AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Politikanët e Kosovës shkëmbejnë akuza pas trazirave

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përleshje në Prishtinë ditën e martë.
Foto: BIRN

Qeveria e Kosovës akuzoi liderët e opozitës se u përpoqën të merrnin pushtetin duke përdorur dhunë pas përleshjeve të protestës në Prishtinë, ku mbetën të plagosur më shumë se 170 persona, ndërsa opozita fajësoi policinë.

Përleshje në Prishtinë ditën e martë. Foto: BIRN
Përleshje në Prishtinë ditën e martë.
Foto: BIRN

Qeveria dhe opozita kanë fajësuar njëra-tjetrën për gjashtë orët e trazirave pranë ndërtesës së qeverisë gjatë protestave në qendër të Prishtinës ditën e martë, ku u arrestuan 120 persona.

Spitali kryesor i Prishtinës tha se 107 policë, 53 protestues dhe 10 të tjerë u plagosën në mes të skenave të dhunshme, ku demonstruesit qëlluan me gurë dhe koktejl molotov ndaj policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë në një përpjekje për të shuar trazirat.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, pretendojnë se partitë e opozitës që organizuan protestën po përpiqeshin të merrnin pushtetin.

“Qeveria e Republikës së Kosovës beson se protestat nuk duhet të përdoren për të arritur ambicie për pushtet, sepse pushteti fitohet vetëm përmes një votimi të lirë nga qytetarët e Kosovës, jo me anë të forcës dhe,” tha Mustafa.

Ai pohoi se protestuesit, të cilët kërkonin shkarkimin e ministrit serb i Kosovës Aleksandar Jablanoviç, i cili akuzohet se ka ofenduar shqiptarët etnik viktima të luftës, po manipuloheshin nga opozita.

“Qeveria dënon përdorimin e protestuesve dhe studentëve në protestën për qëllime politike nga organizatorët,” tha ai.

Por Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, e cila organizoi tubimin së bashku me parti të tjera të opozitës, këmbënguli se protesta ishte paqësore derisa ndërhyri policia dhe shkaktoi dhunën.

Kurti tha se opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për dorëheqjen e Ministrit të Komuniteteve dhe të Rikthyerve Jablanoviç,i cili shkaktoi zemërim në fillim të këtij muaji kur i quajti “njerëz të egër” shqiptarët që bllokuan pelegrinët serbë që po shkonin të vizitonin një kishë në qytetin e Gjakovës gjatë Krishtlindjes Ortodokse.

“Protestat do të vazhdojnë me kërkesa të njëjta. Kjo është një çështje ditësh, jo javësh apo muajsh, derisa të mbahet protesta e ardhshme,” tha Kurti në një konferencë për shtyp.

Partitë e opozitës kanë dy kërkesa: shkarkimin e Jablanoviçit dhe kompleksin e madh të minierës së Trepçës, çështje debati mes Prishtinës dhe Beogradit, e cila duhet të merret nën kontrollin e shtetit të Kosovës.

Partitë opozitare u zemëruan shumë kur qeveria tërhoqi një pjesë të projektligjit, i cili kishte për qëllim ta shndërronte Trepçën në një ndërmarrje publike, nga parlamenti më 19 janar.

Ramush Haradinaj, lideri i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ishte gjithashtu e përfshirë në protestën e së martës, këmbënguli gjithashtu se demonstratat do të vazhdojnë.

“Njerëzit do të vazhdojnë të protestojnë derisa të drejtat e tyre të plotësohen,” tha në faqen e tij në Facebook Haradinaj.

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, tha se protesta publike ishte një e drejtë demokratike, por dënoi dhunën.

“Shkatërrimi i pronës publike dhe private është një akt kriminal,” shkroi Jacobson Twitter.

Misioni i OSBE-së në Kosovë gjithashtu shprehu shqetësim rreth trazirave.

“Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë, por ata duhet t’i shprehin në mënyrë paqësore ankesat e tyre. Dhuna nuk është përgjigja e duhur,” tha ambasadori i OSBE-së Jean-Claude Schlumberger.

Etiketa: AAKAkuzaAlbin KurtiBIRNdhunaDhunëFacebookgazHaradinajHashim ThaçiIsa MustafaKosovëmolotovOpozitaOSBEPoliciaProtestaProtestatprotestuesQeveriaRamush HaradinajSHstudentTwitterviktimaVotimi
Tjetri
Shumë Imigrantë të Paligjshëm po Kalojnë Malin e Zi

Nxënësja me shami shkakton debate në Malin e Zi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.