AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Déjà vu në rrugët e Prishtinës

Agon MaliqingaAgon Maliqi
11 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Faqja e pare, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një protestues me flamurin shqiptar pëpara qeverisë së Kosovës | Foto nga : Visar Kryeziu/AP

Duhet të jemi të sinqertë dhe ta themi pa marre: dje të dyja palët, edhe organizatorët e protestës, edhe pushteti përmes forcave të policisë, e deshën dhe e gjetën dhunën. Polarizimi i shoqërisë në kampe u intereson politikisht të dyjave.

Një protestues me flamurin shqiptar pëpara qeverisë së Kosovës | Foto nga : Visar Kryeziu/AP
Një protestues me flamurin shqiptar pëpara qeverisë së Kosovës | Foto nga : Visar Kryeziu/AP

Si e sollëm punën deri te dhuna e javës së kaluar, më masivja që rrugët e Prishtinës e kanë përjetuar ndoshta që nga marsi i vitit 2004?

Arsyet kryesore janë të thjeshta.

Në këto pak kilometra katrorë është akumuluar shumë frustrim. Sidomos me gjendjen ekonomike dhe me mungesën e ndjeshmërisë së elitës politike ndaj këtij fakti.

Ajo që ndodhi është edhe pjesë e një trendi ndërkombëtar: kriza ekonomike ka bërë që shpërthime të pakënaqësisë kundër elitave politike dhe rendit liberal të ketë në gjithë jugun e Evropës – që nga Spanja e deri në Greqi, ku ditë më parë, e pamë edhe ardhjen e një partie të së majtës radikale në pushtet.

Së dyti,është tejet frustrues fakti se shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë akoma nuk i kemi përmbyllur punët me këtë Serbi të ngecur në kohë, përkundër premtimeve të procesit të Brukselit.

Qëlloi që në të njëjtën javë dhe atë mu në muajin depresiv të janarit, të dyja këtyre plagëve t’u frynte e njëjta adresë – Lista Srpska – me qëndrimet e saja fyese për krimet e luftës dhe për thesarin tonë ekonomik, “Trepçën”.

Kaq u desh për t’u ndezur fitili.Qëndrimet e Listës Srpska ishin copëza flake që nxorën në sipërfaqe flluskat nga brendësia e ujit që prej kohësh po vlonte.

Shto këtu edhe urinë e përhershme të disa rretheve ksenofobe për dhunë, apo edhe interesin e mundshëm të disa shërbimeve sekrete për trazira dhe ajo që ndodhi nuk kishte se si të mos ndodhte.

Por edhe pse shumë shpirtrave romantikë ngjarja e djeshme iu duk si hapje e një kapitulli të ri, si çlirim i shumëpritur shpirtëror, si fillim i diçkaje të madhe, në fakt gjithçka ngjan më shumë si një déjà vu –si një sillje e jona nëpër rreth.

Në këtë moment kemi qenë tashmë shumë herë. Ndodh diçka që i vlon gjakrat e shumicës, të gjithë jemi dakord se disi duhet reaguar, por në fund pas eskalimit të situatës gjithmonë përfundojmë në pikën ku diskutojmë nëse institucionet tona përfaqësuese janë legjitime. Dhe këtu pastaj përfundon muhabeti.

Arsyeja përse ky cikël përsëritet gjithmonë me këtë skenar mbetet Lëvizja “Vetëvendosje”, zelli revolucionar i së cilës si zakonisht e instrumentalizon mllefin qytetar për të nxitur përmbysje të pushtetit, gjë që më pas shkakton kundërreagim.

Duhet të jemi të sinqertë dhe ta themi pa marre: dje të dyja palët, edhe organizatorët e protestës, edhe pushteti përmes forcave të policisë, e deshën dhe e gjetën dhunën. Polarizimi i shoqërisë në kampe u konvenon politikisht të dyjave.

Strategjia afatgjate politike e “Vetëvendosjes” prej kohësh ka qenë që hap pas hapi – protestë pas proteste, kauzë pas kauze – të pozicionohet si adresa kryesore dhe e vetme e opozitarizmit, me mundësinë që dikur të vijë në pushtet, përmes votës apo edhe përmes rrugës.

Statusin e adresës kryesore opozitare ajo tashmë duket se e ka arritur për shkak të kapitalit moral të ndërtuar ndër vite, por edhe për shkak se me kombinimin PDK-LDK në pushtet dhe me partitë e tjera të konsumuara, terreni tani është krejtësisht i pakontestuar.

Të jemi të qartë: është absolutisht legjitime që ta ndjekësh një agjendë politike në të cilën beson, sidomos kur ajo ndërtohet mbi parime humaniste (edhe pse edhe në këtë pikë disa segmente të VV-së shpesh rrëshqasin në ksenofobi).

Për më tepër, nuk besoj të ketë njeri të sinqertë në këtë vend i cili do të mund t’i kontestonte disa vlera dhe merita të VV-së për interesin e përgjithshëm publik.

Bëhet fjalë për të vetmen organizatë që prodhon debat dhe aktivizëm të sojit që është në gjendje të na shkundë nga letargjia. Ndër të rrallat që në këtë periudhë atomizimi të skajshëm shoqëror na përkujton për disa vlera elementare të bashkësisë.

Personalisht vlerën më të madhe të VV-së e shoh në një dimension brutal dhe cinik real-politik.

Qysh prej themelimit të saj, ajo e ka luajtur rolin e nevojshëm të policit të keq në raport me bashkësinë ndërkombëtare, duke ua mundësuar pushtetarëve tanë negocimin e kushteve më të favorshme në negociata për shkak të “mundësisë për trazira”.

Nga ky prizëm mund të shihet si shumë e vlefshme edhe protesta e djeshme, sidomos për fatin e “Trepçës”.

Por vjen një pikë ku ndaj VV-së, e sidomos ndaj liderit të saj hipnotizues i cili më shumë i ngjan një lideri të sektit, sesa një politikani, rrymat progresive të këtij vendi duhet të tregojnë shumë kujdes.

Kjo për shkak të shpërthimeve tashmë historikisht konsistente në gjuhën e tij dhe veprimet e tija, të njëfarë logjike skajshmërisht anti-demokratike, deri edhe fashiste.

Ndarja e botës përreth me thikë në terma absolute dhe moralizuese, si betejë mes “së mirës” dhe “së keqes”, vazhdon të përdoret nga Kurti dhe nga ideologët e tjerë përreth tij si arsyetim për të folur në emër të popullit.

Shumëkush në këto momente histerie po harron se tipar themelor i demokracisë është se ajo është moralisht indiferente ndaj interpretimeve të individëve apo grupeve të ngushta për interesin e përgjithshëm, sado të emancipuara të jenë ato.

Të dalësh dhe të thuash ashtu si Kurti se një turmë njerëzisht, sado e madhe, ka më shumë legjitimitet se parlamenti – gjë që nuk ka se si të mos kuptohet si thirrje për rrëzim të pushtetit –është gjëja më anti-demokratike që mund ta thotë një njeri.

Siç na paralajmëron i madhi Umberto Eco: “Sa herë që një politikan e vë në dyshim legjitimitetin e një parlamenti duke thënë se ai nuk e përfaqëson zërin e popullit, vie era fashizëm.”
Për më tepër, kontestimi i legjitimitetit të parlamentit në fund të fundit është edhe thirrje për luftë civile.

Çka nëse ato parti që e kanë shumicën në parlament, të konfirmuar me votë para jo më shumë se gjashtë muajsh, i thërrasin në rrugë turmat e tyre?

Me fjalorin e tij, apo edhe me komunikata partiake patetike dhe djathtiste ku flitej për “ndarjen e qeverisë nga Skënderbeu!”, Kurti me gjasë po e paralajmëron rikthimin e VV-së në identitetin e saj origjinal të së majtës nacionaliste.

Kjo pas vitesh përpjekjeje për t’ia vënë asaj maskën e social-demokracisë përmes njerëzve që me mendësi vërtet janë të tillë dhe që për këtë arsye u shpërblyen nga votuesit me pushtet.

Por këta të fundit tanimë po duken të pafuqishëm përballë hipnozës së liderit të sektit, të cilit për shkak të qasjes dhe gjuhës si ajo e përdorur gjatë protestës së fundit, kjo shoqëri vështirë se do t’i japë ndonjëherë pushtet.

Zërat e arsyes në VV duken të pafuqishëm sidomos tani kur lideri, duket se siguroi kontrollin mbi lëvizjen edhe për të paktën gjashtë vjetët e ardhshëm,  nëpërmjet zëvendësimit të përkohshëm nga njeriu i besueshëm i tij, Visar Ymeri.

Nëse kjo lëvizje taktike nuk do të bëhej, Kurtit do t’ia pamundësonte statuti i VV-së që të ishte në krye të lëvizjes.

Kjo ia pamundëson kështu efektivisht VV-së ndryshimin e nevojshëm dhe rritjen e mjaftueshme për t’u bërë partia e parë me numër votash, apo rreth së cilës do të gravitonin forcat progresive. Kjo ia mohon Kosovës fatin për ta përjetuar një gjë të tillë.

Kjo na garanton vazhdim të spektaklit dhe sillje në rreth. Deri në déjà vu-në e radhës.

Marrë nga Gazeta Jeta në Kosovë

Etiketa: adresadhunaDhunëgazetaGreqiKosovëKrizaLDKnegociatapaktParaparlamentPartiaPDKProtestaprotesteprotestuesPunëraportSerbiSHSkënderbeuSpanjatraziraVetëvendosjevotuesit
Tjetri
Bunkeri anti-bërthamor i udhëheqjes komuniste shqiptare kthehet në muze (Fotogaleri)

"Muzeu i së keqes" - (kushtuar Bunkartit dhe Shtëpisë së Gjetheve)

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.