AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Fëmijët në duart e Shtetit Islamik

Joanna ParaszczukngaJoanna Paraszczuk
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Grupi i fëmijëve kazakë në duart e IS-it | Foto nga RFE/RL

Grupi militant Shteti Islamik, po i shfrytëzon fëmijët në Irak si sulmues vetëvrasës, po i rrëmben ata për t’i shitur si skllevër seksi dhe po i shfrytëzon edhe si mburoja njerëzore, thuhet në raportin e fundit të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.

Grupi i fëmijëve kazakë në duart e IS-it | Foto nga RFE/RL
Grupi i fëmijëve kazakë në duart e IS-it | Foto nga RFE/RL

Sipas raportit, militantët e IS-it po shënjestërojnë veçanërisht fëmijë me aftësi të kufizuara, të pastrehët, fëmijë të zhvendosur, ata që kanë mbetur pa prindër dhe fëmijë nga Turqia e Siria të cilët në valën e luftimeve kanë përfunduar në Irak.

Rrëmbimi dhe skllavëria

Raporti i OKB-së shpreh shqetësim për “dhunën e vazhdueshme seksuale kundrejt fëmijëve” të kryer nga grupi IS.

Renate Winter, nga Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve në OKB, ka thënë më 4 shkurt se “përmasat e këtij problemi janë shumë të mëdha”.

Ajo tha se në shënjestër të rrëmbimit dhe skllavërimit nga IS-i nuk janë vetëm fëmijë të komuniteteve pakicë, si Yazidi dhe të krishterët, por edhe fëmijët shiitë dhe sunitë.

Që prej marrjes së kontrollit mbi Mosulin në qershor të vitit 2014, IS-i ka vrarë dhe zhvendosur mijëra pjesëtarë të pakicave fetare në veri të Irakut.

Sulmuesit vetëvrasës

Sipas OKB-së, Shteti Islamik po i shfrytëzon fëmijët me aftësi të kufizuara ose ata që i janë shitur këtij grupi, si sulmues vetëvrasës.

Zonja Winter i ka thënë agjencisë reduters se ka pasur raporte se fëmijë me vështirësi mendore janë përdorur nga IS-i si sulmues vetëvrasës, ndërkohë që vetë fëmijët nuk kanë kuptuar se ç’po bëhet me ta.

Militantët gjithashtu po i shfrytëzojnë fëmijët si mburoja njerëzore për të mbrojtur nga sulmet ajrore objektet e kontrolluara nga IS-i.

Fëmijët ushtarë 

Fëmijë nga mosha 12 vjeç po stërviten në objekte ushtarake në Mosul, për të krijuar mjete shpërthyese, për të qenë roje në postblloqe dhe për të ndihmuar në rrëmbime, thotë raporti i OKB-së.

Në Siri, grupi militant Shtetit Islamik, ashtu sikurse edhe në Irak, nuk e kanë mbajtur të fshehur tendencën e tyre për të trajnuar ushtarakisht fëmijët dhe për t’i shfrytëzuar ata si sulmues vetëvrasës. Militantët e kanë nënvizuar madje këtë synim, duke e përfshirë atë në një video të publikuar në nëntor, ku shihet një grup fëmijësh kazakë të cilët trajnoheshin ushtarakisht.

Pamje fëmijësh të armatosur, qoftë me automatikë apo me armë të ftohta, të veshur si ushtarë, shpërndahen në shumë raste në profile të ndryshme rrjetesh sociale.

Por, nuk është vetëm Shteti Islamik ai që shfrytëzon fëmijët. Raporti i OKB-së vë në pah se edhe formacionet e sigurisë që mbështeten nga qeveria irakiane, kanë rekrutuar fëmijë, kurse fëmijët sirianë që gjenden në kampe të ndryshme refugjatësh shpesh gjenden nën trysni për t’u kthyer në vendlindje dhe për t’iu bashkuar Ushtrisë së Lirë Siriane, forcë kryengritëse në Siri, e cila mbështetet nga Perëndimi.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: DhunëEvropaIrakkrishterëOKBQeveriaRaportiSHShteti IslamikSiriSiriasirianTurqiavideo
Tjetri
Rruga e kosovarëve drejt “azilit” në Bashkimin Evropian (Video)

Rruga e kosovarëve drejt "azilit" në Bashkimin Evropian (Video)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.