe brenda tij u gjetën 800 kilogramë hashash, të ndara në më shumë se 30 pako.

 

Etiketa: Edi RamaGardaHashashKryeministri Edi RamaMarokuMinistria e BrendshmeMinistria e MbrojtjespilotPoliciaPolicia e ShtetitRamashqipShqipëriashqiptare
Tjetri
Nga detergjentët tek rojet: prindërit paguajnë haraçet e bashkisë në shkollat e Tiranës

Nga detergjentët tek rojet: prindërit paguajnë haraçet e bashkisë në shkollat e Tiranës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.